• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Amendamenti për ish-pronarët, Bylykbashi: Borxh që duhet ta shlyejmë; Manja: Propagandë bajate

by A R
03/12/2024 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja e fondeve për kompensimin e ish-pronarëve ishte amendamenti që propozoi deputeti demokrat Oerd Bylykbashi në parlament. Ai u shpreh se qeveria e ka ulur fondin në buxhetin e këtij viti sepse socialistët nuk duan të kompensojnë ish-pronarët.

“Në vitin 2024, buxheti parashikonte 5 mld lekë për kompensimin financiar. Këtë vit e keni ulur me 2 mld, e keni çuar në 3 sepse ka një arsye shumë të thjeshtë. Ju thjesht nuk doni ta bëni këtë. Në 12 vitet e qeverisjes suaj keni prodhuar një mekanizëm për kthimin dhe kompensimin e pronës që ka një synim si mos ta kthejë pronën dhe atë që më pas ju thoni që ju takon kompensimi, as atë mos ta marrin. Kur i vjen radha i degdisni nëpërmjet një sistemi gjyqësor që i mban zvarrë për 8 10 12 vjet”, tha Bylykbashi.

Sipas tij qeveria ka thelluar borxhin që shteti ka me ish-pronarët dhe të përndjekurit politikë. Sipas tij këtë borxh “duhet ta shlyejmë sa më parë”.

“Ju keni zëvendësuar grykën e pushkës të ’44 me kontrata për koncesionarët sepse shpresoni që Kodi Civil ta mbrojë grabitjen që keni bërë. Pronën nuk ua jepni pronarëve, por strategjikëve tuaj, shpeshherë edhe qesharakë, komedianë. Ia keni marrë qytetarëve 80 vjet përpara dhe nuk ia ktheni. Kompensimi financiar duhet të jetë ai kamzhiku që i detyrën të gjithë, parlamentin, të parin, qeverinë po ashtu që për hir të këtij detyrimi të madh që ka të përpiqet të bëjë çmos që pronën ta kthejë të lirë tek pronarët”, tha Bylykbashi.

Atij iu përgjigj Ministri Ulsi Manja. Në replikën e tij, Manja tha se kjo që po bën opozita sot në Kuvend është një propagandë bajate.

“Kemi kompensuar 1626 subjekte, ca është kjo propagandë bajate? Ne ish-pronarët janë votuesit historikë tuajit, por ju përherë i keni shfrytëzuar për vota dhe në asnjë moment nuk jeni ndalur të qani hallet e tyre. Ju vini e propozoni një amendament që është diskutuar, po ua them unë. Buxheti për ish-pronarët do të jetë 5.3 mld në 2026-ën, 5.3 mld në 2027-ën dhe 7.63 mld në 2028-ën.

Për vitin buxhetor do të jetë 3 mld buxheti. Nese kemi nevojë për para, të jesh i bindur se fondi prej 3 miliard është i dedikuar, kjo qeveri e ka qesen hapur. Nëse do përgjigje për ish-të përndjekurit politikë, do ta jap përgjigjen kur të jetë amendamenti. Fatmirësisht ish-pronarët presin nga ne, jo nga ju! Sepse ju e keni provuar me vepra”, tha Manja.

Në fund me 28 vota pro e 65 kundër u rrëzua edhe amendamenti i deputetit të PD, Oerd Bylykbashi për kompensimin e pronave.

/a.r

Next Post

Kuvendi pritet të miratojë buxhetin 2025, ja si do shpërndahen 8.2 mld euro! Rrëzohen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave,  kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

Ndryshojnë rregullat për zhdoganimin e makinave, kilometrat do të ndikojnë në vlerën e automjetit

September 19, 2026
Avionët luftarakë ngrihen në aksion pas shkeljes së hapësirës ajrore mbi Camp David, aty ku po qëndronte Trump

Avionët luftarakë ngrihen në aksion pas shkeljes së hapësirës ajrore mbi Camp David, aty ku po qëndronte Trump

September 19, 2026
Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

Zgjedhjet në Rusi nën tension/ Denoncime për manipulime, kufizime ndaj vëzhguesve dhe presion mbi votuesit

September 19, 2026
Majko: Opozita boll shëtiti rrugët, t’i përvishemi punës së bashku

Ku gabuam…?

September 19, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Kazerma e GJKKO-së së Shkallës së Parë duhet bojkotuar komplet!

September 19, 2026
Dokumenti zbardh takimin sekret në Hagë, Jack Smith i shpallte të dënuar me burgim të përjetshëm ish-krerët e UÇK-së që në vitin 2020

Dokumenti zbardh takimin sekret në Hagë, Jack Smith i shpallte të dënuar me burgim të përjetshëm ish-krerët e UÇK-së që në vitin 2020

September 19, 2026
Tirana në qendër të sigurisë SHBA-Europë, FBI sjell në Shqipëri ekspertët për krimin, terrorizmin, dronët dhe paratë e krimit

Tirana në qendër të sigurisë SHBA-Europë, FBI sjell në Shqipëri ekspertët për krimin, terrorizmin, dronët dhe paratë e krimit

September 19, 2026
NATO përgatitet për skenarin e sulmit ndaj një vendi anëtar, Cavo Dragone zbardh planet e mbrojtjes

NATO përgatitet për skenarin e sulmit ndaj një vendi anëtar, Cavo Dragone zbardh planet e mbrojtjes

September 19, 2026
Ndizen sirenat e alarmit! Pikaset avion mbi Camp David ku po qëndronte Trump, F-16 ngrihet në ajër për ta larguar nga zona e kufizuar

Ndizen sirenat e alarmit! Pikaset avion mbi Camp David ku po qëndronte Trump, F-16 ngrihet në ajër për ta larguar nga zona e kufizuar

September 19, 2026
“Do të vazhdojmë betejën për drejtësi”, Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi

“Do të vazhdojmë betejën për drejtësi”, Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi

September 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com