• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambulanca shtesë dhe pavione të dedikuara/ Manastirliu prezanton planin e masave për ndeshjen e Conference League

by A R
24/05/2022 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Autoambulanca shtesë, stafe mjeksore dhe pavione të dedikuara po përshtaten nga Ministria e Shëndetësisë në kuadër të ndeshjes së Conference League që do të luhet të mërkurën në Tiranë.

Planin e masave e ka prezantuar ministrja Manastirliu gjatë një inspektimi në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjeksore mëngjesin e të martës.

Manastirliu tha se gatishmëria mjeksore do të jetë e shtuar gjatë të mërkurës, 9 autoambulanca do të vendosen në postacione fikse dhe 7 të tjera do të jenë në lëvizje.

“Masat janë marrë që përpos 9 autoambulancave që do të jenë në postacionet fikse, janë edhe 7 autoambulanca të tjera shtesë, të cilat janë në qarkullim. Pra emergjencat shëndetësore në Tiranë do të përballohen me kapacitete të shtuara, sepse gatishmëria do të jetë e shtuar. Nga ana tjetër, edhe ekipet mjekësore, të cilat do të vendosen në stadium, janë 8 ekipe që janë përgatitur me mjekë, infermierë që do të jenë brenda në stadium. Janë gjithashtu edhe autoambulancat jashtë stadiumit, të cilat kanë mundësi që të transportojnë, në rastet që mund të ketë ndonjë emergjencë shëndetësore”, bëri me dije Manastiriu.

Përveç autoambulancave të Urgjencës Kombëtare, Manastirliu bëri me dije se edhe tre spitalet universitare në Tiranë do të jenë në gatishmëri të shtuar me shtretër të dedikuara për rastet emergjente që mund të paraqiten.

“E rëndësishme është që spitalet janë bërë gati. Qoftë spitali i Traumës që tashmë ka vënë një pavion me kapacitete të dedikuara, për të patur lehtësinë që të gjitha rastet që do të ketë, pra të transportuar nga Urgjenca Kombëtare, të kenë edhe një pavion të dedikuar. Po ashtu QSUT me pavionin e toksologjisë edhe me shërbime të tjera, të dedikuara për të ofruar shërbim, si dhe spitali “Shefqet Ndroqi”, ku dhe aty kemi pavione të dedikuara. Por mbi të gjitha ekipet janë në gatishmëri dhe janë përforcuar, duke u dyfishuar”, tha Manastirliu.

Për natën finale janë përcaktuar edhe zonat ku do të grumbullohen tifozat e ndryshëm, për të cilat Manastirliu tha se edhe aty do të ketë autoambulanca për të qenë në gatishmëri në çdo moment.

“Plani është i qartë edhe për Fan Zone. Edhe aty është bërë një organizim. Qoftë në afërsi të liqenit, qoftë tek rruga “Murat Toptani” dhe qoftë në Sheshin “Skënderbej” do të kemi autoambulanca të shtuara. Por edhe të gjitha njësitë e tjera të urgjencës, pra autoambulancat në shërbim do të vijojmë të kemi shërbim të dedikuar për çdo urgjencë tjetër që të jetë në Tirane”, bëri me dije Manastirliu.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka ndërmarrë një plan të detajuar masash për përballimin e çdo emergjence të mundshme shëndetësore, për mbarëvajtjen e ndeshjes finale të UEFA Conference League që do të zhvillohet të mërkurën në Tiranë.

Organizimi me Urgjencën Kombëtare është bërë në mënyrë të tillë që të mbulohet shërbimi mjekësor me 7 postacione në stadium (me ekipe mjekësh dhe infermierësh) si dhe 8 ekipe të tjera të lëvizshme mjekësh dhe infermierësh, për çdo emergjencë.

Përvecse në stadium, janë marrë masa për të shtuar postacionet e autoambulancave në zonat ku do të stacionohen tifozët si dhe në pikat kyçe të qytetit. Do të jenë 16 autoambulanca në gatishmëri në Tiranë. Është organizuar shërbimin në spitalet universitare me ekipe mjekësore shtesë në spitalin e Traumës, “Shefqet Ndroqi” dhe në QSUT. Janë marrë masa për të patur pavione të dedikuara në të tre spitalet universitare të Tiranës në rast të një fluksi potencial të rasteve që do të kërkojnë ndihmë mjekësore. Janë siguruar barnat dhe materialet mjekësore të nevojshme për çdo emergjencë.

MSHMS rikujton se 127 është numri unik, ku mund të telefonohet për çdo emergjencë shëndetësore.

/a.r

Next Post
Lija e majmunëve/ OBSH: Transmetimi i virusit mund të ndalet

Lija e majmunëve/ OBSH: Transmetimi i virusit mund të ndalet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në Milot, katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

September 25, 2026
Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

Liga e Kombeve/ Zidan e nis epokën e ‘gjelave’ me fitore, Mançini me humbje! Belgjika i nxjerr ‘bojën’ Italisë, Franca dhe Mbappe mposhtin turqit

September 25, 2026
“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

“Merrni guxim dhe i dilni përballë qytetarëve”- Aktivistja Arvina Lleshi debaton me Braçen, ndërhyjnë edhe kalimtarët!

September 25, 2026
“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

“Ishte strategji apo…”- Kikia: Dosja “Agasi” plasi një skandal shtetëror, institucionet u vunë në shërbim të krimit!

September 25, 2026
Sa naftë po kalon nëpër Hormuz? Pse të dhënat nuk përputhen me pretendimet e SHBA-së -

Irani i propozon SHBA-ve një plan 7-ditor për hapjen e ngushticës së Hormuzit

September 25, 2026
Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

Moti i keq/ Reshjet e shiut shkaktojnë rrëshqitje gurësh e dherash në aksin Skuraj-Burrel, ndërhyhet me fadroma për hapjen!

September 25, 2026
Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

Pas bisedimeve në Washington, Trump dhe Xi njoftojnë raund tjetër takimesh në muajt e ardhshëm!

September 25, 2026
Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

Qytetarët kosovarë sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestën e radhës në Prishtinë, mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së!

September 25, 2026
Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

Nations League/ Trajneri i Bjellorusisë flet një ditë para ndeshjes me Shqipërinë dhe mban sekret taktikën: Synimi ynë është…

September 25, 2026
Paralajmërimi polak: Rusia mund të jetë duke përgatitur “diçka të madhe” -

Putin kërcënon Ukrainën dhe zbulon nëse do sulmojë Evropën: Do të vuajë pasojat e sulmeve që ka kryer ndaj qytetarëve rusë!

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com