• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Amerikanët në mision për të ndalur sulmin e Iranit, zbulohen detajet e takimit sekret në Teheran, çfarë u diskutua

by S T
05/08/2024 14:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Aeroporti Payam, 30 km në veri të Teheranit shërben për të zbarkuar vetëm avionë mallrash, pa fluturime të planifikuara. Të enjten e kaluar, pak orë pas vrasjes së liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, disa zyrtarë amerikanë dhe shoqëruesit e tyre nga Omani zbarkuan nga një aeroplan privat.

Grupi i vogël u fut në një hangar, ku një delegacion iranian po i priste për një takim sekret që sipas medias italine Corriere della Serra zgjati dy orë. Vizita e amerikanëve ka pasur një mision të qartë, për t’i dërguar një mesazh të Iranit nga këshilltari i sigurisë i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

“E para, se SHBA nuk dinte asgjë për planin për të eliminuar liderin e Hamasit dhe presidenti Joe Biden është i zemëruar. E dyta që Ajatollahët të mos bien në grackën e një super-sulmi, i cili vetëm do të forconte kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu. E treta se nëse Teherani nuk reagon shumë ashpër, Uashingtoni mund të heqë disa sanksione dhe të kthehet në një marrëveshje bërthamore, e cila gjithashtu u prish gjatë kohës së Trump. Dhe e katërta i kanë dorëzuar listën e dhjetë agjentëve të Mossad-it që vranë Haniyeh, të ndihmuar nga një grup mërgimtarësh afganë.”

Sipas medias italiane amerikanët përfunduan takimin duke thënë se “edhe pse nuk duam një luftë me Iranin, pozicioni jonë dihe dhe ne do ta mbrojmë Izraelin”.

Diplomacia i provon të gjitha, por e sigurt është që Pasdaran po rezervon për vete “kohën, vendin dhe mënyrën e duhur për të goditur”. Dhe raketat vdekjeprurëse Iskander që mbërrijnë në Teheran nga Rusia, të njëjtat të përdorura në Ukrainë, nuk premtojnë asgjë të mirë. As supertuneli për ministrat izraelitë i hapur në Jerusalem, “i përshtatshëm për një sulm shumëditor”.

Netanjahu thotë se është gati të rezistojë në shtatë fronte dhe goditjet që vijnë nga 1800 km larg Iranit, 1400 km nga Jemeni, 800 km nga Iraku dhe 600 km nga Siria. Por skenari është shumë i ndryshëm nga ai i luftërave me shumë fronte të viteve ’48, ’67 ose ’73, dhe askush nuk e fsheh faktin se Nahaja, forcat ajrore iraniane, në prill donin vetëm të performonin një shfaqje force me 300 dronët që u nisën me bujë dhe u kapën me lehtësi mbi Izrael.

Armët kanë ndryshuar sot dhe këtë e kanë treguar Huthët jemenas, të cilët kanë rrëzuar një dron amerikan të sofistikuar Mq-9, me vlerë 30 milionë dollarë, i cili fluturon në 15 mijë metra dhe konsiderohet pothuajse i pathyeshëm.

Perëndimorët i kanë bërë thirrje Tel Avivit që të mos nënvlerësohet forca e Teheranit. “Italianët duhet të largohen sa më shpejt nga Libani”, paralajmëroi ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani. Të njëjtën thirrje kanë bërë njëri pas tjetrit për civilët edhe amerikanët, anglezët, kanadezët, francezët dhe sauditët.

“Largohuni nga logjika e reprezaljeve”, bëri thirrje presidenti francez Emmanuel Macron së bashku me mbretin e Jordanisë, Abdallah II, ndërsa për herë të parë në 20 vjet, ministri i Jashtëm i Amanit fluturoi në Teheran. Ayman Safadi i shpjegoi presidentit të ri “reformist” Masoud Pezeshkian se edhe ai do të forcohej nëse Irani tregonte mençuri.

Tre anije u zhvendosën gjithashtu për evakuime të mundshme emergjente në Mesdhe. Dhe ndërsa daullet e një lufte rajonale bien, negociatorët po luajnë kartat e tyre të fundit.

A mund ta rimendojë Irani idenë e një sulmi? “Nuk e di”, tha Joe Biden para gazetarëve edhe pse misioni sekret amerikan në aeroportin iranian, i zbuluar fillimisht nga shtypi kuvajtian, është një nga lëvizjet e shumta në tabelën e shahut.

Në mbledhjen e G7-s të koordinuar nga Tajani u diskutuan edhe kanale të tjera ndërmjetësimi me shpjegimin se “asnjë vend nuk do të përfitonte nga një përshkallëzim i mëtejshëm”.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi që gjërat të mos shpërthejnë”, thotë Jon Finer, zëvendësi i Sullivan. Në një telefonatë në Liban nga vendet e Gjirit, Hezbollahu sakaq shpjegoi se një përgjigje ndaj Izraelit “do të kalojë vijën e kuqe” dhe do të jetë e pashmangshme, “pa u shqetësuar ne nëse kjo do të shkaktojë një luftë”.

Për arabët, data e sulmit mund të jetë 12 gushti, festa simbolike hebreje e Tisha B’av që përkujton shkatërrimin e Tempullit.

Next Post
Beleri kryetar edhe në burg / Dhuli: Ai e dinte para se të arrestohej që ka fituar. Rezultati i ngushte ishte produkt i prangave

Përçahet opozita pas zgjedhjeve në Himarë! Këshilltari i Belerit: PD ishte pro bojkotit! Demokratët s'pranonin të bëheshin komisionerë!

Comments 1

  1. Anonymous says:
    2 years ago

    Kta amerikanet eshte dashur ,te ndalonin reprezalien e kriminelt netanjahu,ka vrare 50.000 civile te pa fajshem.netajhu eshte kriminel,duke u justifikuar do vrase ulleheqsit e hamasit,vazhdonte te virstepleq,gra e femije,kto krime i ka bere vetem hitleri.prandaj netanjahu meriton denimin maksimal, per vrasjen e civilveo.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Grida Duma përplaset me Alfred Lelën, e përzë nga studio e emisionit: Atë gishtin… (VIDEO)

Grida Duma përplaset me Alfred Lelën, e përzë nga studio e emisionit: Atë gishtin… (VIDEO)

April 16, 2026
“Sekreti i fitores në Hungari është lideri”, Preç Zogaj: Në Shqipëri është bllokuar alternativa nga PD

“Sekreti i fitores në Hungari është lideri”, Preç Zogaj: Në Shqipëri është bllokuar alternativa nga PD

April 16, 2026
A mund të bjerë Rama si Orban? Dashamir Shehi: Nëse shpresa do të jetë vetëm PD me Berishën, kjo ka marrë fund

A mund të bjerë Rama si Orban? Dashamir Shehi: Nëse shpresa do të jetë vetëm PD me Berishën, kjo ka marrë fund

April 16, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore për 20 vjet

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore për 20 vjet

April 16, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Forma që po na mbyt!

April 16, 2026
“Sfida e Berishës me gjyqësorin, e zgjatur”/ Avokati Hoxha: Do deklarohet fajtor për pjesën dërrmuese të akuzave

“Sfida e Berishës me gjyqësorin, e zgjatur”/ Avokati Hoxha: Do deklarohet fajtor për pjesën dërrmuese të akuzave

April 16, 2026
Presidenti i Kosovës/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak

Presidenti i Kosovës/ Glauk Konjufca: Tërhiqem nga kandidatura nëse propozohet një emër jopartiak

April 16, 2026
Dëshmia e Ramës për çështjen “Partizani”, Baton Haxhiu: Kurth i Berishës! Dëshiron ta hapë rrugën e…

Dëshmia e Ramës për çështjen “Partizani”, Baton Haxhiu: Kurth i Berishës! Dëshiron ta hapë rrugën e…

April 16, 2026
“Përfituan 50 tendera nga qeveria”, Bardhi për grupin e Jetmir Pepës: Modeli me të cilin Rama mban pushtetin

“Përfituan 50 tendera nga qeveria”, Bardhi për grupin e Jetmir Pepës: Modeli me të cilin Rama mban pushtetin

April 16, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

April 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In