• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Ambasadorja Vlahutin: Turizmi dhe trashëgimia kulturore, potencial zhvillimi

by Java News
27/10/2016 11:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, ambasadorja Znj. Romana Vlahutin, mbështeti Programin e Reformave Ekonomike për Shqipërinë (Economic Reform Programme, ERP), si një dokument themelor në orientimin drejt qeverisjes ekonomike (economic governance). Sipas ambasadores, politikat tashmë janë hartuar dhe më shumë se 10 strategji janë miratuar nga qeveria shqiptare.
“Por, ky është vetëm fillimi pasi monitorimi dhe implementimi i këtyre strategjive është një sfidë dhe përgjegjësi e madhe. BE aspiron anëtarësimin e Shqipërisë jo vetëm si një shtet anëtar, por një shtet anëtar me një konkurrencë të lirë dhe mirë funksionale të tregut, si edhe një shtet anëtar më inovativ dhe më të fortë ekonomikisht, të aftë për të përballuar presionet e tregut”, – tha ambasadorja Znj. Romana Vlahutin.
Ajo u shpreh se, si pjesë e asistencës së BE-së në programim, qëllimi i përbashkët është nxitja e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare, veçanërisht për të zhvilluar potencialin e SME-ve dhe sektorëve të cilët kanë mundësi për rritje, duke identifikuar lidhjen midis turizmit dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore, si dhe duke rritur bashkëpunimin me qeverisjen lokale.
“Me rëndësi të veçantë mbetet zbatimi dhe monitorimi i reformave ekonomike, si edhe ushtrimi i funksioneve dhe përgjegjësive nga ana e Grupit të Menaxhimit të Integruar të Politikave për Konkurrencën dhe Inovacionin”,- theksoi ambasadorja e BE-së në Shqipëri.
Gjithashtu, ambasadorja Vlahutin përmendi edhe përmirësimin në renditje, sipas klasifikimit të Indeksit Global të Konkurueshmërisë (Global Competitiveness Index), në raportin e fundit të Forumit Ekonomik Botëror (2016-2017), ku, ndër 138 ekonomive botërore, Shqipëria renditet e 80-ta, me 13 vende përmirësimi krahasuar me raportin e vitit të mëparshëm, ku mbante vendin e 93-të.
Ambasadorja Vlahutin theksoi dhe asistencën nëpërmjet IPA me shumë vende përfitues, nga e cila Shqipëria duhet të përfitojë.
Zv. Ministrja e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Znj. Adela Karapici dhe Zv. Ministri i Ministrisë së Financave, Z. Erion Luçi (dy institucionet koordinatore për ERP) prezantuan një përmbledhje mbi reformat strukturore sipas fushave përkatëse dhe të kornizës afatmesme makroekonomike e fiskale, ashtu siç janë identifikuar dhe të pasqyruar në Programin e Reformave Ekonomike (ERP).
Programi i Reformave Ekonomike (ERP) përmban reforma të cilat duhet të adresojnë rritjen ekonomike dhe konkurrueshmërinë, kanë një planifikim kohor dhe buxhetor tre vjeçar, dhe përkthehen në aktivitete të cilat duhet të koordinohen me listën e projekteve të regjistruar në draft dokumentin e qeverisë (Single Project Pipeline SPP).
Në takim, Drejtori i Përgjithshëm i Markave dhe Patentave, Z. Elvin Lako prezantoi Strategjinë Kombëtare për Pronësinë Intelektuale 2016 – 2020 dhe projekt-idetë e miratuara në këtë Strategji, të cilat kanë një impakt të rëndësishëm në konkurrueshmëri dhe inovacion.

Deklaratat u bene gjate takimit qe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit , Tregtisë dhe Sipërmarrjes  organizoi me Grupin e Menaxhimit të Integruar të Politikave për Konkurrencën dhe Inovacionin (Integrated Policy Management Group for Competitiviness and Innovation, IPMG C&I). Takimi u kryesua nga Ministrja Znj. Milva Ekonomi, me pjesëmarrjen e Ambasadores së BE-së në Shqipëri, Znj. RomanaVlahutin, donatorëve të huaj,  përfaqësues të disa institucioneve, ministrive dhe të agjencive kombëtare.  

“Menaxhimi kombëtar i politikave në sektorin e Konkurrencës dhe Inovacionit (C&I) kërkon konsultime intensive dhe dialog politik midis autoriteteve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë. Prandaj, është  e rëndësishme gjetja e  metodave të integruara për të bërë vendin më konkurrues, e sidomos sektorin e turizmit”, – u shpreh ministrja Ekonomi.

Në fjalën e saj, Ministrja Ekonomi nënvizoi stimulimin e konkurrencës nëpërmjet mbështetjes ndaj ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, sidomos në fushën e  turizmit, dhe shfrytëzimit të siteve të trashëgimisë natyrore dhe kulturore, në bashkëpunim me qeverisjen lokale. Po punohet për identifikim e zonave me potencial për zhvillimin e konkurrueshmërisë në turizëm dhe po shikohet si të shumëfishohet ky efekt edhe në ekonominë lokale.

ma.me

Next Post
Bie edhe akuza e “dhunës në familje”, gjykata urdhëron lirimin e Vladimir Gjutës

Prokuroria mbyll hetimet: Vladimir Gjuta me çrregullime mendore, të mjekohet me detyrim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com