• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Amnesty International” kritikon Austrinë për refugjatët kosovarë

by
15/08/2015 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Amnesty International” kritikon Austrinë për refugjatët kosovarë

Organizata botërore për të drejtat e njeriut “Amnesty International” ka kritikuar Austrinë për kushtet jonjerëzore në kampin e refugjatëve në Traiskirshen, në afërsi të Vjenës.

Sipas organizatës, rreth 1 500 persona flenë në qiell të hapur, ndërsa refugjatët rrezikojnë të sëmurën për shkak të kushteve të rënda higjienike, transmeton Tch. Sipas AI-s, në mesin e refugjatëve ka kosovarë, sirianë dhe afganë. Ministria e Brendshme austriake ka reaguar, duke thënë se qeveria është duke punuar që të përmirësojë kushtet.

Sipas tyre, vendi është duke u ballafaquar me një situatë aspak normale, pasi numri i personave që po kërkojnë azil është gjithnjë në rritje. Kreu i degës austriake të “Amnesty International”, Heinz Pazelt, deklaroi për BBC-në se kushtet në qendrën e Traiskirshenit ishin të turpshme, sidomos për një vend të pasur sikurse Austria. Pazelt tha se ka shumë fëmijë për të cilët nuk kujdeset askush. “Ata janë atje të vetëm dhe u duhet të mbijetojnë. Ata janë të fundit që marrin ushqimin, dhe kjo është një shkelje e konventës së të drejtave të fëmijëve”, u shpreh ai. Në raportin e AI-së, thuhet se shumë probleme do të zgjidheshin në rast se do të kishte bashkëpunim më të mirë mes qeverisë dhe autoriteteve lokale.

Next Post

Madonna nuk e harron dashurinë e vjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com