• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambjente të reja sportive në Shkollën e Shëngjergjit, Veliaj: Me Ramën kryeministër, garancia për të ecur përpara

by A R
15/04/2017 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 300 nxënësit që studiojnë në Shkollën e Bashkuar në Verri të Shëngjergjit do të kenë shumë shpejt mjedise më të mira sportive, të cilat jashtë orëve të mësimit mund të shfrytëzohen edhe nga komuniteti. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga deputeti i PS, Xhemal Qefalia, inspektoi punimet që po realizohen për ambientet e reja sportive në këtë shkollë, ku theksoi se Bashkia e Tiranës ka si prioritet të sajin edhe investimet në zonat rurale, në mënyrë që kushtet të jenë të njëjta si në qytet, ashtu edhe në fshat.

“Edhe pse është fundjavë pashke, dhe ju uroj të gjithëve gëzuar, për Bashkinë e Tiranës koha ikën aq shpejt, sa duhet të shfrytëzojmë edhe ditët pushimit. Po nxitojmë të mbyllim brenda afatit një mujor të gjitha punimet në tre fushat e reja që kemi këtu në Shëngjergj. Besojmë se engjëjt e Tiranës, me talentin e tyre, janë të vlefshëm për qytetin dhe për vendin tonë. Kjo do të thotë se 300 fëmijët që studiojnë në këtë shkollë meritojnë të kenë të gjitha kushtet, të njëjtat terrene me cilësi, siç i kanë shkollat në ish Bllok, brenda Unazës së Tiranës apo edhe ato të rejat që po bëjmë në zona të tjera”, tha Veliaj.

Ai u shpreh se ky është një standard që respektohet njësoj si në qendër të Tiranës, ashtu edhe në Shëngjergj, një nga njësitë më të thella të kryeqytetit. “Tirana është bërë e stërmadhe. Sot jemi në një zonë që është më afër Librazhdit se sa qendrës së Tiranës, dje ishim në një zonë që ishte më afër Krujës se sa qendrës së Tiranës. Parimi është: në Tiranë ecim vetëm marshin e pestë. Nuk kemi një Tiranë, e cila ecën shpejt në qendër dhe më ngadalë në periferi. Besoj se strategjia jonë është balancimi i investimeve”, tha ai, duke shtuar se krahas investimeve me ritëm të shpejtë në qendër, do të vijojë paralelisht puna për përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale që deri dje kanë qenë të harruara.

“Në një vit e gjysmë punë i kemi dhënë Tiranës, jo vetëm të njëjtën shpejtësi, por edhe të njëjtën cilësi, duke bërë balancimin e investimeve, që askush të mos ndihet i disavantazhuar që u bë pjesë e Bashkisë së madhe të Tiranës, por e kundërta është e vërtetë. Harxhojmë financa, miliona euro për rrugë rurale, për investime në fshat, të cilat në buxhetin e vjetër të komunave do të ishin një mision absolutisht i pamundur”, tha Veliaj. Ai deklaroi se falë investimeve për shtimin e terreneve sportive dhe përmirësimin e infrastrukturës arsimore, brenda një viti rinia është kthyer drejt sportit dhe aktiviteteve kulturore.

Duke siguruar qytetarët se Bashkia e Tiranës do të vijojë me të njëjtin ritëm investimesh deri në fund të mandatit, Veliaj nënvizoi rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit edhe me pushtetin qendror, si e vetmja  garanci për transformimin e kryeqytetit. “Do të vazhdojmë me këtë frymë deri në fund të mandatit. Njerëzit duhet të kuptojnë se fati i investimeve të bashkisë është i lidhur me atë të qeverisë. Ndaj, në datën 18 qershor do vazhdojmë në të njëjtin drejtim, me Edi Ramën kryeministër dhe me PS-në në krye të punëve të vendit. Ndërsa ne sigurohemi që çdo ditë bëjmë nga një punë konkrete për Tiranën sepse është garancia e vetme se si transformohet i gjithë qyteti”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

 Krijimi i hapësirave të reja sportive në shkollën e Mesme Verri parashikon ndërtimin e ambiente të reja sportive: një fushë futbolli e shtruar me tapet, një fushë basketbolli, një fushë volejbolli, si dhe ndërtimin e dy pistave, njëra për vrap dhe tjetra për kërcim së gjati. Gjithashtu, projekti parashikon dhe ndërtimin e një këndi gjimnastikor për ushtrime të forcës fizike, si dhe ambiente të reja sanitare për nxënësit dhe mësuesit.

Next Post
VENDIMI i këshillit bashkiak/ Nga fundi i Tetorit hipotekohen 1375 objekte në Tiranë

Ligji i ri/ Për çdo 2 mijë m2 ndërtim, kompania kalon 50 m2 për strehimin sociale pa shpërblim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In