• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Amnisti edhe për të dënuarit për kanabis

by Java News
21/12/2016 08:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Ligjeve dhe Komisioni i Sigurisë Kombëtare kanë rishkruar dje projektligjin për amnistinë të sjellë nga qeveria. Me kërkesë të deputetëve të PS-së, është zgjeruar fasha e përfitimit edhe për të dënuarit me gjobë, lirim me kusht apo dënime të tjera alternative deri në burgim me 3 vjet, si dhe personat që janë në proces për vepra penale që dënimi parashikohet deri në 3 vjet. Në këtë mënyrë, do të përfitojnë personat e akuzuar apo të dënuar për vjedhje të energjisë elektrike apo të dënuarit për ndërtim të paligjshëm në tokën e tyre.

Përfitojnë nga amnistia sipas ndryshimeve të bëra nga komisionet parlamentare personat e dënuar nga gjykata e rretheve gjyqësore apo gjykatat për krime të rënda dhe që brenda afatit ligjor nuk është bërë ankim në gjykatat respektive të apelit duke marrë formë të prerë brenda datës 25.12.2016. Data e mëparshme e parashikuar nga qeveria për të shmangur abuzivizmin ishte 30 nëntori, një javë përpara se ligji të miratohej në qeveri.

Me kërkesë të opozitës, pavarësisht këmbënguljes së deputetëve Vasilika Hysi dhe Tahir Muhedini, Komisioni i Ligjeve hoqi nenin që i jepte mundësi përfitimi nga amnistia personave më dëmtime të rënda fizike. “Të dënuar me dëmtime të rënda të përhershme fizike apo me sëmundje të rënda të pashërueshme me prognozë humbjen e jetës”, personat të cilët kanë dëmtime apo sëmundje të cilat, pengojnë pjesëmarrjen e plotë dhe efikase të këtyre personave në shoqëri, në kushte të barabarta me të tjerët. Për qëllim të zbatimit të këtij ligji, për këta persona, aftësia e kufizuar apo sëmundja e rëndë e pashërueshme me prognozë vdekjen (përjashto personat e paaftë mendërisht), duhet të jetë e evidentuar në kartelat klinike që administron institucioni i ekzekutimit të vendimeve penale. Diagnoza duhet të jetë vendosur nga mjekët specialistë të fushave përkatëse të spitaleve shtetërore, rajonale dhe terciare, si edhe personat që janë trajtuar nga KMCAP-ja, shoqëruar me aktin e nxjerrë nga autoriteti publik që ka shpallur këtë paaftësi, dokument ky i lëshuar para datës 30.11.2016”, u hoq, së bashku me pikat e tjera të neneve pas ardhëse që kishin lidhje më këtë përkufizim të nenin 2.

Me kërkesë të Partisë Socialiste, tek neni për kriteret e përfitimin e amnistisë, viti u ndryshua nga 2, në tre vjet, dhe afati nga i dënuar deri në 10 dhjetor, u bë në 25 dhjetor. Në riformulimin e këtij neni, u shtua dhe amnistomi i të dënuarve me gjobë, apo me dënime më të buta. “Amnistohen personat e dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, me burgim deri në 3 vjet ose çdo lloj dënimi tjetër më të butë, duke përfshirë gjobën, pezullimin e dënimit me burgim ose çdo lloj dënimi tjetër alternativ, për dënime të dhëna deri në datën 25 dhjetor 2016, pavarësisht nga koha e mbetur nga dënimi”, thuhet në nenin e ri.

Nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat të cilët i janë shmangur drejtësisë, qofshin këta shtetas që i janë shmangur autoritetit të ndjekjes penale apo të dënuar që i janë shmangur ekzekutimit të vendimit të dhënë, deri në datën 25.12.2016. Kjo datë më parë ishte 30.11.2011. Po ashtu, më përpara ishte parashikuar që të mos përfitonin nga amnistia personat në lirim me kusht. Pika “Nuk përfitojnë nga kjo amnisti personat që janë dënuar me burgim dhe ekzekutimi i dënimit është pezulluar me kusht nga gjykata nuk përfitojnë nga ky ligj”, është hequr.

Varianti i mëparshëm ishte që nga amnistia të përfitonin pushimin e çështjes apo ndjekjet penale për çështjet në hetim, për çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera deri në datën 30 nëntor për të cilat Kodi Penal parashikon një dënim me burgim në maksimum deri në 2 vjet. Tashmë, kjo datë është ndryshuar dhe është zgjeruar deri në 25.12.2016.

Me propozimin e deputetit të LSI-së, Petrit Vasili, është shtuar një nen specifik që pengon cdo lloj zyrtari të lartë, të përfitojë nga kjo amnisti. Në këto kushte, ai ju përgjigj shqetësimit të PD-së për përfitimin e mundshëm të Armando Prengës. “Nuk përfitojnë nga ky nen të gjithë personat të cilët mbajnë apo kanë mbajtur një funksion publik dhe që janë subjekt i ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” i ndryshuar. Personat funksionarë publikë të cilët ndiqen penalisht për çështjet në hetim, për çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga datat e regjistrimit të tyre, për veprat penale të kryera deri në datën 25.12.2016, do të vazhdojnë t’i nënshtrohen ndjekjes penale duke u hetuar dhe gjykuar, pavarësisht parashikimeve të këtij neni”-thuhet në nënin e shtuar nga LSI.

Qeveria kishte parashikuar që personat që përfitonin nga amnistia të detyroheshin të mbanin kontakte me shërbimin e provës. Me kërkesë të deputetëve socialistë, ky nen është hequr.

Të gjithë personat që janë dënuar për vjedhje të energjisë elektrike me vendim të formës së prerë tashmë përfitojnë nga kjo amnisti, por personat të cilët janë duke u gjykuar për këtë çështje nuk mund tu pushohet procesi, për shkak se të drejtën për pezullim e kanë vetëm veprat me parashikim dënimi deri në 2 vjet, ndërsa vjedhja e energjisë elektrike, parashikon dënim deri në 3 vjet.

Personat të cilët kanë ndërtuar në pronën e tyre, amnistohen nga ky projektligj, edhe kur janë në proces gjyqësor, edhe kur janë dënuar. Në rastet kur ndërtimi është bërë me qëllim përfitimi, apo në tokën e tjetrit, nëse është dënuar me më pak se tre vjet përfiton, ndërsa nëse është në proces gjykimi nuk përfiton, pasi parashikohet dënim respektivisht 8 vjet për ndërtim për biznes dhe 5 vjet për ndërtim në tokën e tjetrit.
shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Një tjetër foshnjë e vdekur në maternitet në Tiranë, mjekët e nxorrën pa jetë

Rektori i Mjekësisë: Po na ikin mjekët, çdo ditë firmos largime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
Tifozët futen në fushë në fushë në ndeshjen Flamurtari-Teuta, përplasen ne futbollistët

Tifozët futen në fushë në fushë në ndeshjen Flamurtari-Teuta, përplasen ne futbollistët

December 19, 2025
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

“Kredia në lekë dominon tregun”, zyrtari i BSH: Forcimi i monedhës vendase vijoi edhe në 2025

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In