• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Amnisti për të ardhurat e emigrantëve/ Pëllumbi: Përjashtohen trafikantët dhe zyrtarët! Presidenti? PS ka figura të denja për kreun e shtetit

by Java News
11/04/2022 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria prezantoi disa ditë më parë rezultatet e Këshillimit Kombëtar, ku nga 12 pyetje të parashtruara nga qeveria qytetarët janë shprehur pro për 11 prej tyre, një prej të cilave ishte edhe lejimi i amnistisë për kursimet e emigrantëve.

Për deputetin e PS, Arben Pëllumbi nëse një iniciativë e tillë do të bëhet konkrete, atëherë do të vendosen edhe mekanizma për të parandaluar pastrimin e parave.

“Kjo është një çështje që këtu diskutohet prej dekadash. Ne se kemi bërë asnjëherë amnistinë fiskale. Ne kemi një popullsi shumë të madhe në diasporë dhe do të mund t’i krijojmë mundësinë që të legalizojnë kursimet e tyre. Këtu përjashtohen të gjithë ata që kanë një dënim gjykate për trafik narkotiku apo edhe ata që kanë punuar më parë në administratë. Pra në këtë aspekt përpiqemi të përjashtojmë ato kategori që mund të bëjnë pastrim parash. Besoj se do t’ia mbërrijmë kësaj gjëje por është diçka që do ta shikojmë rrugës”, tha Pëllumbi në intervistën për ‘Sot live në Shqipëri’ të gazetarit Andi Kapxhiu.

Në lidhje me deklaratat e Kryeministrit që ka kritikuar punën e SPAK dhe i bën thirrje që të fillojë hetimet edhe për korrupsionin e Sali Berishës, Pëllumbi shprehet se këtë e kërkojnë shqiptarët. Askush që ka vjedhur nuk mund të rri i qetë.

“Kjo mazhorancë është impenjuar maksimalisht për transformimin e sistemit të drejtësisë. Ne jemi anatemuar që po duam ta kapim dhe të krijojmë probleme. Mua më vjen mirë që sistemi i ri i drejtësisë, organet e tij të reja janë duke funksionuar. Sigurisht që do të kenë nevojë për më shumë eksperi4encë, por është e rëndësishme që sot organi i akuzës është një organ që nuk ka frikë nga politika apo stepet. PS ka qenë është dhe do të vazhdojë të jetë e hapur që të mos mbrojë askënd që shkel ligj. Por ne presim që sistemi i drejtësisë të merret me të gjitha aferat më të mëdha korruptive. Ky është shqetësimi që ngriti Kryeministri por që në fakt është edhe shqetësimi i të gjithë qytetarëve shqiptarë”, vijoi deputeti socialist.

Për zgjedhjen e Presidentit Arben Pëllumbi thotë se PS i ka votat për ta zgjedhur e vetme por do të bëjë të gjitha tentativat që të mund të zgjidhet në respekt të Kushtetutës që në raundin e parë.

“Në respekt të Kushtetutës që kërkon që në 3 raundet e para Presidenti të zgjidhet me 84 vota ne do të mundohemi sa të jetë e mundur që të gjejmë një president konsensual. Por për herë të parë PS i ka mundësitë ta zgjedhë edhe vetë Presidentin e Republikës dhe ka emra që janë figura të denja për të qenë President Republike. Personalisht do ta doja nga radhët e Partisë Socialiste, ndoshta jo në politikë aktive por nga radhët e PS. Shpresoj sigurisht që të mund ta zgjedhim që në raundin e parë”, tha ndër të tjera në intervistën për Report Tv, deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi./m.j

Next Post
“Nëse Berisha fiton Shkodrën, largohem nga politika”/ Kapllanaj, deputeti i Bashës bën ‘prapakthehu’: U nxitova

“S'mund të shkojmë pas një non grate”/ Kapllanaj kundër Berishës: Figurë e konsumuar! Edhe Bashës i kam kërkuar të largohej që më 26 prill

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In