• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 10, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Amerika nuk ka vdekur. Ajo sapo u ringjall!

by Sokol Balla
07/01/2021 15:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla

Washingtoni u gdhi me diell sot. Prej tre ditësh këtu, kjo ishte dita e parë me dritë. Dhe kjo nuk është fjali poetike. Sado diell të ketë sot mbi Washington, pak po ngroh ai, pas një nate të tmerrshme dje, kur katër veta humbën jetën në shkallët e Capitol Hill, një prej tyre, një grua, e vrarë nga policia brenda ambienteve të Kongresit Amerikan. Pavarësisht nga dielli i të enjtes, sërish Amerika u gdhi sot, si çdo ditë këto katër vjet, pa president. Shtëpia e Bardhë dje në darkë fiku dritat, jo si shenjë solidariteti, por në shenjë pasigurie. Shërbimet sekrete fikën dritat, pasi ajo nuk është më Shtëpia e Bardhë, por njolla e zezë, gjithsesi e përkohshme, e Republikës Amerikane. Një pikë e përkohshme reference, e urrejtjes. Më shumë simbol personal i humorit të errët të Donald Trump, që për 24 orë, ja doli të realizojë ëndrrën e tij, dhe jo vetëm të tij, por të gjithë Perandorisë së Errësirës, për të sjellë eklips mbi zemrën e demokracisë botërore.

Ndërsa vrapoja për t’ju larguar rrëmujës nga Pennsylvania Avenue, nga të dhunshmit që kishin pushtuar Freedom Plaza, m’u kujtua sigurisht 21 janari që po afron, m’u kujtuan ditët e errëta të 1997, m’u kujtua kuvendi i Kosovës, i Tiranës, i Beogradit, e për më keq i Shkupit. Dhuna në parlamentin ukrainas, atë turk, bombat në Tirkan afgane, kryetari i Dumës Ruse, plagosja dhe vrasja e Azem Hajdarit, horrat e Saliut ‘96, Saliut ‘97, Saliut ‘98, Saliut 2000. Çadrat e Edit, e pastaj të Lulit, dekretet e Ilirit, heshtja e Gramozit. Vrasja e Brocit, dhunimi i Brozit, nofulla e thyer e Ben Imamit, shkapetja e Blendi Gonxhes nën shkelmat e ShIK-ut, buzëqeshjet e “zgjuara” të Albinit, kur ja fuste policëve dhe hidhte gaz në Kuvend, dora e tij e ngrirë, kur organizonte protesta nga ballkoni i kryeministrisë së tij jetëshkurtër. Më bëhej sikur nga autobusët e parkuar në Arlington, nuk zbrisnin qafëkuqët e Montanës, por tropojanët e Saliut, kamzalinjtë, çunat problematikë, të Dibrës, Fierit apo Kukësit.

Të gjitha këto m’u kujtuan dje, m’u kujtuan sot, kur Amerika nisi ringjalljen e saj, së bashku me agimin e artë mbi Washington. Agimin e artë të diellit dhe jo atë të grekëve. Të artë dhe jo të kuq, si të rusëve. Por ngjashmëritë e përkohshme me të keqen, mbeten. Fox News, si syri i Presidentit dhe CNN si altoparlanti i demokratëve mbrëmë filluan të lënë solidaritetin, dhe të kërkojnë fajtorët. Kush e ka fajin përse Garda Kombëtare nuk erdhi në kohë? CNN citonte ligjin: faji është i presidentit. Fox News e gjente fajin te kryebashkiakja demokrate e Washingtonit. CNN intervistonte republikanë, që bënin si të moderuar, ndërsa Fox News, zezakë që flisnin si të bardhë nga Texas, meksikanë që flasin kundër emigracionit. Mungonte vetëm Goxhajn e shkalafitur që të fliste kundër Soros, kundër meje dhe kundër vaksinës anti-covid.

Më erdhi të qesh e të qaj, kur lexova Erdogan t’i kërkonte turqve, t’i rrinin larg shesheve amerikane se kishte protesta të dhunshme, dhe imagjinoja Edin e nënqeshur cinik që i redaktonte tekstin, duke ngrënë syfyr me të në Adakule. Mbylla sytë e s’desha ta besoja “Mrekullinë e Lulit”, që dënonte dhunën në Kongresin Amerikan dhe fantazoja Yuri Kim të mërzitur, jo nga “Luli Basha”, por nga imagjinata e shfrenuar që të krijon ideja, se baba i tij, çuni i Shiqeres, po qesh si plaku Mere nga bunkeri i tij, ku është izoluar bashkë me Salinjtë e tij, nga frika e virusit dhe e vrasjeve, që ish-salinjtë e tij, thonë se ai ka urdhëruar. Ka urdhëruar si kryeministër, si president, si Donald Trump.

Pasi kështu po thotë Amerika normale sot. Se dhuna u drejtua nga Trump. Se Trump duhet ndëshkuar. Burime flasin për aplikimin e Amendamentit 25, kur pjesëtarë të Kabinetit shkarkojnë Presidentin, për paaftësi shëndetësore dhe mendore për të qenë në krye të tyre. Pas kësaj vjen hetimi, arrestimi, dënimi dhe burgosja. Përse? Për shumë amerikanë sot, edhe ata që e votuan në 3 nëntor, Donald Trump nuk është më një president. Ai është një “thug”, një horr. Një horr me pushtet, me armë, me ushtri dhe mbështetës. Një horr, si horrat e Gardës në 21 janar 2011, një horr bulevardi, por jo si Bamir Topi i butë dhe frika e tij për të qenë president I fortë, në një ditë të vështirë për kombin e tij, por një horr politik si Saliu i 1997, që çoi familjen në Itali, si Trump Melanian në Florida dhe më pas dogji Shqipërinë. Trump është një lavire e përkohshme e pushtetit politik amerikan, një lavire bulevardi që pas 13 ditësh do jetë së paku një e shkuar për t’u harruar dhe së shumti, një burgaxhi federal. Sepse kjo është Amerika e vërtetë, jo ajo që m’u duk se pashë unë mbrëmë këtu dhe ju atje, në Tiranë, Prishtinë apo Shkup. Trump është e shkuara dhe prova më e fortë se bashkë me të, ikin dhe të gjithë ata që mendonin të ringjallej fantazma e tyre e pushtetit, përmes dhunës dhe parave nga lindja.

Sepse Amerika është Amerikë, pasi dielli lind, andej nga perëndon. Ndaj mos mendoni që tani mund të digjni Tiranën, ndizni Prishtinën, shkatërroni Shkupin, vetëm sepse këtë e bëri Donald Trump. Amerika nuk është e tija.

Amerika nuk ka vdekur. Ajo sapo u ringjall! Në Ditën e Epifanisë. Amerika është e jona. E jona është dhe Shqipëria, edhe Kosova. I përkasim njëra tjetrës. Përgjithmonë.

Duhet veç pak durim. Për amerikanët deri në 20 janar. Për ne ndoshta edhe pak më shumë. Por tashmë edhe ne, si amerikanët sot në Ëashingtonin e trembur, të ftohtë por me diell, e shohim dritën që vjen nga vija e horizontit dhe titrat përmbyllëse të një filmi të gjatë horror të cilit tashmë po I vjen fundi. Edhe Donald Trump e pa këtë: deklaroi sot në mëngjes se në 20 janar do të ketë një tranzicion normal. Jo nga Twitteri i tij, se atë ja mbyllën. Jo se do ai, porse kështu vendosën, fillimisht amerikanët, pastaj edhe institucionet.

Kanalet e zeza, u ndanë më në fund nga ato të ujërave të bardha. Nga mbrëmë u binda, që ky më në fund do të jetë një Vit I Mirë.

Washington, 7 janar 2021.

Next Post
Denaj, në Vlorë: Po aplikohen tre skema nxitëse për rritjen e punësimit

Denaj, në Vlorë: Po aplikohen tre skema nxitëse për rritjen e punësimit

Comments 3

  1. Dori says:
    5 years ago

    E ke qarëëë!!

    Reply
  2. Baca says:
    5 years ago

    Fantastik!

    Reply
  3. Labi Kurvelesh says:
    5 years ago

    Mir I the te gjitha po kur te mbërrish ketu do te versulen Berisha dhe Meta si ujku qingjit

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit për Gazment Bardhin/ Flamur Noka i dërgon mesazh Dukës: S’kam votuar për Shabanin, por…

Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit për Gazment Bardhin/ Flamur Noka i dërgon mesazh Dukës: S’kam votuar për Shabanin, por…

December 10, 2025
Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll

Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll

December 10, 2025
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

“Turp, PD tregoi që është pa kokë”/ Tërhoqën firmat për Endrit Shabanin, Sula: Opozita nuk është serioze

December 10, 2025
Zgjedhja e kreut të SPAK/ Nesturi: Të ruajë nivelin e Dumanit! Karaj: Gara mes Xholit e Brahos!

Zgjedhja e kreut të SPAK/ Nesturi: Të ruajë nivelin e Dumanit! Karaj: Gara mes Xholit e Brahos!

December 10, 2025
VIDEO- Qindra mijëra euro, armë, jelek antiplumb dhe dylbi, pamjet e momentit të arrestimit të anëtarëve të grupit kriminal “Rraja”

Goditet fisi Rraja nga SPAK, gazetarja jep detajet e forta të aksionit që sekuestroi 415 mijë euro

December 10, 2025
Murrizi: Tani ra në usta Rama, le të bëjë më dëngla se e rregullon i “dërguari special” i SHBA

“Të bëfsha… deputetë palaço”/ Murrizi kritika të ashpra PD për AP: Ata që hedhin firmat e kryetarit janë ushtarë

December 10, 2025
35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

December 10, 2025
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj: PD kishte program, statut, vizion demokratik, por u shkelën

December 10, 2025
Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Lapaj: Edi Rama ka kërkuar në Qershor të bëhemi pjesë e një qeverie me bazë të gjerë

December 10, 2025
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

35 vite nga Dhjetori ’90, Vangjeli: Ndryshimi i Shqipërisë është i jashtëzakonshëm, por duhej të ishte më mirë

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In