• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Amerika i quan sulmet izraelite të tmerrshme, në Gaza u vranë 140 persona, në Liban 77 viktima

by A R
30/10/2024 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tragjeditë me civilë në Gaza dhe Liban po marrin përmasa horror. Sipas asaj që raportohet nga mediat ndërkombëtare, të paktën 143 persona, shumica gra dhe fëmijë, u vranë nga sulmet e Izraelit në enklavën Palestineze. Ndërsa në Liban janë vrarë 77 persona në orët e fundit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër sulmet vdekjeprurëse të Izraelit, veçanërisht ato në Rripin e Gazës që shënjestruan një bllok banimi për të zhvendosurit.

“Jemi shumë të shqetësuar nga humbja e jetës së civilëve në këtë incident. Është një zhvillim i tmerrshëm me rezultat horror. Nuk mund të flas për bilancin total të viktimave, por ka raportime për dhjetra fëmijë të vrarë në këtë incident. Nuk ka asnjë dyshim, një numër i konsiderueshëm prej tyre janë fëmijë që po kërkonin t’i shpëtonin efekteve të kësaj lufte prej më shumë se një viti tani. Kemi kontaktuar qeverinë e Izraelit dhe e kemi pyetur se çfarë ndodhi atje. Nuk i dime ende rrethanat, por nuk kemi marrë shpjegime të plota nga ata”, tha zëdhënësi i DASH, Miller.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit tha se humbja tragjike e jetës së civilëve është një tregues që kjo luftë duhet të përfundojë. Në drejtimin e paqes ka pasur një bisedë telefonike mes ministrave të jashtëm të Egjiptit dhe Katarit për të ulur armët në Gaza dhe Liban.

Ata folën për nevojën e një armëpushimi të menjëhershëm dhe lejimin e hyrjes së ndihmave humanitare, gjithashtu edhe shmangien e një zgjerimi të hartës së luftës në Lindjen e Mesme. Mediat ndërkombëtare raportojnë se presidenti amerikan, Joe Biden, mund të vizitojë Izraelin për të takuar kryeministrin Benjamin Netanjahu dhe zyrtarë të tjerë, shkruan A2.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë do të diskutojë një armëpushim mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban. Sa i përket planit të paqes për Gazën, raportohet se në të përfshihet 1 muaj armëpshim në këmbim të lirimit të 11 deri në 14 pengje izraelite që janë në duart e Hamasit.

/a.r

Next Post
Këmbëngulja e një të dyshuari fajtor të luftojë me duar bosh

“Ka video dhe…”, Ahmetaj ka pranuar të bashkëpunojë me SPAK? Ish-zv.kryeministri telefonon në emision

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    1 year ago

    I gjithe ky genocid,qe behet nga netatanjaju krimineli i izraelit,behen edhe me aprovimine SHBA,.Po te doje SHBA,e ndalon menjihere gjakderdhjen e popullit te pa fajshem,femijve,grave e pleqve,ne Gaza.Ushtaret e urdheruar nga krimineli netanjahu,te vrasin drejtuesit e hamasit.Por kurrsesi,zduhet me protekstin se po vrasim,drejtuesit e hamist,ata vrasin popullin e pa mbrojtur ne Gaza qedhimisht.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Dogji automjetin e një personi, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim ai që porositi krimin

April 2, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

A është ngadalësuar procesi i integrimit në BE? Rama: Jemi refuzuar 3 herë…

April 2, 2026
Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

April 2, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Ibsen Elezi: Berisha po zvogëlon PD, nuk ka më shumë se 25 mijë vota

April 2, 2026
Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

April 2, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Gara për kreun e PD, Salianji: Frika e lidershipit ka baza reale, demokratët të dëshpëruar me Berishën

April 2, 2026
Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

April 2, 2026
Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

April 2, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Tensionet gjeopolitike, BSH: Duhet kujdes dhe ruajtje e rezervave për t’u përballur me pasojat

April 2, 2026
“Engjëll Agaçi ka kaluar një sëmundje të rëndë”, Klosi: Marrja e laptopit dhe kontrolli i BKH nuk janë të vërteta

Kritikat e Spiropalit, Klosi: Do kalojë si çështje, është kontributore në PS

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In