• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 24, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Amerika denoncon retorikën bërthamore të Rusisë/ Blinken: S’ka shenja se Putin do të përdorë armë

by A M
16/06/2023 21:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtëpia e Bardhë denoncoi të premten komentet e Presidentit rus Vladimir Putin mbi përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore, por tha se Shtetet e Bashkuara nuk ka bërë asnjë ndryshim që lidhet me kapacitetet bërthamore të vendit, si përgjigje ndaj kësaj retorike.

Komentet e Shtëpisë së Bardhë pasuan fjalimin e Presidentit rus Vladimir Putin në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut. Zoti Putin tha se teorikisht Rusia mund t’i përdorte armët bërthamore nëse do të ekzistonte një kërcënim ndaj integritetit territorial të saj. Por shtoi se vendi i tij nuk ndodhej përballë një nevoje të tillë.

“Armët bërthamore janë prodhuar për të garantuar sigurinë tonë dhe ekzistencën e shtetit rus, në kuptimin më të gjerë të fjalës, por ne nuk kemi një nevojë për t’i përdorur ato”, tha zoti Putin.

Si përgjigje ndaj pyetjeve te gazetareve në bordin e avionit presidencial ‘Air Force One’, zëvendës sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Olivia Dalton, ripohoi gjithashtu angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj parimit të NATO-s për mbrojtje kolektive.

Duke iu referuar komenteve të zotit Putin, Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha të premten se nuk ka sinjale se Rusia po përgatitet të përdorë armë bërthamore dhe se Shtetet e Bashkuara nuk shohin asnjë arsye për të bërë ndryshime në gatishmërinë bërthamore të vendit.

Putin: Ekonomia ruse është e fortë; Zelensky ‘turp për popullin hebre’

Të premten në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, Presidenti Vladimir Putin foli me nota pozitive mbi të ardhmen e ekonomisë ruse, pavarësisht sanksioneve të rënda perëndimore, të vendosura për shkak të luftës në Ukrainë.

Zyrtarët dhe investitorët perëndimorë i qëndruan larg forumit të këtij viti, i cili prej dekadash është konsideruar si organizimi kryesor i Rusisë për tërheqjen e kapitalit të huaj dhe ndonjëherë krahasohet me Forumin Ekonomik Botëror të Davosit.

Më herët Kremlini u ndaloi gazetarëve nga vende që Rusia i konsideron si “jomiqësore”, që të mbulojnë punimet e forumit, i cili nisi të mërkurën dhe vazhdojnë deri të shtunën. Moska ka vendosur një përcaktim të tillë për shumë vende, mes tyre Shtetet e Bashkuara, Kanadanë, anëtarët e Bashkimit Evropian dhe Australinë, si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve perëndimore të lidhura me Ukrainën.

Megjithatë gjatë seancës plenare të forumit, zoti Putin tha se: “Ne nuk jemi kthyer në rrugën e vetëizolimit. Por krejt e kundërta ka ndodhur. Ne kemi zgjeruar kontaktet me partnerë të besueshëm dhe të përgjegjshëm, në vendet dhe rajonet që shërbejnë si motor e nxitës të ekonomisë botërore sot. Do të doja ta ritheksoja: këto janë tregjet e së ardhmes dhe të gjithë e kuptojnë këtë qartë“, tha ai.

Zyrtaret nuk publikuan ndonjë listë të bizneseve të huaja që marrin pjesë në forum, por në programin e tij që parashikonte më shumë se 100 diskutime, shfaqeshin një shumicë e theksuar folësish me origjinë nga Rusia.

Ndërsa në një nga seancat e forumit Rusia u shpall si një “qendër globale teknologjike”, në të tjera u pranua në heshtje, izolimi ekonomik në rritje i Moskës, që kur trupat e saj u futën në Ukrainë në shkurt të vitit të kaluar.

Presidenti Putin mbrojti gjithashtu me forcë dërgimin e trupave ruse në Ukrainë dhe përsëriti pretendimet e tij se Kievi drejtohet nga një regjim neo-nazist, pavarësisht nga rrënjët hebraike të Presidentit Volodymyr Zelenskyy.

“Miqtë e mi hebrenj thonë se Zelenskyy nuk është hebre, por një turp për popullin hebre”, tha zoti Putin.

Ndërkohë në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, u dëgjuan të premten sirenat që paralajmëronin për sulme të mundshme ajrore ndërsa një delegacion udhëheqësish nga shtete afrikane po takoheshin me përfaqësues të qeverisë ukrainase, me shpresën për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Kievit dhe Moskës.

Në një postim në rrjetet sociale Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko njoftoi për një shpërthim në një nga lagjet e qytetit, në ‘Podil’.

Gjenerali amerikan Mark Milley, Shefi i Shefave të Shtabit të Bashkuar u tha gazetarëve në Bruksel se Ukraina “po bën përparim ndërsa pranoi se po zhvillohet një luftë shumë e vështirë dhe shumë e përgjakshme”.

Ai shtoi tha se morali i trupave ruse nuk është i lartë dhe atyre po u mungon roli udhëheqës.

Të enjten Sekretari i Përgjithshëm i aleancës Stoltenberg tha se Kievi ka shënuar përparim “për shkak të trimërisë dhe aftësive të ushtarëve ukrainas. Por ai theksoi se përparimi ishte gjithashtu tregues i mbështetjes që aleatët e NATO-s i kanë dhënë Ukrainës, çka po sjell sipas tij ndryshim në fushën e betejës”.

Next Post
Sylvinho: Ndaj Moldavisë është një nga finalet

Sylvinho: Ndaj Moldavisë është një nga finalet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

ANALIZA/ Pse shumë udhëheqës po paralajmërojnë luftë me Rusinë?

December 24, 2025
Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

Aksidentoi për vdekje një 65-vjeçar në Bulevardin “Bajram Curri”/ AMP arreston policin

December 24, 2025
Viti i Ri nis me mësim online për studentët/Filologjia nis më 5 janar

“Studentët me mesataren më të lartë zgjedhin privatët”/ Raporti i QSHA: Janë 10 mijë vende bosh në Universitet

December 24, 2025
Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

Festat e fundvitit, Marinsat e SHBA dhurojnë lodra për fëmijët e shtruar në Pedriatrinë e QSUNT

December 24, 2025
Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

Tre ditë para zgjedhjeve, Serbia hap vende të reja pune në institucionet e saj shëndetësore në Kosovë

December 24, 2025
Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

Dosja e tij kaloi për gjykim, reagon mjeku Prifti: Ftoj çdo pacient të vijë të dëshmojë! Pas 5 vitesh zhdukje provash e manipulimesh …

December 24, 2025
Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

Rritja ekonomike 3.75%/ Turizmi, pagat dhe ndërtimi në rritje, në rënie bujqësia, peshkimi dhe përpunimi

December 24, 2025
Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

Operacion antidrogë në Pogradec, sekuestrohet lëndë narkotike, një i ndaluar! Kontrolle në lokale

December 24, 2025
“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

“S’është koha për të rritur partinë”, Lapaj sqaron arsyet pse nuk iu bashkua protestës së PD para Kryeministrisë

December 24, 2025
Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

Ukraina feston Krishtlindjet në errësirë, sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të furnizimit me energji

December 24, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com