• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Amfiteatri i Durrësit, e pamundur të kthehet krejt në identitet

by
03/06/2015 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skeda-Amfiteatri

2000 vjeçar

136 metra është diametri në formë elipsi

20 metra është lartësia

20.000 spektatorë (kapaciteti)

5.5 metra mbi nivelin e detit

1 ndër 30 amfiteatrot antikë të zbuluar deri më tani

1966 u zbulua nga Vangjel Toçi

Amfiteatri i Durrësit

Është amfiteatri më i madh dhe më i rëndësishëm, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan. Ai është i ndërtuar në fillim të shek të I të Erës Sonë gjatë kohës së sundimit të perandorit Trajan. Studiuesit e krahasojnë me monumentet e periudhës të Pompeit dhe Kapuas në Itali. Amfiteatri ka trajtë elipsi me diametër 136 metra dhe lartësi rreth 20 m. Shkallarja, pretenduar se ishte e veshur me pllaka të bardha, merrte 15-20.000 veta, ndërsa në arenë zhvilloheshin edhe luftimet e gladiatorëve. Amfiteatri ka arkitekturë romake dhe ndërtimi i tij në qendër të qytetit vetëm 350 m larg detit, fillon në rrafshin e arenës 5,5 m mbi nivelin e detit, ndërsa 2/3 mbështetet në kodër. Amfiteatri 2000-vjeçar qëndron mes 30 amfiteatrove të zbuluar të botës antike nga Roma deri në Budapest dhe Lion. Pas viteve ‘90 një sërë projektesh synuan të realizojnë zbulimin e plotë, por nuk ja kanë arritur.

Amfiteatri i Durrësit është zbuluar në vitin 1966 nga arkeologu Vangjel Toçi, vit nga i cili janë nisur dhjetëra ekspedita të sektorëve kërkimorë e shkencorë, shqiptare e të huaja. Në mënyrë intensive gërmimet janë përqendruar në vitet 1967-1970, të cilat detyruan zhvendosjen e 55 familjeve dhe prishjen e 33 banesave private për t’i hapur rrugë zbulimit të objektit antik.

——————————————*————————-

Amfiteatri

“E pamundur të kthehet krejt në identitet!”

Znj. Lida Miraj, arkitekte dhe arkeologe, si edhe një nga njohëset më të mira të objektit historik shprehet për hapin e fundit pozitiv të bërë nga Ministria e Kulturës dhe mundësitë për ta zbuluar. Çfarë kemi humbur prej Amfiteatrit nga shekujt, natyra dhe dorës së njeriut, si edhe çfarë mund të bëjmë më shumë…

Intervistoi Ben Andoni
Sa e mundur është për të hequr të gjithë banesat që e rrethojnë Amfiteatrin dhe cilat janë vështirësitë për t’i zhvendosur?

“Në radhë të parë duhet thënë se është shenjë shumë pozitive marrja e vendimit për heqjen e banesave, që kanë qenë të ndërtuara mbi arenën e Amfiteatrit të Durrësit!  Dy vite më parë Amfiteatri i Durrësit u shpall, në të parën listë, si një nga ‘7 Monumentet në rrezik të Europës’.  Ky emërtim u bë nga Europa Nostra, organizatë pan-Europiane, që përfaqëson zërin e Trashëgimisë Kulturore në Europë.  Në Tetor 2012, një grup ekspertësh Europës, kryesuar nga Dr. Arch. Pedro Ponce de Leon Hernandez, Zv President i Keshillit Shkencor të Europa Nostra dhe, me pjesëmarrjen aktive të Bankës për zhvillim të Këshillit të Europës, përgatiti një projekt teknik të detajuar për amfiteatrin, si objekt shumë i rëndësishëm në nevojë urgjente për ndërhyrje konservuese e restauruese, që së bashku me objekte të tjera të trashëgimisë Kulturore si Muret rrethuese Bizantine, Veneziane dhe Ottomane, do të krijojnë një ansambël kulturor, një muze të hapur, të integruar në jetën e qytetit të Durrësit.  Unë jam anëtare e Këshillit të Europa Nostra dhe, natyrisht kam pasur rolin tim në këto ndërmarrje, megjithë pengesat e strukturave shtetërore të kohës kur u përgatit projekti dhe u bë emërtimi i Amfiteatrit si një nga ‘7 Monumentet në rrezik të Europës’.

A duhen hequr të gjitha banesat e ndërtuara mbi strukturat e Amfiteatrit?  Mendoj që jo.  Duhen hequr banesat e ndërtuara mbi arenë, për t’i hapur rrugën vazhdimit të gërmimeve arkeologjike.  Duhen hequr të gjitha ndërtimet dhe shtesat abuzive të bëra ne këtë çerek shekulli, por natyrisht nuk ka sens të prishen të gjitha ndërtimet e bëra mbi strukturat e monumentit, sepse ato tashmë janë pjesë e historisë së vetë amfiteatrit, pas braktisjes së tij në mes të shekullit të katërt, dmth në këto 1670 vjet”.

A mendoni se ka mundësi që një ditë Amfiteatri të jetë i plotë?

“Amfiteatri nuk mund të jetë i plotë, në kuptimin e asaj që në mënyrë jo profesionale shpesh dëgjohet të emërtohet si ‘Kthim në identitet’.  Amfiteatri do të jetë i plotë si një ansambël kulturor në qendër të Durrësit, si qyteti i parë i detit Adriatik, dhe një si një nga qendrat më të rëndësishme të pellgut të Mesdheut.  Në këtë ansambël kulturor, përveç amfiteatrit, do të bëjnë pjesë edhe Muret e ruajtura Rrethuese të qytetit, të cilat datohen në periudhën Bizantine (shek. VI), periudhën Veneziane (shek. XII) dhe periudhën Ottomane (shek. XVI).  Përveç mureve rrethuese në këtë ansambël do të bëjnë pjesë edhe banesat e ndërtuara mbi strukturat e amfiteatrit në fund të shek. XVIII dhe fillim të shek. XIX, duke bërë të vizitueshme edhe strukturat e amfiteatrit ndën themelet e këtyre banesave, si edhe duke i restauruar ato profesionalisht, si pjesë integrale e të gjithë këtij ansambli.

Natyrisht që ky është projekt shumë i gjerë, i cili kërkon angazhim të forcave profesionale, të cilat janë të pakta dhe, për fat të keq, të pa integruara në strukturat shtetërore. Dëgjova që edhe prishja e banesave mbi arenë do të bëhet me tender.  Eksperienca e tenderave të bëra më parë për restaurimet në amfiteatër dhe në Muret Bizantine, që janë nga më skandalozet të bëra ndonjëherë në monumente, apo e tenderave të bëra për gërmime arkeologjike në qendër të Durrësit, të cilat i hapën rrugë ndërtimeve mbi rrënoja arkeologjike; tregon se kjo nuk duhet të përsëritet më.  Normalisht duhet krijuar struktura me profesionistë të fushës, që të veprohet në mënyra të sakta profesionale.  Gjithashtu kjo duhet të shërbej si shkollë për student dhe të atyre që punojnë në Institucionet shtetërore të trashëgimisë kulturore dhe që jo vetëm nuk kanë eksperienca pune, por as edhe shkollimin e duhur.  Dëgjojmë shpesh në media që punonjës të këtyre institucioneve Amfiteatrin e Durrësit e quajnë Teatër dhe Teatrin e Butrintit e quajnë Amfiteatër, d.m.th nuk e kanë fare idenë.  Eksperienca negative; e restaurimeve shkatërruese të bëra këtë dekadën e fundit në amfiteatër e muret Bizantine si edhe ‘shpëlarja’ që i është bërë objekteve arkeologjike në Muzeun Arkeologjik, dhe këtu do të vendos të parat në listë Terrakotat Arkitektonike Arkaike, të cilave i janë eliminuar ngjyrat dhe detajet e pikturimit; nuk duhet të përsëritet.  Këtu gjej rastin të denoncoj edhe zhdukjen e arkivit fotografik e grafik të Muzeut Arkeologjik të Durrësit, për të cilin askush nuk jep përgjigje se ku mund të ndodhet”.

Çfarë është dëmtuar prej shekujve që është e pamundur të riparohet?

“Shkatërrimi i Amfiteatrit ka filluar herët, që në gjysmën e dytë të shekullit të IV, kur tërmeti i vitit 345-346 solli dëmtime të mëdha duke mbyllur funksionin e amfiteatrit, funksion që do të mbyllej në fund të shekullit IV, në të gjithë amfiteatrot e ndërtuar, kudo ku u shtri Perandoria Romake.  Amfiteatri shërbeu për shekuj si cave guri për ndërtimet e mëvona në qytet, përfshirë edhe ndërtimin e mureve Ottomane, pas pushtimit të Durrësit, në vitin 1501.  Në këto mure u murosën skulptura e relieve arkitektonike mermeri dhe. një pjesë e madhe e tyre, ishte material bazë për prodhimin e gëlqeres, që do të përdorej në ndërtim.  Diskutimi i detajuar i asaj që mund të riparohet dhe që është e pamundur të riparohet kapërcen kufijtë e kësaj interviste”

Next Post

Një libër i mirë i një kolane të zgjedhur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kodi Penal dhe media/ Forcohet mbrojtja penale për gazetarët, hiqet përgjegjësia për shpifjen kur ka mirëbesim

Kodi Penal dhe media/ Forcohet mbrojtja penale për gazetarët, hiqet përgjegjësia për shpifjen kur ka mirëbesim

January 28, 2026
‘Të gatshëm për dialog’, Irani pas paralajmërimit të Trump: Nëse sulmohemi, do përgjigjemi si kurrë më parë

‘Të gatshëm për dialog’, Irani pas paralajmërimit të Trump: Nëse sulmohemi, do përgjigjemi si kurrë më parë

January 28, 2026
Presidenti Begaj pret në takim raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian

Presidenti Begaj pret në takim raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian

January 28, 2026
Burg për parkimin dysh, Erion Braçe ‘denoncon’ policinë, publikon videon..

Burg për parkimin dysh, Erion Braçe ‘denoncon’ policinë, publikon videon..

January 28, 2026
Mungesa e Veliajt në Bashkinë e Tiranës, ministri Demo: Ndikon shumë…

Mungesa e Veliajt në Bashkinë e Tiranës, ministri Demo: Ndikon shumë…

January 28, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

“Me Stelinën e kam mbyllur përfundimisht”, Keijsi: Me Inën do të vazhdoj jashtë

January 28, 2026
Sa kushton një punonjës i huaj? Mesatarisht 850 euro, por shoqërohet edhe me rreziqe të tjera

Sa kushton një punonjës i huaj? Mesatarisht 850 euro, por shoqërohet edhe me rreziqe të tjera

January 28, 2026
Bizneset eksportuese/Rama: Synojmë të ulim kostot e transportit, të investohet në burime njerëzore

Bizneset eksportuese/Rama: Synojmë të ulim kostot e transportit, të investohet në burime njerëzore

January 28, 2026
Arrest me burg për babain që plagosi vajzën në Durrës, zbardhet dëshmia në gjykatë: Nuk e nisa unë sherrin

Arrest me burg për babain që plagosi vajzën në Durrës, zbardhet dëshmia në gjykatë: Nuk e nisa unë sherrin

January 28, 2026
Sfidat e bizneseve eksportuese/“Kush s’do di të adopotohet do jetë humbës”- Rama: “Made in Albania” pasaportë për në BE

Sfidat e bizneseve eksportuese/“Kush s’do di të adopotohet do jetë humbës”- Rama: “Made in Albania” pasaportë për në BE

January 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In