• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Kosova e sigurt: Vatikani do të na njohë!

by Java News
01/01/2018 14:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndonëse është një shtet i vogël, njohja e shtetit të Kosovës nga ana e Vatikanit mund të luaj një rol të rëndësishëm për shtetin tonë. Mirëpo, a mund të ndodhë një gjë e tillë, këtë e shpjegon diplomatja kosovare në Romë, Alma Lama. Në një intervistë për “Indeksonline”, ajo ka treguar se në Parlamentin Italian kanë arritur ta kenë një Dhomë të Tregtisë e cila ka sjellë investitorë të shumtë  nga Italia  në Kosovë.

Poashtu, Lama ka folur edhe për çështjen e Vatikanit rreth asaj se a ka mundësi ta njohë Kosovën? Sipas saj, ka shumë arsye që kjo njohje të vjen sa më shpejt. Ajo thotë se Kosova e ka ruajtur gjithnjë tolerancën fetare, me këtë rast, njohja nga Vatikani është më se e merituar. Ambasadorja kosovare ka treguar edhe arsyen e përplasjes verbale  me ambasadorin serb në Universitetin La Sapienza në Itali në konferencën me temën “rreth luftës dhe dëmtimit të trashëgimisë kulturore në ish-Jugosllavi”.

Kjo përplasje ka ardhur pasi Lama ka vërejtur se aty po sulmohej Kosova dhe Kroacia.

E pa dyshim aty s’ka munguar reagimi i ashpër i Lamës. “Ne si shtet dhe si popull kemi raporte të shkëlqyer me Vatikanin, zyrtarët e Kosovës, janë pritur në takimet e nivelit më të lartë nga Selia e Shenjtë, mirëpo ende njohja formale nuk ka ndodhur, dhe unë shpresoj që kjo mos të zgjasë për shumë kohë”, ka thënë ajo.

“Unë besoj se meqë jemi pjesë e një kombi që është i pari që ka përqafuar Krishtërimin dhe megjithë ndryshimet dramatike përgjatë shekujve, kemi ruajtur tolerancën fetare; meqë jemi pjesë e një kombi që i ka dhënë botës dy figura të mëdha siç është Skenderbeu i cilësuar si “Atlet i Krishtit” e si mbrojtës i civilizimit Perëndimor nga errësira e pushtimit otoman; meqë jemi një komb që i kemi dhënë botës Nënë Terezën, përfaqësuesen më të madhe dhe më të denjë të humanizmit, e meritojmë njohjen e pavarësisë së shtetit tonë nga Selia e Shenjtë dhe besoj se ajo do të vijë”, përgatiti Koha.

Next Post
Veliaj shpërblen dy fëmijët e parë të 2018-ës: Mirënjohje për ata që e kaluan Vitin e Ri në krye të detyrës

Veliaj shpërblen dy fëmijët e parë të 2018-ës: Mirënjohje për ata që e kaluan Vitin e Ri në krye të detyrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

Rëndohen pozitat penale të ish-kreut të SHISH! Hyseni nën hetim edhe për korrupsion e pastrim parash

November 9, 2026
Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

Berisha sulmon Ramën për “Albanian File”: 523 projekte në shkelje të ligjit, Shqipëria në kthetrat e karteleve të drogës

November 9, 2026
Seanca për Fatmir Mediun për çështjen “Gërdeci”/ Prokuroria kërkon dëshminë e sekretares së ish-ministrit të Drejtësisë

Mediu në GJKKO: Nuk shpenzuam asnjë qindarkë për Partizanin. E kishim mendjen tek NATO

November 9, 2026
Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

Arrestohet vëllai i Viktor Orbán, dyshohet për trafikim emigrantësh dhe skemë të paligjshme vizash

November 9, 2026
Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

Rama udhëton sot drejt Parisit, do të marrë pjesë në Samitin e Paqes

November 9, 2026
Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

Kush është Robert Duka, “Gjuetari i Bankave” që u arrestua pas grabitjeve të armatosura të dy filialeve në Tiranë

November 9, 2026
VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

VIDEO / “Maska nuk të fsheh nga ligji!”, Demo: Forca e shtetit duhet të ndihet nga ata që shkelin ligjin

November 9, 2026
Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

Tragjedi në brigjet e Senegalit, mbytet varka me emigrantë: Të paktën 34 të vdekur

November 9, 2026
Arrestohet në Shqipëri “mbreti i heroinës”, trafikoi 703 kg drogë nga Irani në Europë

Kapet me dy paketime kanabisi në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek në Rinas

November 9, 2026
VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In