• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ambasadorja turke Kiliç: Organizata FETÖ është e rrezikshme për Kosovën

by Aalison Pearse Stevens
27/07/2016 18:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, duke reaguar kundër tentativës për grusht shteti në Turqi, ka theksuar se zyrtarët e Kosovës duhet të kuptojnë që organizata, siç e cilëson ajo, terroriste FETÖ, e cila qëndron prapa tentativës, është shumë e rrezikshme edhe për vendin e tyre.

Në një intervistë për Anadolu Agency (AA) ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kiliç foli rreth tentativës së dështuar më 15 korrik, për gjendjen e tashme pas tentativës, si dhe për rrezikun që i kanoset vendeve të botës ku, sipas saj, organizata terroriste FETÖ ka shtrirë aktivitetin e saj.

Ambasadorja Kiliç në fillim të fjalimit të saj u shpreh se ata që e kanë kryer këtë akt, duke përdorur tanket, helikopterët e armët e shtetit, të cilët janë dhënë për ta mbrojtur popullin nga armiqtë, janë të pabesë dhe tradhtarë të mëdhenj.

Ajo bëri të ditur se këta ishin vetëm një grup, i cili ishte i udhëhequr nga FETÖ, të cilët, sipas saj, ‘i kishin dhënë mend me qira’ dhe se assesi nuk duhet të përgjithësohen me Forcat e Armatosura Turke.

Ambasadorja theksoi se Turqia ende përballet me grupet terroriste si PKK dhe DAESH dhe se ushtarët e shenjtë të Forcave të Armatosura luftojnë terrorizmin në mënyrë intensive. Ajo duke vënë në dukje se ushtarët turq gjithashtu mbrojnë paqen në vende të ndryshme, si në Afganistan, Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinë, shtoi që mburret me Forcat e Armatosura të shtetit turk.

“Kjo tentativë për grusht-shteti u bë nga një grup të cilët i shohim me uniforma të Forcave të Armatosura, e që janë të lidhur drejtpërdrejt me organizatën terroriste FETÖ.

Falë Zotit kjo tentativë u parandalua nga vullneti i popullit dhe nga solidariteti i të gjithë partive politike dhe mediave, ku në fillim duhet të përmendet populli i cili me thirrjen e Presidentit doli nëpër rrugë t’u dalin ballë tankeve dhe duke marrë të gjitha rreziqet qëndruan pranë demokracisë dhe të së ardhmes së tyre”, u shpreh ambasadorja Kiliç.

Kiliç u shpreh se anëtarët e kësaj organizate të rrezikshme kanë depërtuar në shumë institucione të vendit.

Ajo bëri të ditur se tani shteti turk po mundohet që t’i nxjerrë në shesh anëtarët e organizatës FETÖ dhe të pastrojë institucionet vendore për të mundësuar që populli të jetojë në një vend ku mbizotëron solidariteti, citohet Koha. (b.an)

Next Post

Luiza Gega del negative në doping, zyrtarisht e dyta e Europës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com