• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Presidenti Trump u drejtohet kundërshtarëve: Më ndihmoni të bashkojmë vendin tonë të madh

by Java News
09/11/2016 05:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Donald Trump mban fjalimin e parë pas fitores në zgjedhjet presidenciale në SHBA, para përkrahësve të tij.
“Ju kërkoj ndjesë që ju mbajta kaq gjatë. Sapo mora një telefonatë nga Clinton. Ajo na përgëzoi të gjithëve ne për fitoren dhe unë e përgëzova atë dhe stafin e saj për fushatën e fortë. Hillary ka punuar shumë dhe për një kohë shumë të gjatë. I kemi një borxh mirënjohjeje dhe këtë e them shumë sinqerisht.
Tani ka ardhur koha që Amerika të shërojë plagët e përçarjes, të bashkohemi të gjithë. Ju premtoj se do të jem president i të gjithë amerikanëve”, tha Trump.
“Për ata që zgjodhën të mos më përkrahnin, u drejtohem për udhëzim dhe ndihmë, në mënyrë që ta bashkojmë vendin tonë të madh”.
Presidenti i ardhshëm i bëri të ditur komunitetit ndërkombëtar se ai do të ketë Amerikën në plan të parë, por do të bashkëpunojë me të gjithë dhe do të jetë i ndershëm në marrëdhënie me vendet e tjera.
Siç e kam thënë që në fillim, kjo e jonë nuk është fushatë, por lëvizje e madhe, e kryer nga miliona burra e gra punëtorë. Asnjë ëndërr nuk është shumë e madhe, asnjë sfidë nuk është e pamundur. Asgjë që dëshirojmë për të ardhmen nuk është e paarritshme. Amerika nuk do të pranojë më që të mos jetë më e mira.
Dua t’i them komunitetit botëror se, ndërsa gjithmonë do të vëmë interesin e Amerikës të parin, gjithmonë do të jemi të ndershëm me këdo. Nuk duam armiqësi, por partneritet.
Trump tha se së shpejti nis puna për ta bërë Amerikën numrin një në botë.
“Do të punësojmë miliona dhe ky vend nuk do të jetë i dyti pas askujt”, premtoi Trump, i cili e merr detyrën e presidentit në mesditën e 21 janarit 2017.
D.i.

Next Post
Kongresi amerikan autorizon të afërmit e viktimave të 11 shtatorit të padisin Arabinë Saudite

Republikanët parashikohet të dominojnë Dhomën e Përfaqësuesve me 218 vende

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com