Juristi Kreshnik Spahiu është shprehur se ambasadorja amerikane Yuri Kim i ka marrë një nga një deputetët e PD-së në zyrë dhe u ka kërkuar që të mos mbështesin kreun e PD-së Sali Berisha.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai tha se janë amerikanët që po përçajnë opozitën dhe jo Edi Rama.
“PD është ndarë 17 herë në 17 parti. Zyrtarisht për ndarjen e kësaj partie nuk është shprehur Rama janë shprehur amerikanët. Këta nuk kanë kurajon të thonë se po na përçajnë amerikanët por po na përçan Rama.
Tani ka dalë Yuri Kim dhe thotë se nëse ju shkoni pas Berishës do të hani bar, ky është pozicion zyrtar. I ka thirrur dhe deputetët një nga një dhe u ka thënë mos e mbështesni Berishën”- tha ai.