Ambasadorja e Shtetve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuri Kim, ka shkuar në Kryeministri paraditen e sotme.
Ajo po zhvillon një takim kokë më kokë me Kryeministrin Edi Rama.
Ky është takimi i dytë i ambasadores me Kryeministrin që nga marrja e detyrës së saj.
Takimi i parë mes tyre zgjati rreth dy orë, ndërsa nuk dihet ende se çfarë po diskutohet në takimin e sotëm.
Ambasada e SHBA duke dhënë detaje nga takimi mes Ramës dhe Yuri Kim tha se në vizitën e prezantuese me Kryeministrin Rama, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim pati mundësinë të përvijojë prioritetet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri: të ndihmojë Shqipërinë për tu bërë një aleate më e aftë në NATO dhe një bastion më i fortë sigurie; mbështetje për zhvillimin demokratik dhe sigurimin e zbatimit të duhur të reformave në drejtësi; dhe rritjen e mundësive të biznesit për shqiptarët dhe amerikanët.
“Ambasadorja falenderoi Kryeministrin për përpjekjet e jashtëzakonshme të Shqipërisë në çuarjen përpara të prioriteteve tona të përbashkëta. SHBA qëndron krah Shqipërisë”, njofton ambasada e SHBA”, njoftoi ambasada.
/a.r











