• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

AMNISTIA FISKALE/ FMN: Cilat borxhe duhet t’i falen biznesit

by Aalison Pearse Stevens
09/09/2016 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në fund të muajit korrik Ministria e Financave bëri të ditur se po hartonte një projektligj që parashikonte faljen e një pjese të mirë e detyrimeve tatimore dhe doganore. Sipas draftit paraprak gjobat dhe detyrimet e para vitit 2011 do të fshihen pa kushte ndërsa ndërsa ato të pas vitit 2011 do të falen 30% së bashku me gjobat, me kushtin që të paguhej pjesa tjetër e detyrimit.

Teksa gushti ishte pushim, në shtator financat nuk po ndihen më për draftin, i cili nuk ka kaluar ende në qeveri. Mësohet se është Fondi Monetar Ndërkombëtar, ai që ka shprehur rezerva për këtë falje masive. Fondi është shprehur dakord vetëm për fshirjen e borxheve të pambledhshme. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe Kosova.

Nga Ministria e Financave nuk ka ende një koment se kur pritet të kalojë drafti i ligjit të faljes në qeveri. Vetëm pak muaj më parë, kundërshtimet e FMN bënë që financat të linin pezull një plan për dhënien me koncesion të një platforme elektronike për mbledhjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, pasi kërkoi një analizë të qartë kosto-përfitime.

Megjithatë, marrëveshja trevjeçare më FMN-në, (EFF- Extended Fund Facility) në bazë bazë të cilës qeveria mori një hua prej 298.3 milionë euro, mbaron në fillim të vitit të ardhshëm dhe nuk dihet nëse ajo do të rinovohet më. Marrëveshja u miratua në 28 shkurt 2014. Nëse nuk rinovohet, atëhere duket se financat do të kenë dorë të lirë që të realizojnë amnistinë përpara zgjedhjeve të ardhshme.

FMN dhe qeveria e re pas 2013 nisën një bashkëpunim të ngushtë, nëpërmjet një marrëveshje huaje detyruese me të cilin autoritet shqiptare nuk do të mund të ndërmerrnin politika fiskale dhe disa reforma strukturore me ndikim në buxhet pa miratimin e FMN-së. Në të kundërt Fondi nuk do të disbursonte këstet  tremujore të huasë dhe marrëveshja mund të prishej. Nëse marrëveshja e ardhshme nuk do të jetë e detyrueshme, atëhere qeveria është e pavarur të bëjë politikat e saj.

Drafti paraprak i faljes

Sipas draftit paraprak të faljes së gjobave e detyrimeve, që u publikua në fund të korrikut parashikohej që brenda një afati 8–mujor të pastrojnë të gjitha detyrimet e biznesit në tatime e dogana. Nuk do të bëhet dallim nëse ka një biznes me status aktiv apo pasiv, por çdo detyrim, gjobë apo kamatëvonesë nga viti 2008 e deri në fund të 2011-s do të fshihet. Po kështu, edhe 53 milionë dollarë detyrime që rezultojnë në regjistrat e Drejtorisë së Transportit Rrugor do të fshihen për çdo automjet që nuk ka paguar taksat përgjatë 10 viteve të fundit kundrejt asnjë pagese. Të vetmit që do të paguajnë këto detyrime janë personat që kërkojnë të riaktivizojnë targën. Edhe për këtë kategori do të ketë sërish falje. “Personat të cilët paraqiten dhe kërkojnë moskryerjen e procedurës së çregjistrimit të mjetit dhe mbajtjen aktiv të tij, u falen detyrimet tatimore për periudhat përpara dhjetorit 2011 dhe duhet të kryejnë pagesat e të gjitha detyrimeve që u përkasin periudhave pas janarit 2012 dhe u falen gjobat për këtë periudhë”, thuhet në projektligj.

Pesha e parave për të paguar është pak më e lartë për ata të cilët kanë një detyrim në tatime e dogana pas vitit 2011. Bizneset duhet të paguajnë 70% të shumës që kanë borxh dhe do t’i falet 30% e detyrimit. Për borxhin tatimor, ligji shprehet qartë se llogaritet edhe kamatëvonesa. “Detyrimet tatimore të papaguara sipas pikës 1 të nenit 2 të këtij ligji, që u përkasin periudhave tatimore duke filluar nga janari 2012, të evidentuara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, falen nëse tatimpaguesi brenda datës 31.03.2017 paguan 70% të tatimit/taksës dhe kamatëvonesës përkatëse”, shprehet në projektligj. Ndërsa për borxhin në dogana falet edhe kamatëvonesa. “Detyrimet e pagueshme në doganë, që u përkasin periudhave pas datës 31.12.2011 të evidentuara nëpërmjet vendimeve të kësaj administrate deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji,  falen,  nëse brenda datës 31.03.2017, paguhet 70% e shumës së detyrimeve  të pagueshme në doganë pa gjobat”.

Ministria e Financave nuk do falë asnjë kontribut që punëmarrësi nuk ka derdhur për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore. Me qëllim lehtësimin e bilanceve në tatime, ajo do të falë gjobat, por jo detyrimet që shkojnë për pensionin e punonjësit. “Dënimet administrative (gjobat) për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të personave fizikë dhe juridikë, që janë të evidentuara deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe i përkasin periudhës pas dhjetorit 2011, falen me kushtin që kontributi i papaguar dhe kamatëvonesat përkatëse pavarësisht periudhës që i përket, të paguhet brenda datës 31.03.2017” – nënvizohet në ligj.

Monitor

ma.me

Next Post
Kjo nuk pritej, Serena nuk është në finale US Open

Kjo nuk pritej, Serena nuk është në finale US Open

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasuria e Jeffrey Epstein pranon të paguajë deri në 35 milionë dollarë për të mbyllur padinë e të mbijetuarave

Pasuria e Jeffrey Epstein pranon të paguajë deri në 35 milionë dollarë për të mbyllur padinë e të mbijetuarave

February 20, 2026
Mot i qëndrueshëm gjatë ditës së sotme, ulen temperaturat

Moti në fundjavë pa reshje shiu, por me ulje temperaturash

February 20, 2026
FOTO+VIDEO/ Violinisti Elvin Hoxha kap rekordin me dy koncertet e Felix Mendelssohn-it

FOTO+VIDEO/ Violinisti Elvin Hoxha kap rekordin me dy koncertet e Felix Mendelssohn-it

February 20, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

“Më shumë gjasa ka që të bjerë tërmet sesa të bjerë qeveria”

February 20, 2026
Hetoi Trump dhe Thaçin, kush është Prokurori të cilin Edi Rama quajti “sicario”?

Hetoi Trump dhe Thaçin, kush është Prokurori të cilin Edi Rama quajti “sicario”?

February 20, 2026
FOTO / Rama vijon takimet në SHBA: Në tryezën e Atlantic Council, ku pati interes të lartë për pikëpamjet tona dhe…

FOTO / Rama vijon takimet në SHBA: Në tryezën e Atlantic Council, ku pati interes të lartë për pikëpamjet tona dhe…

February 20, 2026
27-vjetori i masakrës së Reçakut, Kurti: Kjo është ende një plagë e hapur dhe pret për drejtësi

Qeveria “Kurti” miraton dy pr.ligje kyçe, “Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikuar” dhe…

February 20, 2026
50 ditë pa monopatina, kaos në terren, policia vijon sekuestrot, ligji nuk po vjen

Bllokimi i monopatinave, Koçiu: Po punojmë për ligjin, për ne ka rëndësi siguria dhe jeta e qytetarëve

February 20, 2026
Gëlon rrjeti! Bebe Rexha puthje në buzë me një të moshuar dhe mesazh “provokues” për shqiptarët

Gëlon rrjeti! Bebe Rexha puthje në buzë me një të moshuar dhe mesazh “provokues” për shqiptarët

February 20, 2026
Në kërkim prej nëntorit, Ylli Zallës i zbulohen sërish armë! Dyshohet se furnizoi autorët e atentatit të Rinasit

Në kërkim prej nëntorit, Ylli Zallës i zbulohen sërish armë! Dyshohet se furnizoi autorët e atentatit të Rinasit

February 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In