• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Amfiteatri te Parku i Liqenit do të restaurohet

by Java News
26/03/2017 19:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë shpejt, amfiteatri, një nga monumentet më të dashura të Parkut të Liqenit do të rimarrë pamjen e dikurshme. Të shumtë janë ata që frekuentojnë këtë zonë gjatë gjithë stinëve të vitit, ndaj rikthimi në identitet do t’i kthejë qytetarëve që kalojnë orët e tyre në këtë zonë, jo vetëm një ambient modern edukimi e argëtimi, por edhe një skenë teatrore më shumë.

“Parimi ynë ka qenë ndërhyrja në park që ta lidhë atë me kthimin në identitet në çdo element të tij, përmirësojmë vetëm aty ku është e domosdoshme dhe funksionalizojmë pjesë të parkut, të cilat nuk janë të përshtatshme për momentin, teatri në vetvete është një kthim në identitet.  Janë mbi 1500 ulëse. Është një skene, një arenë shumë e rëndësishme, sepse në Tiranë do kemi 3-4 vite, ku skenat e mëdha do të jenë në rikonstruksion, kështu që do të kemi shumë nevoje për një infrastrukture të tillë”, shprehet Blendi Gonxhe, drejtor i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

I lënë për shume vite në harresë, degradimi i amfiteatrit është i dukshëm. Prej vitesh, që prej ndërtimit të tij, nuk është vënë dorë në përmirësimin e kushteve.“Është një zonë që do të ketë prekje përtej rrugës, në pjesën që shkon për tek liqeni, tek godina e vjetër e ish-notarëve që do të rehabilitohet plotësisht. Do të kthehet në një objekt shumë të bukur në një qendër informacioni dhe edukimi për fëmijët. Vetë teatri do të ketë një rikonstruksion të thellë dhe rehabilitim të plotë të gjithë shkarkuesve që janë një problem i madh në atë zonë të parkut”, tha Blendi Gonxhe, drejtor i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit.

Rehabilitimi do të nisë shumë shpejt dhe punimet do të zgjasin rreth 3 muaj, për t’i shtuar shpejt kryeqytetit Teatrin Veror, një skenë më shumë në natyrë.

a.ç

Next Post
Zgjedhjet në Kavajë, Deputeti i PS: Në mungesë të opozitës të garojnë kandidatë të pavarur

Zgjedhjet në Kavajë, Deputeti i PS: Në mungesë të opozitës të garojnë kandidatë të pavarur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In