• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Amerikani i librit për Gërdecin: Municionet shqiptare tani përdoren nga ISIS

by
09/06/2015 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Skandali i aferës korruptive, që çoi në tragjedinë e Gërdecit është bërë libër dhe historia e djemëve që mashtruan Pentagonin falë lidhejve me botën e krimit dhe zyrtarëve të korruptuar tashmë po bëhet edhe film në Hollivud,

Në një intervistë, autori i librit Guy Lawson, shpjegon si arritën dy amerikanë të mashtrojnë Pentagonin dhe lidhjet e tyre me zyrtarët e korruptuar shqiptarë, ku personi kyç ishte djali i ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzeni. Autori i librit që po bëhet film thotë se me siguri armët e Gërdecit tani po përdoren nga ISIS në Siri e Irak. Autori flet më shumë për dy amerikanët David Packouz dhe Efraim Diveroli, por pohon se ata ia dolën falë lidhjeve me politikanët e korruptuar në Shqipëri. Për amerikanët historia është e thjeshtë, dy djem të rinj  “ia hodhën” Pentagonit, ndërsa për shqiptarët kjo “lojë” pati një fund tragjik, me 26 viktima dhe një fshat të tërë të shkatërruar.

Ju e botuat fillimisht  këtë histori në faqet e New York Times.

The Times botoi një artikull në faqen e parë,  me portretet e këtyre dy djemëve sesi ata mashtruan Pentagonin, sesi Pentagoni nuk i kishte shkruar rregullat siç duhet, sepse, unë nuk e di, ata ishin neglizhent? (mendova) “Po në qoftë se kjo ishte politika e Pentagonit? Çfarë ndodh nëse Pentagoni e dinte saktësisht se çfarë  ishte duke bërë? Çfarë ndodh nëse këta “fëmijë” ishin vetëm djem që dështuan?”

Municioni, që ishte  në qendër të kësaj historie është pothuajse me siguri duke u përdorur në Siri tani, qoftë nga ISIS ose forcat Shia që mbështet Irani”.

Nëse ju shikoni në sistemin e prokurimit të armëve,  ata dy djem ishin duke bërë pikërisht atë që qeveria dëshironte. Qeveria kishte nevojë që dikush të shkonte dhe për të blente me  çmim sa më të ulët të ishte e mundur sa më shumë municion  dhe ta çonte  atë në zonat e luftës.

Ata duhet të binin në ujdi me tregtarin e armëve zvicerane, zyrtarët e dobët dhe të korruptuar të qeverisë shqiptare, ata duhet të jepnin ryshfet dhe të paguanin zyrtarët dhe figurat e krimit të organizuar-të gjitha këto gjëra ishin të pashmangshme. Është si ajo skena në Kazablanka: “Unë jam i tronditur sesa shumë  kumar ka në këtë kazino!” Kjo është natyra e biznesit.

 Çili është rreziku i kësaj politike?

Këtu ka diçka për ju: Asnjë nga këto nuk ka ndryshuar! Rreziqet janë të dukshme me titujt çdo ditë në Siri, Irak.  Municioni shqiptaro-kinez, në qendër të kësaj historie, është pothuajse me siguri duke u përdorur tani në Siri, qoftë nga ISIS ose forcat Shia të  mbështetura nga Irani. Ju e dini, gjysma e armëve që shkuan në Irak humbën. Të humbura! Kjo politikë nuk funksionon. Këto armë janë duke bërë dëm strategjik. John McCain u citua vetëm një ditë më parë duke thënë se “ne kemi nevojë për të patur më shumë armë në Siri”.

Nga këndvështrimi juaj, a e dinin këta djem se po bënin diçka të gabuar?

Po. Të paktën dy prej tyre e dinin se ata ishin duke thyer ligjin. ( Marrë me shkurtime, pjesët për Shqipërinë nga intervista e Guy Lawson në motherjones.com)/J.H

Next Post

Cheesecake me Nutella

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lule Gjeli”, profil fals që sulmon politikanët e gazetarët

“Lule Gjeli”, profil fals që sulmon politikanët e gazetarët

July 27, 2026
Trump publikon një seri imazhesh me AI, shpëton George Washington, sulmon Iranin dhe nënkupton rikandidim në 2028

Trump publikon një seri imazhesh me AI, shpëton George Washington, sulmon Iranin dhe nënkupton rikandidim në 2028

July 27, 2026
Tragjedia në Roskovec, polici tregon minutat e negociatave: Autori më kërkoi të afrohesha i vetëm…

Tragjedia në Roskovec, polici tregon minutat e negociatave: Autori më kërkoi të afrohesha i vetëm…

July 27, 2026
Mes inflacionit dhe luftës me Iranin, demokratët besojnë se kanë shansin për të mposhtur Trumpin

Mes inflacionit dhe luftës me Iranin, demokratët besojnë se kanë shansin për të mposhtur Trumpin

July 27, 2026
Çfarë pritet në takimin Trump-Natanyahu, ja “pikat e nxehta” që kërkojnë zgjidhje

Çfarë pritet në takimin Trump-Natanyahu, ja “pikat e nxehta” që kërkojnë zgjidhje

July 27, 2026
Kuvendi mblidhet pa opozitën, Ruçi: Ndalni luftën për pushtetin e radhës

Votimi i marrëveshjes 302 milionë dollarëshe, PD bojkoton seancën e orës 15:00

July 27, 2026
Shehaj mori kopjen e dokumentit të klasifikuar dhe iku me vrap. Balla: Duhet arrestuar në flagrancë!

Rrëmbeu dokumentin sekret dhe iku me vrap, PS: Shehaj të përjashtohet me 60 ditë, kallëzim edhe në SPAK

July 27, 2026
Nuk krijojnë raporte intime! Psikologia: Ja rastet kur puna nga shtëpia është e përshtatshme

Nuk krijojnë raporte intime! Psikologia: Ja rastet kur puna nga shtëpia është e përshtatshme

July 27, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Qeveria sterile dhe prifti mëkatar

July 27, 2026
“Kemi më shumë armë se çdo shtet në botë!” SHBA hedh poshtë raportimet për shterim të municioneve

“Kemi më shumë armë se çdo shtet në botë!” SHBA hedh poshtë raportimet për shterim të municioneve

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In