• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 15, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Amnisti për të burgosurit, Manjani: Të ndryshojë mentaliteti i ndjekjes penale

by Java News
22/11/2016 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, lajmëroi dje se do të ketë amnisti për të burgosurit, por kjo do të bëhet në dy muajt e parë të vitit që vjen. Në raportimin e tij, në një seancë dëgjimore në Komisionin e Integrimit Europian, Manjani tha se amnistia nuk ishte një zgjidhje tërësore, pasi sipas tij, duhet të ndryshojë mentaliteti i ndjekjes penale.

“Nuk besoj që amnistia është zgjidhja e problemit. Amnistia është zgjidhja e dy muajve, pra dy muajt e parë të vitit të ardhshëm ju mund t’i zgjidhni me amnisti dhe ne po e përgatisim, por nuk është kjo zgjidhja. Duhet të ndryshojmë mentalitetin e ndjekjes penale, apo siç na pëlqen ta themi, duhet ta “europianizojmë”. Mua më pëlqen të them të jetë efiçente. Kjo është ajo që po përpiqemi të krijojmë, patjetër bashkë dhe me një amnisti”, deklaroi ministri Manjani. Burimet bëjnë me dije se janë rreth 1500 të dënuar e të paraburgosur që përfitojnë nga kjo amnisti. Ndër ata që do të përfitojnë janë të dënuarit që u ka mbetur edhe 1 vit nga përfundimi i dënimit.

Po kështu lirohen ose përfitojnë ulje të dënuarit ose të paraburgosurit për: vjedhje energjie, vjedhje të lehta, ndërtim i paligjshëm, përdorues hashashi. Një tjetër kategori që do të përfitojë janë të miturit, burrat mbi 65 vjeç dhe gratë mbi 60 vjeç, të përjashtuar janë të dënuarit për krime të rënda. Përjashtohen nga amnistia përsëritësit e të njëjtës vepre penale. Të gjitha veprat e tjera penale, përjashtuar krimet e rënda, përfitojnë ulje dënimi 1 deri në 2 vite në varësi të dosjes specifike. Në tërësi llogariten se janë rreth 6200 të dënuar dhe të paraburgosur në qelitë shqiptare.

RAPORTIMI
Ndërkaq, ministri i Drejtësisë, Manjani tha ndër të tjera në komision se çështja e reformës në drejtësi është një kryeprioritet. “Ne jemi mësuar me fjalorin publik dhe politik që përmendim 5 prioritetet dhe në fakt njëri prej këtyre të pestëve është kryeprioriteti, pasi çështja e drejtësisë lidhet edhe me të tjerat. Lufta kundër korrupsionit apo çështja e administratës publike nuk funksionon nëse drejtësia nuk funksionon”, u shpreh Manjani.

Më tej, Manjani është ndalur edhe detaje që lidhen me ndryshimet e kuadrit ligjor-kushtetues dhe ndikimin e tyre në rolin e ministrit të Drejtësisë. “Thelbi është që nuk mund të mbahet një njeri në burg pa prova. Kështu do të filloj të reformohet sistemi. Pra, i gjithë transformimi duhet të vijë sipas standardeve europiane”, tha ministri Manjani. I pyetur nga anëtarët e këtij komisioni mbi pezullimin që i është bërë ligjit të veting-ut, ministri Manjani vlerësoi së e mira do të ishte që Gjykata Kushtetuese të jetë sa më shteruese në gjykim.

“Sigurisht që ne do të donim që ky ligj të vazhdonte efektet, por jo çdo e keqe vjen për të keq, sepse është më mirë që këto lloj diskutimesh të bëhen tani njëherë dhe për të gjithë, sesa të lëmë vakume në legjislacion, paqartësi në zbatim, defekte apo pikëpyetje që mund t’i shfrytëzonte çdo i interesuar në faza të mëvonshme dhe të hidhte në erë procesin në një mënyrë shumë më të keqe sesa kjo. Pra, gjykimi në Gjykatën Kushtetuese e mira është të jetë shterues. Shumë mirë është që u pyet edhe ‘Venecia’ dhe të sqarohet një herë e mirë se pas këtij sqarimi, nuk besoj se do ketë më diskutime, thjesht futet në proces dhe ecim përpara”, u shpreh Manjani.

Në lidhje me kanabisin, Manjani i qëndron idesë, duke thënë se: “Unë mbetem përkrahës i pikëpamjes të ç’kanabizimit të shoqërisë dhe e moskriminalizimit të shqiptarëve vend e pa vend”. Në raportimin e tij, Manjani tha: “Unë çmoj që ne e kemi mbaruar një detyrë me miratimin e strategjisë ndërsektoriale të drejtësisë. Është një strategji e miratuar në Këshillin e Ministrave. Kemi bërë një strategji me kosto të llogaritura për çdo veprimtari. Nuk do të jetë më ministri i Drejtësisë që do ta ndjekë këtë gjë, por do të jenë institucionet e reja që do të krijohen. Sa për një llogari të përgjithshme, janë 170 milionë euro të programuara në këtë strategji”, tha Manjani.
BW.d i

Next Post
I plagosuri i atentatit në Fier: Si e njoha Nelgert Patën, momenti kur na qëlluan

I plagosuri i atentatit në Fier: Si e njoha Nelgert Patën, momenti kur na qëlluan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In