• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Amnistia fiskale dhe penale, Njësia e veçantë që do verifikojë pasuritë që rrjedhin nga krimi

by Ardit Rada
17/07/2020 18:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 30 vitet e fundit, pas ndryshimit të sistemit politik dhe kalimit në ekonominë e sipërmarrjes së lirë, krahas zhvillimeve pozitive dhe stabilitetit ekonomik të krijuar, në ekonominë shqiptare janë evidentuar edhe fenomene të informalitetit, të shmangies nga taksat dhe të punës së zezë. Të gjitha këto elemente kanë dëmtuar zhvillimin e një ekonomie konkurruese dhe me rregulla të qarta loje. Ndër vite janë bërë përpjekje për reduktimin e informalitetit dhe formalizimin e ekonomisë. Vendi ynë ndodhet në kushtet kur tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia globale e shkaktuar nga COVID-19 kanë dëmtuar ekonominë, sipërmarrjet, biznesin në tërësi dhe financat publike të shtetit.

Qeveria ka hartuar një p/ligj i cili është depozituar në Kuvend ku parashikon amnisti fiskale dhe p enale për të ardhurat nga puna në të zezë, ku mijëra qytetarë që kanë punuar ose jo në emigracion mund të përfitojnë nga kjo amnisti për ligjërimin e pasurisë së tyre. Prandaj, u pa nevojshme që, për të tejkaluar këtë situatë dhe për të mbështetur sipërmarrjet në këto kushte të vështira, krahas stimujve fiskalë, që të krijohen mundësi edhe për legalizimin e kapitaleve dhe pasurive, të cilat, për shkaqe të ndryshme nuk janë deklaruar apo ligjësuar. Një masë e tillë do të lehtësojë frymëmarrjen e ekonomisë dhe të sipërmarrjeve, duke shtuar burimet financiare legale për financimin e veprimtarive ekonomike dhe rritjen e konsumit. Procedurat e amnistisë fiskale dhe penale, të njohura ndryshe si procedura të deklarimit vullnetar të pasurisë, janë praktika të njohura dhe të zbatuara në shumë vende të botës.

Sipas një raporti të OECD-së, nëse këto procedura hartohen me kujdes dhe bazuar në strategji afatgjata, mund të sjellin dobi në ekonomi. Ndërmarrja e një iniciative të tillë ka qenë kërkesë e hershme e sipërmarrjeve dhe e organizatave përfaqësuese të biznesit, të cilat dhe e përshëndetën nismën e qeverisë për amnistinë fiskale dhe penale. Amnistia është hartuar në mënyrë të tillë që nuk lejon ligjësimin e kapitaleve apo të financave të subjekteve kri minale, atyre të ekspozuar ndaj kri mit dhe kri minalitetit apo subjekteve të cilat, sipas legjislacionit në fuqi, kanë një ekspozim politik.

Në dispozitat e këtij ligji janë përcaktuar qartësisht kategoritë përfituese si dhe ato që përjashtohen nga amnistia fiskale dhe penale. Qeveria ka përjashtuar nga kjo amnisti subjektet që kanë detyrimin ligjor për deklarimin e pasurive të tyre, ato me burim nga aktivitete kr iminale si dhe subjektet që kanë ekspozim politik. Ndërsa po debatohet për mënyrën se si do bëhet e mundur parandalimi i legalizimit të pasurive apo të ardhurat nga krimi dhe korrupsioni, autoritetet zyrtare kanë parashikuar ngritjen e një Njësie të veçantë e cila do verifikojë burimin e kësaj pasurie. P/ligji i amnistisë fiskale dhe penale parashikon krijimin e Njësisë Speciale për Mbikëqyrjen e Deklarimit Vullnetar të Pasurive në varësi të drejtpërdrejtë të Drejtorisë së Përgjithshëm të Tatimeve. Kjo Njësi mundëson që brenda 48 orëve të verifikojë që personi i cili bën vetëdeklarimin është apo jo subjekt i kategorive të përjashtuara nga amnistia.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Njësisë Speciale, do të jenë mbledhja e informacioneve, përditësimi dhe përpunimi i të dhënave, sigurimi i ruajtjes së fshehtësisë dhe i konfidencialitetit të informacionit në lidhje me të dhënat. Partia Demokratike ka deklaruar se përfituesit nga amnistia nuk do të hetohen për mënyrën, sesi apo kur e kanë vendosur pasurinë e padeklaruar dhe se do të zhbëjë me efekt prapaveprues çdo dispozitë dhe përfitim nga ky ligj. Por ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka deklaruar se pastrimi i parave do të kontrollohet nga strukturat përkatëse. “Strukturat që punojnë sot për parandalimin e pastrimit të parave kanë siguruar ndër vite informacion dhe do të vijojnë të bëjnë punën e tyre edhe përtej amnistisë”, është shprehur Denaj.

Sipas saj, ka mjaftueshëm databazë për verifikimin e dyshimeve të qenësishme për parandalimin e pastrimit të parave. “Në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve do të ngrihet një strukturë që brenda 48 orëve do të verifikojë që personi i cili bën vetëdeklarimin është apo jo subjekt i listave të përjashtuara”, shpjegoi Denaj.

Next Post
“Çudi e madhe”, Rama u përgjigjet kritikëve të Rindërtimit: Si ka mundësi që fjala e keqe, u vjen si kryefjalë edhe kur shohin punë të mirë

"Çudi e madhe", Rama u përgjigjet kritikëve të Rindërtimit: Si ka mundësi që fjala e keqe, u vjen si kryefjalë edhe kur shohin punë të mirë

TË FUNDIT

Novruz Cenalia rivarroset tek “Dëshmorët”, Lamallari: Drejtësia të jetë në lartësinë e përgjegjësisë që ka

Novruz Cenalia rivarroset tek “Dëshmorët”, Lamallari: Drejtësia të jetë në lartësinë e përgjegjësisë që ka

May 16, 2026
Bllofi i bllokimit, pse aleatët e PD votuan pro anëtarësisë së Shqipërisë në BE

Integrimi në BE, Berisha: Shqipëria nuk i plotëson kriteret. Jemi vend shumë i rrezikshëm

May 16, 2026
“Prova gjenerale”, italianët inspektojnë kushtet në Gjadër, nga 1 Shtatori nis popullimi i kampit

KiE aprovon modelin e Italisë për emigrantët, Meloni: “Gjadri” merr mbështetjen e 46 vendeve

May 16, 2026
Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit, zbardhet njoftimi i SPAK: Në gjyq tre “ushtarët” e Bajrit dhe shënjestra

Planifikuan vrasjen e Aleksandër Prendit, zbardhet njoftimi i SPAK: Në gjyq tre “ushtarët” e Bajrit dhe shënjestra

May 16, 2026
Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar, detajet e para

Aksident i rëndë në Itali, humb jetën 19-vjeçari shqiptar, detajet e para

May 16, 2026
“Shkrirja” e Policisë së Sarandës! Si u bë ndërtimi pa leje “mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt

“Shkrirja” e Policisë së Sarandës! Si u bë ndërtimi pa leje “mollë sherri” për vrasjen me tritol të Isuf Jaçajt

May 16, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 17 Maj 2026

May 16, 2026
Shoferi i dehur përplas këmbësorët, 2 të vdekur dhe 3 të plagosur në Manhattan

Shoferi i dehur përplas këmbësorët, 2 të vdekur dhe 3 të plagosur në Manhattan

May 16, 2026
“The Times”: Shqipëria, destinacioni i mundësive në Mesdhe

“The Times”: Shqipëria, destinacioni i mundësive në Mesdhe

May 16, 2026
Mineralet e rralla, beteja e radhës

Mineralet e rralla, beteja e radhës

May 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In