• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Amerika, mbetet vendi i milionerëve

by Java News
29/07/2019 23:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Amerika është vendi i miliona milionerëve.

 

Nga një popullsi prej 323 milionë banorësh që ka vendi, pothuajse 12 milionë zotërojnë të paktën nga 1 milion dollarë. Ata përbëjnë rreth 3.65 për qind të popullsisë. Përveç kësaj, në Shtetet e Bashkuara ka 607 miliarderë.

 

Revista Forbes ka hartuar një listë të njerëzve më të pasur për çdo shtet të SHBA, të cilët së bashku zotërojnë një pasuri neto prej 875 miliardë dollarësh. Dhjetë prej tyre i kanë arritur fitimet në financa dhe investime. Tetë janë pasuruar nga moda dhe shitjet me pakicë, ndërsa pesë nga industria e ushqimit dhe pijeve.

 

Por pasuritë më të mëdha kanë patur si burim teknologjinë e lartë. Të katër miliarderët në listën e njeriut më të pasur në çdo shtet zotërojnë 251 miliardë dollarë secili, ose më shumë se një e katërta e pasurive në listën e pesëdhjetëshes të marra së bashku.

 

Jeff Bezos, njeriu më i pasur në shtetin e Uashingtonit, është gjithashtu njeriu më i pasur në botë, me një pasuri neto prej rreth 157 miliardë dollarësh. Familja më e pasur në SHBA është Familja Waltons. Jim dhe Alice Walton, fëmijët e themeluesit të rrjetit Walmart, Sam Walton, janë njerëzit më të pasur në shtetet ku ata jetojnë.

 

Më shumë se gjysma e njerëzve më të pasur në listë – 60 për qind – e kanë vënë vetë pasurinë, ndërsa 21 për qind e kanë të trashëguar. Nëntëmbëdhjetë për qind janë pasuruan duke zgjeruar një biznes ekzistues që u ishte lënë nga të tjerë. Një listë e publikuar nga howmuch.com, rendit njeriun më të pasur në çdo shtet të SHBA.

 

Më poshtë është lista e 10 më të pasurve, që tregon shtetin, pasurinë neto dhe burimin e pasurisë:

 

Uashington: Jeff Bezos dhe familja, 157 miliardë dollarë, Amazon

Nebraska: Warren Buffett, 85 miliardë dollarë, Berkshire Hathaway

Kalifornia: Mark Zuckerberg, 71 miliardë dollarë, Facebook

Nju Jork: Michael Bloomberg, 53.8 miliardë dollarë, Bloomberg LP

Arkansas: Jim Walton, 51.1 miliardë dollarë, Walmart

Teksasi: Alice Walton, 50.1 miliardë dollarë, Walmart

Kansas: Charles Koch, 42 miliardë dollarë, Koch Industries

Nevada: Sheldon Adelson, 35.7 miliardë dollarë, kazino

Oregon: Phil Knight dhe familja, 35 miliardë dollarë, Nike

Virxhinia: Jacqueline Mars, 28.1 miliardë dollarë, karamelet /Voa

Next Post
Tërmet/Lëkundje në Greqi pranë Selanikut

Tërmet/Lëkundje në Greqi pranë Selanikut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Po na ndihmojnë fotovoltaikët me naftën?

April 1, 2026
“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

“Pse talleni me një popull që me zor të ka pritur?!”, Daut Gumeni kritikon SPAK: Prishtshmëritë s’po përmbushen

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In