• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Amerikën po e fusnin në kurth këtu në Tiranë

by Frrok Çupi
25/01/2023 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Frrok Çupi

As që u shkonte mendja këtyre të lëvizjes politike Antiamerikane të Tiranës se do t’u ndodhte kjo që u ndodhi dy herë në pesë ditë. E para u ndodhi kur Struktura e Posaçme Kundër Krimit të urdhërojë hetim dhe verifikim të pasurisë së dy krerëve të ‘Lëvizjes’, Sali Berisha dhe Ilir Meta.

E dyta, ndodhi që të hidhej në dosjet e Hetimit një provë e re e vrasjes shtetërore të 21 Janarit 2011, ku të dy krerët e Lëvizjes janë përsëri kryesorë.

Të dy këta ish-shefa të lartë të shtetit, sapo kishin ngritur një kurth ku do të binte fuqia që ka ngritur Amerika në rajon. E keni vënë re se që ditën kur ra ‘bomba’ e parë e verifikimit të pasurive, këta nuk po dinë nga t’ia mbajnë. Aq më keq, rihapja e dosjes së vrasjeve të 21 Janarit ku të dy janë ‘Siamezë’, i ka vënë në pozitat e liga të atyre komandantëve që i lënë ushtarët duke pritur urdhrin ‘kundër Amerikës!’.

Cili ishte kurthi?

Parulla politike e Berisha- Metës se ‘Ne i dalim zot vendit…, në rrezik’, paraprinte lëvizje ‘sovraniste’ që nënkupton nxjerrjen e vendit nga influencat amerikane dhe ‘sovranizëm’ nën pushtetin e kaosit. Nëse maxhoranca e votuar nuk do të ishte ‘zot i vendit’, atëherë këtë boshllëk do ta zinte kaosi i ndërtuar nga grupimi i ‘zjarrit’.

Një lëvizje e pritshme gjyqësore në Tiranë për arrestimin e Sali Berishës dhe të të birit, që vjen nga dosja e Gërdecit nga verifikimi ose sekuestrimi i pasurisë, do të shoqërohej me ‘luftë guerilase’ rrugëve të Tiranës për të rrënuar rendin dhe stabilitetin në vend. Kjo do të krijonte një ‘copy’ si Meksika para dy javësh, me të birin e El Chappos- trafikantit të madh të burgosur në SHBA. Në rrëmujën e ‘kartelit’ të Meksikës u vranë 29 vetë. Berisha dhe Meta e kanë gati një skenar të tillë, të paktën që nga muaji Maj 2021.

Me këtë rast, Amerika do të tërhiqej në një ‘hendek’ të pavlerë tiranas, por do të humbte vëmendjen në rajon.
Cilat shfaqje u panë dukshëm nga përgatitjet për ‘kurthin’?.

‘Fajkonjtë’ e Berishës nisen të duken rrugëve të Tiranës, kur në fakt janë zhdukur që në verën e vitit të kaluar, kur me sa duket e panë se ‘nuk ka shpresë’. ‘Fajkonjtë’ janë ata që kanë kryer akte terrori, që kanë manipuluar provat e vrasjeve qysh prej Remzi Hoxhës te Kosta Trebicka e deri te 21 Janari 2011. Një sy i lirë mund të vërejë këta ‘militantë’ të betuar të armatosur të Berishës, por sapo këta shfaqen në dritën e diellit, ka ndodhur që pas tyre qëndrojnë ‘të padukshmit’.

‘Lëvizja’ e shkaktuar në Tiranë do të bënte lidhje të menjëhershme me tensionin, e ndoshta luftën, e pritshme në Veri të Kosovës. Lidhjen e konflikteve në Kosovë me luftën e tij në Tiranë, Berisha e ka testuar disa herë. Më e rënda ishte pragu i luftës civile të vitit 1997 me projektin për përplasjen e armatosur të të dy ushtrive kosovare (UÇK dhe FARK). Ky projekt famëkeq u bë e mundur të neutralizohej me ndërhyrjen e SHBA. Sa e sigurt ishte kësaj here që Berisha- Meta të bënin lidhjen mes ‘ushtrisë’ së tyre në Tiranë me përplasjet në Kosovë, për ta kishin rëndësi vetëm llogaritë e tyre. Por nëse do të ndodhte, atëherë Amerika do ‘t’i zinte duart’ me Tiranën duke lënë mënjanë Prishtinën, ose e kundërta: Duke u impenjuar me Prishtinën e duke u distancuar nga Tirana.

Në të dyja rastet do të ulej vëmendja e Amerikës ( Perëndimit në tërësi) dhe faktori i tretë do të kishte fushë më të lirë në rajon. Këshilli i Sigurisë Kombëtare pranë presidentit të Republikës së Shqipërisë u mblodh menjëherë, duke dhënë sinjalin se ‘kurthi është kuptuar’ dhe se Shqipëria është faktor kryesor sigurie në rajon- siç edhe është definuar nga Shtetet e Bashkuara. Amerika dhe aleatët e BE instaluan në kufirin Serbi- Kosovë një projekt që mund të konsiderohet edhe si ‘Traktat i Paqes’ mes dy shteteve në ‘armiqësi’ në Ballkan. Projekti Francë- Gjermani parashikon vendime, projekte dhe zgjidhje ‘vetëm paqësore’ mes dy shteteve.
Konflikti ka mbetur pas, por jo aq i garantuar në Tiranë sa në Prishtinë.

Next Post
Vjosa Osmani zgjidhet e para grua në krye të Kuvendit të Kosovës

Osmani për ‘Corriere Della Sera’: Serbia imperialiste si Rusia, po përpiqet që të na destabilizojë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia sekuestron 44 kuti me fishekëzjarre, procedohet penalisht pronarja e dyqanit

Policia sekuestron 44 kuti me fishekëzjarre, procedohet penalisht pronarja e dyqanit

December 24, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesë, e Enjte 25 Dhjetor 2025

December 24, 2025
E rëndë në Shkodër/ 24-vjeçarja në timon përplas për vdekje të moshuarin

Aksidenti çon në arrestimin e 32-vjeçarit, i kishte shkaktuar mbi 300 milionë lekë dëm shtetit

December 24, 2025
Tragjedia ajrore në Turqi, autoritetet përjashtojnë sabotimin: Dyshohet për…

Tragjedia ajrore në Turqi, autoritetet përjashtojnë sabotimin: Dyshohet për…

December 24, 2025
Kryepeshkopi Joani uron Krishtlindjet: Kjo festë vjen si rreze shprese, ngushëllimi dhe paqeje

Kryepeshkopi Joani uron Krishtlindjet: Kjo festë vjen si rreze shprese, ngushëllimi dhe paqeje

December 24, 2025
Vrasja e 20-vjeçarit në Shkodër, gjykata lë në burg babë e bir të dyshuar për krimin pas konfliktit për fejesë

Vrasja e 20-vjeçarit në Shkodër, gjykata lë në burg babë e bir të dyshuar për krimin pas konfliktit për fejesë

December 24, 2025
Luftë me qindra dronë nga palët! Tjetër shpërthim i fortë në Moskë, vriten 2 policë rusë

Luftë me qindra dronë nga palët! Tjetër shpërthim i fortë në Moskë, vriten 2 policë rusë

December 24, 2025
Spiropali nga Shkupi: Shqipja, gjuhë zyrtare në RMV, të respektohet në ligj dhe në praktikë

Spiropali nga Shkupi: Shqipja, gjuhë zyrtare në RMV, të respektohet në ligj dhe në praktikë

December 24, 2025
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Dy praktika që nuk kanë lidhje me procesin e rregullt ligjor

December 24, 2025
“Ku jeni ju ambasadorë?” Boçi pas dënimit të Salianjit: Heshtja juaj po mbështet regjimin e Ramës

“Lapaj duhet të mësojë…”, Boçi: Për Salianjin nuk ka vendim për përjashtim!

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com