• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Amendimi i ligjit, si ndryshojnë rregullat për peshkimin

by A R
20/07/2018 18:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ligji “Për peshkimin” është ai që rregullon aktualisht gjithë aktivitetin e peshkimit në territorin e vendit por qeveria ka vendosur që të bëjë disa ndryshime duke përfshirë në këtë ligj disa aspekte të parregulluara më parë por edhe rregulla të reja për ata që janë tashmë në këtë sektor.

Referuar një drafti të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nxjerrë për konsultim këtë të enjte përcaktohet saktë se çfarë quhet peshkim tregtar artizanal duke e përafruar atë me konceptin ndërkombëtar.

“Peshkim tregtar artizanal ose peshkim bregdetar artizanal, është peshkimi tregtar që zhvillohet nga anije më të vogla se 12 metra dhe që nuk përdorin vegla peshkimi fundor me ose pa timon, vegla peshkimi me tërheqje të peshkimit pelagjik me timon ose çift pelagjik, rrjeta binjake me timon dhe draga hidraulike” thuhet në draftligj.

Për rastin e përshkrimit tregtar ose peshkimit bregdetar artizanal ligji përcakton se subjektet duhet të jetë të përfshira në organizata të menaxhimit të peshkimit në nivel qarku apo formë më të madhe.

Këto organizata mund të përfitojnë të drejtën e transferimit infrastrukturës së peshkimit por paraprakisht duhet që të vërtetojnë përmes bilancit kontabël situatën e tyre. Përfitimi I të drejtës së infrastrukturës së peshkimit automatikisht I ngarkon organizatat me detyrime që nisin me koston e mirëmbajtjes dhe përdorimit, trajtimi në mënyrë të barabartë I anëtarëve duke mbrojtur interesat e përdoruesve dhe shfrytëzimi sipas parimeve të mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Po kështu organizata është e detyruar të lejojë çdo mjet lundrues peshkimi, që është pronë ose drejtohet nga një person, i cili nuk është anëtar i organizatës, të përdorë portin ose qendrën e peshkimit që i është transferuar asaj. E njëjta gjë vlen edhe për personat, të cilët nuk janë anëtarë të organizatës, të hyjnë në port ose në qendrën e peshkimit.

“Çdo person, i cili hyn ose shfrytëzon portin ose qendrën e peshkimit, që i është transferuar një organizate dhe që nuk është anëtar i saj, duhet të veprojë në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore, që rregullojnë veprimtarinë e portit ose të qendrës së peshkimit, dhe me rregulloret e organizatës. Tarifat që organizata ofron për shërbimet për një mjet lundrues peshkimi, që është pronë a drejtohet nga një person, i cili nuk është anëtar i organizatës, janë më të larta se tarifat për mjetet lundruese të anëtarëve të saj, por, në çdo rast, jo më shumë se dyfishi” përcakton draftligji.

Nga ana tjetër për herë të parë drafti mbulon edhe një pjesë të peshkrimit që sot nuk rregullohet me ligj. “E drejta e peshkimit për format e tjera të peshkimit në det, pa përdorimin e mjeteve lundruese, fitohet nëpërmjet konkurrimit publik. Procedura e konkurrimit publik përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave” thuhet në draftligj.

Sipas shpjegimit të relacionit ky ndryshim mbulon një numër aktivitetesh si grumbullimi i molusqeve dykapakorë, bilancet apo stavniket etj., që zhvillohen në bregdet pa mjete lundruese, të cilët duhet ti nënshtrohen konkurrimit publik./Monitor/a.m.

Next Post
Durrsakja në hall me ish-bashkëshorten e burrit, e ndalon në rrugë dhe…

Gruaja largohet nga banesa me dy fëmijët, burri kërkon ndihmë në polici

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

November 10, 2026
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat! Në 2024 u miratuan projekte me vlerë 1 miliard euro

Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive

November 10, 2026
SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Agron Duka: Jam kundër primareve, opozita të bashkohet për një kandidat në Durrës

November 10, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e martë 10 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 10, 2026
A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

November 10, 2026
Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

Moti për sot me kthjellime dhe alternime vranësirash

November 10, 2026
ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

ADN-ja në shishe tradhton shqiptarin në Angli, dënohet për 9 grabitje me mbi 500 mijë paund

November 10, 2026
Nga sot 40% më pak autobusë në Tiranë, shkak çmimi i naftës

Transporti publik kërkon TVSH 6%, paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In