• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Amerika e ka refuzuar Trumpizmin

by Java News
08/11/2018 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Robert Reich

(Newsweek, përgatiti JavaNews)

Askush nuk e priste seriozisht që Senati të rrokullisej, sepse demokratët duhej të mbronin 26 vende në atë dhomë, krahasuar me vetëm nëntë të mbajtura nga republikanët. Beteja e vërtetë ishte Shtëpia, ku demokratët duhej të arrinin një fitore prej 23 vendesh për të marrë 218 të nevojshmet për të krijuar shumicën.
Dhe ata e bënë.

Trump nuk ishte në fletën e votimit, por i bëri zgjedhjet si një referendum për veten e tij. Pra, amerikanët u kthyen kundër republikanëve të Shtëpisë që duhet të kishin vepruar si një kontroll mbi të, por nuk bënë asgjë – në shumë raste duke i zmadhuar fyerjet e tij.
Kombi e ka hedhur poshte Trumpin, por mos besoni asnjë moment se makthi jonë mori fund. Ai e mban ende të pushtuar Shtëpinë e Bardhë, dhe me gjasë do të jetë atje për dy vite të tjera.

Partia Republikane vazhdon ta kontrollojë Senatin.

Fox Neës është ende ministria e propagandës së Trump. Lidhja mes tyre është e qartë. Populli amerikan do t’i nënshtrohet më shumë gënjeshtrave dhe urrejtjes së Trump, që përforcohen nga republikanët e Senatit dhe Fox Neës.

Trump mund të dënojë cilindo demokrat të Dhomës për çdo gjë që shkon keq. Politika amerikane pothuajse me siguri do të bëhet edhe më e dendur, më e ashpër dhe më e shëmtuar. Ne do të përçahemi thellë prej zemërimit.

Më shqetësuese është se Amerika ende nuk do t’i përgjigjet kërcënimeve reale që vazhdojnë të rriten, të cilat Trump i ka përkeqësuar – ndryshimet klimatike, ndërhyrja e huaj në zgjedhje, sistemi i shtrenjtë shëndetësor e të tjera.

Amerika do ta kapërcejë dhe do ta ndryshojë Trumpizmin. Sfida më e vështirë do të jetë ndryshimi i pushtetit të Trumpit. Disa fajësojnë racizmin dhe nativizmin. Por këto toksina kanë helmuar Amerikën që nga themelimi i Republikës. Ajo që është e re, është rrëshqitja e gjatë ekonomike e dhjetëra milionë amerikanëve që punojnë, shumica e tyre të bardhë dhe pa diploma universitare.

Ata dikur ishin themeli i Partisë Demokrate, shumë prej tyre anëtarë sindikatash.
Ndërkohë, shumica e fitimeve ekonomike kanë shkuar në nivelin më të lartë prej 1 për qind, pasuria e të cilës tani është më e madhe se pasuria e kombinuar e 90 për qind të fundit – duke u dhënë atyre muskuj të mjaftueshëm politik për të kërkuar shkurtime taksash, subvencione korporative dhe rregullim rregullativ . Këta nga ana e tyre kanë krijuar edhe më shumë pasuri.

Të gjitha ishin trende përpara Trump. Megjithatë, demokratët nuk arritën t’i ndryshonin ato, edhe pse demokratët e pushtuan Shtëpinë e Bardhë shumicën e këtyre viteve (dhe gjatë katër prej tyre kontrolluan të dyja shtëpitë e Kongresit).

Trump e ka përkeqësuar duke ulur taksat mbi korporatat e pasura.
Vendet e punës mund të rikthehen, por ata paguajnë, veçanërisht krahasuar me kostot në rritje të strehimit, kujdesit shëndetësor dhe arsimit. Dhe ata janë më pak të sigurtë se kurrë. Një në pesë tani punon me kontratë por pa asnjë sigurim të papunësisë, pushim mjekësor, apo kursim të pensionit.
E cila me sa duket është arsyeja pse Trump vendosi ta fokusojë ligjëratën në urrejtje dhe frikë dhe jo në ekonomi.

Ai në këtë mënyrë krijoi një hapje të madhe për demokratët që synonin vitin 2020. Ata mund të bëhen partia e 90 përqindëshit të fundit duke krijuar një koalicion multi-racor dhe multi-etnik për të hequr kontrollin e ekonomisë dhe demokracisë.
Ata do të përqëndrohen në dy gjëra të mëdha: së pari, rritjen e fuqisë blerëse të 90 përqindëshit përmes sindikatave më të forta, një subvencion më të madh të pagave (duke filluar me një taksë më të madhe të fitimit të të ardhurave) dhe kujdes shëndetësor për të gjithë.

Së dyti, të marrin para nga politika përmes financimit publik të zgjedhjeve, zbulimi i plotë i të gjitha burimeve të financimit politik
Demokratët nuk duhet të provojnë të lëvizin në “qendër”. Qendra nuk ekziston më, sepse shumica e amerikanëve nuk janë më të “djathtë” apo të “majtë”.

Shumica dërrmuese e amerikanëve tani janë anti-estabilishment, dhe kjo kuptohet.
Zgjedhja praktike është ose populizmi autoritar i Trump-it, i mbështetur nga interesat e parave, ose nga një populizëm i ri demokratik i mbështetur nga pjesa tjetër.
Drejtimi nuk mund të ishte më i qartë. Është ora e demokratëve.

Perktheu Ardit Rada

Javanews.al

Next Post
Ekstremistët grekë thirrje nacionaliste në Bularat: Vorio Epiri është Greqi!

Ekstremistët grekë thirrje nacionaliste në Bularat: Vorio Epiri është Greqi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In