Një shtetas amerikan është në procedim nga ana e Policisë për akte vandale. Sipas Policisë, J.L. 39 vjeç ka goditur ditën e djeshme në Berat xhamin e një automjeti.
Policia thotë se ai ishte në gjendje të dehur kur ka kryer aktin. Por nuk mbaron me kaq. Amerikani ka kundërshtuar edhe forcat e rendit duke mospranuar shoqërimin në komisariat. Tashmë ai ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.