Një kompani mashtruese ka përdorur ikonën seksi. Amber Rose është përdorur për të joshur modelet për prostitucion, dhe ajo nuk e kishte idenë për këtë. Sipas TMZ, policia në Los Angelos është duke hetuar një kompani e cila ishte duke i nxitur modelet që dëshironin të bëheshin të famshme për prostitucion. Vajzat që aspironin të bëheshin modele, kishin kontaktuar këtë kompani pasi në një reklamë të tyre në Instagram, thuhej se Amber Rose ishte ajo që do t’i zgjidhte “modelet e ardhshme”, transmeton koha.net.
Kjo kompani ishte duke u munduar që t’i fuste në prostitucion modelet duke i mashtruar me, siç i thoshin ata, “një seancë fotografish me Amber”. Por kur modelet e “thërritën” atë, dukej kinse Amber kishte “probleme me lidhjen” e internetit, e që pas pak u dështoi lidhja.
Atë çfarë modelet nuk e dinin ishte se kompania mori një video të vjetër të Amber Rose, dhe e bënë atë të dukej sikur ajo ishte vërtet në telefon.