• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Amerika armatos Shqipërinë/ Zëdhënësi i DASH: Aleatët e NATO-s do zëvendësojnë rezervat që u prekën nga dhurimet për Ukrainën

by Java News
26/04/2022 20:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se Shqipëria dhe disa vende tjera të rajonit të Ballkanit do të jenë përfituese të ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe vende të tjera aleate dhe partnere.

Të hënën, sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dhe sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin, njoftuan se nga 713 milionë dollarë ndihma ushtarake, rreth 322 milionë janë caktuar për vetë Ukrainën, ndërsa 400 milionë dollarë financime të reja ushtarake të huaja janë caktuar për 15 vende të tjera në Evropën Qendrore dhe Lindore, si edhe në Ballkan.

Zëdhënësi i tha Zërit të Amerikës se me këtë shumë do të ndihmohen aleatët e NATO-s të përmbushin rezervat e tyre të prekura nga dhurimet për Ukrainën.

Mbështetja prej më shumë se 322 milionë dollarësh për Ukrainën dhe do të rrisë më tej aftësinë e saj për të mbrojtur veten në luftën e vazhdueshme me Rusinë. Ky investim do të ofrojë mbështetje për një gamë të gjerë mundësish për Ukrainën, duke përfshirë sistemet e armëve standarde të prodhuara jashtë aleancës së NATO-s, të ndihmojë Forcat e Armatosura të Ukrainës të kalojnë në sistemet e NATO-s me rreze të gjatë veprimi, si artileria dhe të mbështesin aftësitë e mbrojtjes ajrore.

Gjeorgjia, tha zëdhënësi, gjithashtu do të marrë 35 milionë dollarë fonde për pajisej përfshire një sistem të përparuar të të dhënave taktike të artilerisë në terren dhe mundësi për mbrojtjen kibernetike.

Pjesa e mbetur e paketës prej 713 milionë dollarësh, do të ofrojë artikuj mbrojtjeje, trajnime dhe shërbime për rajonin Evropian ku përfshihen Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Estonia, Letonia, Lituania, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Rumania dhe Sllovenia. Nga kjo shumë do të do të përfitojë edhe Republika Çeke dhe do të sigurohet mbështetje shtesë për Bosnjën e Hercegovinën nën Fondin Kundër Ndikimit Rus. /VOA

g.kosovari

Next Post
Akuzat ndaj Yuri Kim/ Mustafaj “këshillon” Berishën: S’bën mirë që përplaset me ambasadoren, përfaqëson SHBA

Akuzat ndaj Yuri Kim/ Mustafaj "këshillon" Berishën: S'bën mirë që përplaset me ambasadoren, përfaqëson SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

March 30, 2026
Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

March 30, 2026
Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

March 30, 2026
Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

March 30, 2026
Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

March 30, 2026
“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

March 30, 2026
I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

March 30, 2026
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

March 30, 2026
Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

March 30, 2026
Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

Konsultime për sigurinë dhe mbrojtjen në Bruksel midis BE-së dhe Kinës

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In