• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Amnistia fiskale dhe kanabisi medicinal, Gjiknuri flet për dy nismat e PS

by Java News
18/02/2023 16:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri gjatë një interviste në A2CNN komentoi dhe dy nismat e PS, që kanë të bëjnë me amnistinë fiskale dhe kanabisin medicinal.
Gjiknuri deklaroi se kërkesa për amnistinë fiskale është një shqetësim i hershëm i emigrantëve që kanë mbledhur kursime. Ai sqaroi se kanabisi ilegal nuk duhet ngatërruar me atë medicinal, ndërsa solli shembuj të vendeve fqinje që kanë zgjedhur modele të zhvillimit të këtij sektori.

Z. Gjiknuri kur flasim për debate me opozitën, disa çështja të cilat kanë hasur kanë pasur debat. Janë dy nisma të mazhorancës të cilat i thatë që do I sillnit në parlament, që s’kanë ardhur. Kanë të bëjnë me amnistinë fiskale dhe legalizimin e kanabisit. Është tërhequr mazhoranca nga këto dy nisma?

Këtu ka një debat në lidhje me to dhe paragjykohen si nisma. Unë them dhe media mund të ketë një rol shumë më të saktë. Unë kam pasur raste të takoj shumë bashkëkombas tanë qoftë në Britaninë e Madhe, qoftë në Greqi apo në vende të tjera, ku e kanë ngritur shqetësimin e nevojës të pasjes së një legjislacioni më lehtësues përsa i përket parave të tyre të kursyera pasi shpesh hasin në problematika nga autoritetet shqiptare, autoritete financiare dhe ato të drejtësisë. Pra, kjo është një gjë që dhe ju vetë mund ta bëni shumë mirë. Mund të shkoni dhe të pyesni emigrantët tanë se çfarë mendojnë dhe si e shohin këtë temë. Mendoj që qeveria ka pritur, është duke diskutuar me institucionet ndërkombëtare financiare dhe mekanizma të tjerë të Bashkimit Europian për të gjetur një zgjidhje më të pranueshme dhe mendoj se kjo është qasja e duhur.

Edhe përsa i përket ligjit për kultivimin e kanabisit medicinal që në fund të fundit është një produkt farmaceutik, është një ekonomi me një biznes 400 miliard dollar në nivel botëror dhe mendoj që dhe këtu mediat duhet të bëjnë një punë më gërmuese. Të mos e paragjykojnë kanabisin ilegal me kultivimin e kanabisit mjekësor pasi mjafton të shkosh dhe në vende fqinje, qoftë në Greqi, qoftë në Maqedoni, që të kesh mundësi të shikosh se si funksionon ky proces. Diku ka funksionuar më mirë, diku më keq, por ka eksperienca. Unë vet përshembull jam bërë kureshtar dhe kam vajtur, kam patur mundësinë në vende të ndryshme ta shikoj si funksionon një zinxhir i tillë prodhimi dhe nëse është e rregulluar sipas standardeve, funksionon shumë mirë dhe nuk cenohet as rendi e siguria publike.

Përkundrazi është një biznes apo një aktivitet ekonomik i shtuar që do të ndikojë në ekonominë shqiptare. Aksesi është shumë i gjerë, mjafton dhe ju të interesoheni. Siç thashë, personalisht apo shumë kolegë të tjerë kemi pasur raste dhe I kemi parë në vende të caktuara qoftë në Maqedoninë e Veriut, qoftë në Greqi, qoftë në Izrael siç kam pasur rastin, kam parë që funksionon krejt normalisht dhe është një aktivitet mëse normal ekonomik. Përkundrazi sjell të ardhura të larta për ekonominë shqiptare.

Kjo do të thotë që do t’i sillni brenda këtij sesioni parlamentar?

Unë mendoj që është një gjë që i duhet Shqipërisë. Le të merren standardet më të mira dhe le të zhvishet debati nga ngarkesa negative duke e ngatërruar atë çka është ilegale me atë legale. Gjithçka mund ti japësh dhe qëllim legal dhe qëllim ilegal. E rëndësishme është që të marrim standardet më të mira dhe unë them që mazhoranca duhet të ecë në këtë drejtim gjithmonë duke ndërmarrë standardet më të mira./m.j

Next Post
DEBATI / Rama – Edmond Spahos: Profesor, ke rëshqitje të thellë në periudhën e fundit

"Dy duar për një kokë janë"/ Spaho kërcënon Ramën: Nëse s'vjen në Parlament, do t’i përgjigjemi ndryshe!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In