• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Amerika i vuri ‘vizën’ Albin Kurtit

by Kimete Berisha
27/01/2023 19:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kimete Berisha

Fantazma e qeverisë! Nuk u ftua në takim nga vendi më i fuqishëm në botë – Amerika, që do të thotë se kryeministri Albin Kurti momentalisht është i padëshiruari më i madh në botë. Amerika i refuzon kriminelët e vrasësit, tradhtarët e agjentët (që punojnë për armikun)….

Por, njësoj të neveritshëm dhe të padëshiruar janë dogmatët, mendjemëdhenjtë dhe psikopatët, si Albin Kurti – i cili e konsideron Amerikën si një partner alternativ, pa të cilin – bën. Luftën kundër Amerikës e nisi duke e analizuar dashurinë e popullit shqiptarë për Amerikën. Albin Kurti doli me definicionin se ‘shqiptarët nuk e duan Amerikën – por, ia kanë frikën’.

Misioni i Albin Kurtit në pushtet ishte që ta shëronte këtë popull nga frika prej Amerikës. Dhe, për pak e shëroi…. Sëmundja e dashurisë në përgjithësi, e në këtë rast sëmundja e dashurisë për Amerikën – e mban gjallë shtetin e Kosovës.

Kur njerëzimi do të shërohet nga sëmundja e dashurisë – nga nevoja ekzistenciale dhe e tmerrshme për të qenë i sëmurë nga dashuria – atëherë ndodh fundi i tokës. Se kujt i shërben kryeministri Kurti, sherri i kujt punon kundër Kosovës dhe pikëpyetje të tjera lidhur me veprimtarinë e tij antishqiptare dhe antiamerikane – do të merret vesh!Përveç insistimit të tërbuar për prishje të miqësisë me krijuesin e shtetit të Kosovës dhe Shqipërisë (Amerikën), Albin Kurti vazhdimisht ka investuar në një luftë qytetare mes shqiptarëve, duke filluar nga distancimi, rivaliteti falls dhe prishja e raporteve me Shqipërinë zyrtare.

S’ka lënë gjë pa bërë për t’ia nisur ‘asaj’ lufte… Ka investuar në zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët dhe ka punuar për t’i varfëruar dhe trishtuar shqiptarët. Qeveria e tij ua ka mohuar shqiptarëve jetën…nga degradimi i shëndetësisë, nënçmimi i mjekëve dhe mësimdhënëse, nga refuzimi për t’ua pranuar stazhin pensionistëve – deri te dyfishimi i çmimit të tatimit në pronë – si akt i kryer – pa paralajmërim.

Ka premtuar padi ndaj Serbisë për krime dhe gjenocid kundër shqiptarëve – por zyrtarisht i ka mohuar krimet e Serbisë…. Nuk është qetësuar pa i mohuar viktimat shqiptare të shtetit serb, e ka glorifikuar vrasësin e civilëve shqiptarë dhe pa pushim ka provokuar hakmarrje e gjakderdhje, vetëvrasje e vrasje. (Duhet të paditet dhe të hetohet për punën e tij në zhbërjen e lirisë e të pavarësisë së Kosovës; prishjen e raporteve me perëndimin; ndarjen e popullit dhe nxitjen e luftës qytetare).

Sot, pasi nuk u ftua nga Ambasada amerikane për ta përfaqësuar politikën zyrtare të Kosovës, dhe pasi që u gjet zëvendësiimi (alternativa) për të – kryeministri fantazmë tha se Amerika dhe BE e kanë kërcënuar Kosovën me sanskione – nëse nuk bëhet siç thonë ata – pra, nëse nuk implementohen marrëveshjet që qeveritë e Kosovës i kanë nënshkruar.

Që kjo nuk është e vërtetë, e dëshmon fakti se sot Amerika e sanksionoi vetëm kryeministrin Albin Kurti – i cili që nga dita e parë në pushtet e ka sabotuar çdo ide, çdo projekt dhe çdo iniciativë amerikane për zhvillimin e Kosovës. Albin Kurti me arrogancë dhe vetëbesim e ka nënçmuar Amerikën, përfaqësuesit amerikanë, si të padenjë – për ‘lartmadhërinë e tij’!

Qeveria Kurti është vetëm një alternativë, nuk pyetet për të ardhmën e Kosovës – prej sot. Albin Kurti është i shkarkuar, de fakto. Kosova, sherri i tij, duket si në gjendje lufte – një çmendinë diktatoriale, ku bota perendimore detyrohet të lyp çare tek opozita dhe shoqëria civile – për t’u çliruar nga këmisha e bardhë me zingjirë, me të cilën e ka lidhur Kosovën kryeministri Albin Kurti.

Qeveria Kurti është sot një qeveri pseudo-diktatoriale, e leçitur nga perëndimi, është një qeveri e braktisur, nga e cila më nuk varet e ardhmja e Kosovës. Thjesht është qeveri fantome – që përndjek rrugët e vetmuara! P.S.  Last online 15 years ago!

Next Post
Intervista për VOA/ Pas takimit me Austin, Peleshi: Jemi krah më krah me SHBA, kemi shumë arsye për t’u ndjerë të sigurtë në Shqipëri

Intervista për VOA/ Pas takimit me Austin, Peleshi: Jemi krah më krah me SHBA, kemi shumë arsye për t’u ndjerë të sigurtë në Shqipëri

Comments 1

  1. L.Xh says:
    4 years ago

    Heu bre Kimete, bukur shumë kur dashke (dojke – zhargoni juaj) shkruan mirë e bukur shqip, që të të kuptojmë edhe ne “pas perdes së hekurt” të çiftit Albin Kurtiq dhe Vjosa Osmanagiqit…..
    S’kam ç’të të them tjetër, mbasi të tjerat i ke thënë Ti,mnë mënyrë ekzemplare.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In