• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

AMF krijon Ent të posaçëm për kompensimin e dëmeve nga aksidentet rrugore

by Java News
01/09/2016 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka bërë gati draftin final për rishikimin e ligjit për Sigurimin e Detyrueshëm në Sektorin e Transportit në të cilin parashikohet ndër të tjerash ngritjen e një Enti të Posaçëm që do te menaxhojë fondin e kompensimin për dëmet nga aksidentet. Gjithashtu ky draft, që ende nuk është prezantuar në Kuvend do të bëjë të detyrueshme aplikimin e sistemit bonus –malus në çmimet e siguracioneve të makinave.

Sipas draftit, Enti i Fondit të Kompensimit do të jetë person juridik, me seli në Tiranë, i krijuar jo për qëllime fitimi. Ky Ent kryen funksionet e entit kompensues, për kryerjen e pagesave të dëmeve të parashikuara në pikën 1 të nenit 46 të këtij ligji.

Shoqëritë e sigurimit janë të detyruara të paguajnë kontributet sipas paragrafit 2 të këtij neni brenda 15 ditëve pas marrjes së njoftimit nga Enti.

Mbikëqyrja e Entit kryhet nga Autoriteti, i cili përcakton me rregullore të veçantë rregullat dhe standardet e raportimit dhe të mbikëqyrjes.

Fondi i kompensimit krijohet dhe administrohet nga Enti dhe ka për qëllim të garantojë pagesën e dëmeve pasurore dhe jopasurore, të ndodhura në territorin e Republikës së Shqipërisë, sipas përcaktimeve në vijim:

  1. a) Pagesën e dëmshpërblimit ndaj pasagjerit të pasiguruar në rastet kur pronari i një mjeti motorik shkaktar i dëmit nuk ka lidhur kontratë për sigurimin e pasagjerëve sipas dispozitave të këtij ligji dhe aksidenti ka ndodhur, sipas përcaktimeve në nenin 21 të këtij Ligji;
  2. b) Pagesën e dëmeve të shkaktuara nga përdorimi i mjeteve motorike të pasiguruara, sipas përcaktimeve në nenin 29 të këtij Ligji;
  3. c) Pagesën e dëmeve të shkaktuara nga përdorimi i mjeteve motorike të paidentifikuara, sipas përcaktimeve në nenin 30 të këtij Ligji; ç) Pagesën e dëmeve në rast të mbylljes apo falimentimit të shoqërisë së sigurimit, sipas përcaktimeve në nenin 31 të këtij Ligji.
  4. Vlera minimale e mjeteve monetare në Fondin e Kompensimit nuk mund të jetë më e vogël se 150.000.000 lekë.”

Shoqëritë e sigurimit janë të detyruara të kontribuojnë financiarisht në fondin e kompensimit, në përpjesëtim të drejtë me primet e shkruara bruto në sigurimin e detyrueshëm motorik, përjashtuar kartonin jeshil, dhe sigurimin e pasagjerëve nga aksidentet në transportin publik në vitin paraardhës.

Autoriteti përcakton shumën, mënyrën e llogaritjes dhe afatet për pagesën e kontributeve të përcaktuara në pikën 1 të këtij neni. Shoqëritë e sigurimit janë të detyruara të paguajnë kontributet brenda 15 ditëve pas marrjes së njoftimit nga Enti.

Enti është i detyruar të njoftojë menjëherë Autoritetin nëse një shoqëri sigurimi anëtare e Entit do të veprojë në kundërshtim me detyrimet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni si dhe detyrimeve që rrjedhin nga pika 2 e këtij neni.

. Nëse një shoqëri sigurimi anëtare e Entit, vepron në kundërshtim me detyrimet e parashikuara në pikën 1 të këtij neni si dhe detyrimeve që rrjedhin nga pika 2 e këtij neni Autoriteti mund t’i pezullojë përkohësisht ose mund t’i revokojë licencën për ushtrimin e aktivitetit në sigurimet e detyrueshme.

  1. Shoqëritë e sigurimit përfitojnë të ardhura që rrjedhin nga:
  2. a) arkëtimet nga rimbursimi i shumave nga personat përgjegjës për dëmet e paguara sipas pikës 1 të nenit 46 të këtij ligjit;
  3. b) 50% e vlerës së gjobave të vëna pronarit të mjetit të transportit nga policia e shtetit, kur nuk kanë lidhur kontratat e sigurimit të detyrueshëm, të parashikuara sipas këtij ligji; c) të ardhurat nga investimi i gjendjes së fondit të kompensimit;

Enti ia delegon trajtimin dhe pagesën e dëmeve çdonjërit prej anëtarëve të vet i cili është i detyruara të trajtojë dhe të paguajë dëmet e përcaktuara në pikën 1 të nenit 46 të këtij Ligji.

Shoqëria e sigurimit e cila ka trajtuar dhe paguar dëmet sipas pikës 1 të këtij neni, ka të drejtë të kërkojë nga Enti kompensimin e vlerës së dëmit të paguar dhe shpenzimeve për trajtimin e dëmeve. Autoriteti përcakton rregulla për mënyrën e kompensimit të vlerave të dëmeve të paguara dhe shpenzimeve për trajtimin e dëmeve.

Pala e dëmtuar mund të ngrejë padi gjyqësore kundër Entit ose shoqërisë së sigurimit vetëm nëse nuk ka përfituar dëmshpërblim brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së kërkesës për dëmshpërblim.

Enti duhet t’i japë palës së dëmtuar një arsyetim me shkrim në lidhje me shumën dhe pagesën e kompensimit.

Pagesa e dëmshpërblimit për dëmet e përcaktuara në pikën 1 të nenit 46 të këtij Ligji bëhet vetëm për shuma për të cilat i dëmtuari nuk ka mundësi të përfitojë nga sigurimet shoqërore ose nga ndonjë sigurues tjetër, me të cilin mund të ketë lidhur një kontratë sigurimi për të përfituar dëmshpërblim dhe brenda kufijve të përcaktuar në këtë ligj.

Autoriteti vendos gjobë nga 150 000 deri në 200 000 lekë ndaj drejtorit ekzekutiv të byrosë kur nuk menaxhon dhe përdor fondin e garancisë së kartonit jeshil./monitor/a.k

Next Post
SHBA, stuhia tropikale i drejtohet Floridas

SHBA, stuhia tropikale i drejtohet Floridas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

July 31, 2026
Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

July 31, 2026
Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

July 31, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com