• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadorja gjermane: Vettingu në politikë realizohet nga reforma në drejtësi

by A R
27/09/2018 12:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare u shpreh se reforma në drejtësi është një shans për vendin tonë për të larguar korrupsionin dhe politikën nga sistemi i drejtësisë.

Sipas saj, vetingu në drejtësi nuk duhet të ngatërrohet me vetingun në politikë, teksa shtoi se se raporti i pasurisë së politikanëve në Shqipëri bëhet nga ILDKP, si organi kompetent për këtë lloj vlerësimi.

“Për politikanët ashtu si dhe për çdo person tjetër, veprat penale si korrupsioni dhe të tjera shkelje ligjore duhet të ndiqen penalisht. Në një shtet ligjor ekzistojnë rregulla dhe ligje të qarta për të cilat çdo shtetas duhet t’i përmbahet, qoftë ky dhe politikan”, tha Schütz .

“Është mjaft e rëndësishme që për këtë qëllim të ndërtohen organet e duhura të sistemit të Drejtësisë për t’u ndjekur edhe politikanët nga drejtësia, por thelbësore është të mos ngatërrohet vetingu në drejtësi me atë në politikë. Krahas kësaj mbi bazën e informacioneve të mia ekzistojnë në Shqipëri, mekanizmat e duhura për të verifikuar raportet pasurore të personave të rëndësishëm, si politikanët, si ILDKP, që është organi përgjegjës për këtë dhe rëndësi ka që këto informacione të mbledhura të bëhen transparente në rrugë elektronike që të jepet mundësia të bëhet krahasimi i raporteve pasurore dhe vlerësimi i këtyre raporteve sipas ligjit”, tha Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz.

Sa i takon reformës në Drejtësi, Ambasadorja the se “procesi i vetingut është një shans real dhe mjaft i rëndësishëm, që krijon një bazë të rëndësishme për të larguar politikën dhe korrupsionin nga sistemi i drejtësisë”.

“Mesa di unë ky proces ka pasur vonesat e veta për shkak të hapave të ndryshëm për të cilat s’do doja të hyja në hollësi të veçanta, por KPK dhe KLGJ do ngrihen së shpejti që t’i hapin rrugën ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe SPAKUT që janë kyçe në  realizimin e plotë të Reformës në Drejtësi”, tha Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susanne Schütz për Agjencinë Telegrafike Shqiptare./a.m.

Next Post
Pse kur Kastrati i jepte 100 mln kunatit të Bashës ishte i ndershëm, ndërsa kur ndërton rrugë i inkriminuar

Pse kur Kastrati i jepte 100 mln kunatit të Bashës ishte i ndershëm, ndërsa kur ndërton rrugë i inkriminuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza e buxhetit, drejt rënies qeveria e Belgjikës

Kriza e buxhetit, drejt rënies qeveria e Belgjikës

November 2, 2026
“Lehtësim të kostove për pacientët”, shtohen 155 barna në listën e rimbursimit

“Lehtësim të kostove për pacientët”, shtohen 155 barna në listën e rimbursimit

November 2, 2026
Historiani francez ngre alarmin: Aktorë të huaj po ndërhyjnë në debatin publik shqiptar për të penguar integrimin në BE

Historiani francez ngre alarmin: Aktorë të huaj po ndërhyjnë në debatin publik shqiptar për të penguar integrimin në BE

November 2, 2026
Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

Nga bonusi i bebeve tek pensionet dhe taksat, ministri Malaj prezanton Buxhetin 2027

November 2, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi nga Jorgo Pulla, këto shenja duhet të tregojnë kujdes në vendimmarrje

November 2, 2026
Grabitet me armë banka te Komuna e Parisit, autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

Grabitet me armë banka te Komuna e Parisit, autori kërcënoi arkëtaren dhe rojen, largohet me monopatinë

November 2, 2026
“Kabina e xhamit cënon dinjitetin e personit”, Gjykata Kushtetuese trajton edhe pretendimin e Erion Veliajt

Përplasja për pagat e magjistratëve, Gjykata Kushtetuese shqyrton më 2 dhjetor kërkesën kundër mazhorancës

November 2, 2026
Tronditet bota e artit! Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena

Tronditet bota e artit! Ndërron jetë në moshën 41-vjeçare aktori dhe regjisori Gjergj Mena

November 2, 2026
Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

Berisha vijon sulmet ndaj SPAK: Nuk hetoi krimin elektoral, është kthyer në patericë të narkoshtetit

November 2, 2026
Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

Radarët inteligjentë nisin nga janari! “Big Brother” në 14 akse rrugore të vendit

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In