• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori ukrainas: Shqipëria na ka mbështetur. Na ka ndihmuar në fushën ekonomike dhe me municione

by Java News
25/08/2023 17:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori ukrainas në Tiranë, Volodymyr Shkurov ka dhënë një intervistë për gazetaren e ABC News, Linda Karadaku shprehu mirënjohje për Shqipërinë pasi ka treguar mbështetje për Ukrainën në këtë periudhë të vështirë, jo vetëm në aspektin politik por edhe në atë ekonomik, humanitar dhe luftarak.

Shkurov komentoi gjithashtu edhe takimet në Athinë, pjesëmarrjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky si edhe të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. I pyetur nga gazetarja, ambasadori theksoi se koha për të marrë një vendim për njohjen e Kosovës nuk është tani por kur lufta të ketë përfunduar.

Intervista e plotë:

Ambasador, urime ditën e pavarësisë së Ukrainës, bëhen 32 vjet që kur vendi juaj u bë i pavarur, por kjo ceremoni dhe kjo ditë vjen në një kohë shumë të vështirë. Shqipëria ju ka ndihmuar, me njerëz që vijnë nga Ukraina, qeveria jonë ka qenë shumë mbështetëse, a jeni të kënaqur me ne?

Kjo është një ditë e rëndësishme për ne, është e vështirë të organizosh diçka sepse lufta vazhdon, më duhet të pohoj se pala shqiptare na ka dhënë mbështetje në nivel politik. Shqipëria na ndihmon ne në fushën ekonomike, financiare, me municione, me ndihmë humanitare. Ne kemi dërguar nga Shqipëria 9 kamionë të mëdhenj me ndihma humanitare, që e kemi mbledhur nga civilët në Shqipëri. Nuk jam vetëm i kënaqur me Shqipërinë, me ka bërë shumë përshtypje populli shqiptar.

E kuptoj, presidenti juaj ishte së fundi, pak ditë më parë në Athinë, dhe ishte i ftuari i nderit në samitin e organizuar dhe të mbajtur nga kryeministri Mitsotakis, por në fakt, ai nuk e përmendi Kosovën apo kryeministrin e saj dhe kur foli për takimet në Athinë, foli për takimet me udhëheqësit e Serbisë, pra nuk përmendi Kosovën dhe as kryeministrin e saj. Pse kështu?

Okay, siç e dini, në Athinë u mbajt një takim informal për perspektivën evropiane të këtyre vendeve të Ballkanit sepse 20 vjet më parë në Selanik u mbajt takimi i parë dhe në këtë takim u vendos që vendet e Ballkanit Perendimor do të bëheshin anëtarë të BE. Prania e presidentit Zelenski ishte jo zyrtare ashtu si e presidentes së Moldavisë, nië pjesëmarrje simbolike për të dhënë përshtypjen se vendet e Ballkanit Perendimor do të jenë anëtarë të BE, edhe Moldavia dhe Ukraina në të ardhmen. Presidenti Zelenski mendon për Kosoven, ai e kupton që Kosova na ka dhënë asistencë, asistencë humanitare, ka strehuar disa gazetarë, por e dini tani Ukraina është në një situatë të vështire, mendoj se koha për vendime politike nuk është sot por një ditë tjetër pasi lufta të ketë ndaluar. E dini, për fat të keq, pala shqiptare nuk mori pjesë në këtë samit, por ne dimë se Shqipëria pothuaj është gati të jetë anëtare e BE.

Në fakt, kryeministri ynë nuk u ftua nga kryeministri Mitsotakis, prandaj…

Po po, gjithsesi ne e kuptojmë situatën në Ballkanin Perendimor, ne e dimë rolin dhe rëndësinë e Shqiperisë, dhe ne e dimë se e ardhmja juaj është e sigurtë.

Dhe pyetja e fundit, ajo që shohim sot është se ju po përpiqeni të tregoni se populli ukrainas është trim, se kanë shpresë dhe se do të bëjnë gjithçka për të mbijetuar dhe për të çliruar vendin e tyre nga Rusia. Kur e shihni fundin e kësaj lufte. Kur e shihni dritën në fund të tunelit?

Është e vështirë të përgjigjesh sepse siç e thashë në fjalën time, askush nuk beson në mundësinë e një lufte të tillë. Siç e dini, presidenti Zelensky ka propozuar një formulë për paqen dhe mendoj se kjo formulë për paqe mund të jetë bazë për bisedimet e paqes. Për fat të keq, tani bisedimet e paqes janë në vijën e frontit. Më duket që askush nuk e di ditën e fundit të kësaj lufte të tmerrshme. Për fat të keq.

Faleminderit shumë Ambasador dhe përsëri, gëzuar ditën e pavarësisë. Dhe rroftë Ukraina.

Rroftë Ukraina dhe faleminderit për praninë tuaj këtu dhe për mbështetjen dhe solidaritetin tuaj.

Next Post
Zjarri në Shpirag vendoset nën kontroll, punuan dhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe helikopteri

Zjarri në Shpirag vendoset nën kontroll, punuan dhe 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe helikopteri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

VIDEO / Tentoi t’i arratisej Policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

April 8, 2026
Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

Vance: SHBA nuk premtoi kurrë armëpushim për Libanin

April 8, 2026
Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

Alarmi i ekspertit amerikan: Shqipëria të bëjë kujdes! Irani mund ta bëjë shembull!

April 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Tërheqja e Trump shmangu një skenar apokaliptik

April 8, 2026
Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

Afro 57 mijë brenda një muaji, rritet numri i vizitorëve në Kosovë, kryeson Shqipëria

April 8, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Metës, Vangjeli: Politika frymëzuese e një sistemi represiv

April 8, 2026
Alimehmeti e kalon ‘topin’ te Tabaku, vetë pret 2027-n: Manastirliu, kandidatja më e dobët

Ilir Alimehmeti zbulon nëse do kandidojë në garën për Tiranën

April 8, 2026
Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

Kryediplomati i Iranit: SHBA-të të zgjedhin midis armëpushimit ose luftës “përmes Izraelit”

April 8, 2026
VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

VIDEO / Nga Miami në zemër të Ballkanit: Djali i Donald Trump në oborrin e Dodikut

April 8, 2026
Ministrja Antikorrupsion, Pirdeni: 4 fushat me rrezikun më të lartë dhe masat e qeverisë

Pirdeni shuan zërat e opozitës: KE prezanton raportin e Shqipërisë para 27 vendeve anëtare

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In