• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Amerikanët i “mbyllin” gojën Berishës: Ja si e anuloi konferencën për shtyp

by Java News
29/04/2022 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Amerikanët nuk e njohin Komisionin  e Rithemelimin si organ drejtues të Partisë Demokratike, ashtu siç nuk njohin Berishën, si lider të saj.

Për të dytën herë në katër muaj, të dërguarit e Uashingtonit, mbërrijnë në orët e fundit të përgatitjes të një evenimenti të organizuar nga ish-kryeminsitri i shpallur non grata, e që synon jo vetëm ti japë fund epokës Basha në PD, por dhe të shkëpusë çdo ndikim të mundshëm amerikan brenda selisë blu.

Të dërguarit  e departamentit  amerikan të shtetit, Karen Donfried dhe  Gabriel Escobar zgjodhën ti  japin një mesazh të fortë publik demokratëve. Drejtuesit e opozitës për Shtetet e Bashkuara të Amerikes  janë Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe Enkelejd Alibeaj.

“Mora mbështetjen e zonjës dhe të DASH dhe SHBA për mbështetjen  e fortë për një opozitë të fortë, të qëndrueshme, një opozite,  pro amerikane që sheh nga e ardhmja”– tha Alibeaj.

Një opozitë pro amerikane, ka një avantazh ndaj opozitës së Sali Berishës. Ajo është një alternativë pushteti nesër. Këtë ndryshim thelbësor e theksoi edhe Ambasada amerikane.

“Ata theksuan gjithashtu rolin e pazëvendësueshëm të një opozite të fortë në demokracinë e Shqipërisë, theksuan rëndësinë e institucioneve të forta demokratike dhe sundimit të ligjit dhe shprehën shpresën për një partneritet të efektshëm dhe që sheh përpara me popullin shqiptar, duke përfshirë edhe partitë që i përfaqësojnë ata”- thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.

Fokusi i një opozite kundër korrupsionit nuk mund të përfshijë Sali Berishën. Dhe në takimin që zyrtarët e lartë të DASH patën me Jorida Tabakun, Gazment Bardhin dhe Enkelejd Alibeajn, kjo çështje është diskutuar. Por, nëse në të shkuarën ky mesazh i thënë nga Yuri Kim, ka sjellë reagime të menjëhershme nga Berisha, sot foltorja, nuk foli.

Vizita e amerikanëve  bëri që Berisha  të anullonte konferencën  e tij të përjavshme në selinë blu. E vetmja që foli ishte Floriana Garo.

“Nesër votohet Këshilli Kombëtar”- tha Floriana Garo./tch/m.j

Next Post
FOTO nga aksidenti i rëndë në Tiranë/ Autobusi i Unazës bëhet urë mes dy brigjeve në Lanë. Poshtë tij një makinë

FOTO nga aksidenti i rëndë në Tiranë/ Autobusi i Unazës bëhet urë mes dy brigjeve në Lanë. Poshtë tij një makinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr në një lokal në Bushat, 56-vjeçari qëllon me kosore 39-vjeçarin! Vihet në pranga

Ra nga shkallët e banesës, ndërron jetë 74 vjeçari në Durrës

February 10, 2026
Shtypi gazin në vend të frenave, 44-vjeçarja përplas të ëmën me makinë, ndërron jetë

Shtypi gazin në vend të frenave, 44-vjeçarja përplas të ëmën me makinë, ndërron jetë

February 10, 2026
Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

Mësuesi rrahu nxënësin dhe u arrestua, kolegët e tij në protestë

February 10, 2026
Spiropali takim me Zëvendëssekretaren Amerikane të Shtetit: Thellim i partneritetit ekonomik e strategjik, bashkëpunim për çështje në interes të Shqipërisë

Spiropali takim me Zëvendëssekretaren Amerikane të Shtetit: Thellim i partneritetit ekonomik e strategjik, bashkëpunim për çështje në interes të Shqipërisë

February 10, 2026
“Me mikun tim të çmuar…”, Rama ndan pamjet nga takimi para darkës me Antonio Costan

Takimi Rama-Costa në Bruksel, zbardhen diskutimet! Kabineti i Presidentit të KiE: Riafirmohet mbështetja ndaj Shqipërisë!

February 10, 2026
Mbyllen hetimet për ish-kryebashkiakun Roshi! Prokuroria kërkon kalimin e dosjes për gjykim

Mbyllen hetimet për ish-kryebashkiakun Roshi! Prokuroria kërkon kalimin e dosjes për gjykim

February 10, 2026
Pretenca për ish-krerët e UÇK, Berisha: Aktakuza është ripërsëritje e propagandës ultranacionaliste serbe

Pretenca për ish-krerët e UÇK, Berisha: Aktakuza është ripërsëritje e propagandës ultranacionaliste serbe

February 10, 2026
Bordi i Paqes, Rama pritet të shkojë në Uashington për mbledhjen e parë

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

February 10, 2026
Mosvendimi i Kushtetueses, avokati: Duhet të dilte me vendim, por i futi institucionet në ngërç të rëndë

Vendimi i Kushtetueses, akademiku: Anëtarët ose janë marrë vesh me njëri-tjetrin, ose ka ndërhyrje nga jashtë

February 10, 2026
Indeksi i Korrupsionit, Transparency International publikon raportin, Shqipëria renditet në vendin e 91-të, ja ku pozicionohet Kosova

Indeksi i Korrupsionit, Transparency International publikon raportin, Shqipëria renditet në vendin e 91-të, ja ku pozicionohet Kosova

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In