• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori turk: Shqipëria ka prani shqetësuese të gylenistëve në Arsim dhe Shëndetësi

by A R
15/07/2019 17:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Turiqsë në Shqipëri, Murat Ahmet Yörük ka publikuar një opinion që celebron sipas tij fitoren e demokracisë turke mbi grushtin e shtetit të organizuar nga Fetullah Gulen.

“Tentativa për grusht shteti e 15 korrikut u organizua nga terroristët anëtarë të organizatës FETO, të cilët fshehurazi dhe tinëzisht kishin depërtuar në institucionet shtetërore dhe forcat e armatosura të Turqisë.

Kjo tentativë e urryer, gjatë së cilës 251 bij tanët ranë dëshmorë dhe mijëra të tjerë u plagosën, është aksioni më i përgjakshëm terrorist në historinë e Republikës së Turqisë. FETO, e cila e kishte kuptuar se nuk do të mund të ishte e suksesshme në Turqi, më 15 korrik kaloi në veprime, por u mposht përballë vullnetit të popullit tone”, shkruan ambasadori.

Adresimi i tij për publikun shqiptar lidhet me faktin se Ankaraja zyrtare prej kohësh ka kërkuar ekstradime të atyre që i quan gulenistë në Turqi.

Përkundrejt një shteti dhe qeverie si ajo shqiptare që ka zhvilluar autizmin me miqtë dhe armiqtë e vet, ambasadori Yörük nuk kursehet për të shprehur mendimin zyrtar të shtetit turk për penetrimin e gulenistëve në Shqipëri.

“Me keqardhje jemi dëshmitarë të faktit se FETO edhe në Shqipëri ka një prani shqetësuese, kryesisht në sektorin e arsimit dhe të shëndetësisë.

Duke keqpërdorur dashurinë dhe afërsinë që populli vëlla shqiptar ka për Turqinë, këto shkolla kanë krijuar perceptimin se janë “shkolla turke”.

Ato janë ndër burimet më të rëndësishme financiare të FETO-s. Duhet të dini se paratë që u paguhen këtyre shkollave, fatkeqësisht nga kanale të tjera, shkojnë për financimin e terrorizmit.

Sa më shumë që të thellohet prania e FETO-s në Shqipëri, po aq do të mund të shtohen edhe dëmet që kjo organizatë mund t’u shkaktojë strukturave civile dhe zyrtare të vendit. Këta aktorë të rëndomtë, të cilët sot heshtazi luajnë rolin e të lënduarit, nesër mund të shfaqen përballë jush si terroristë të etur për gjak dhe me armë në duar.

Përfitoj nga rasti t’u bëj thirrje motrave dhe vëllezërve të mi shqiptarë që po lexojnë këto radhë.

Mos harroni se këta persona të paguar, të cilët për dhjetëra vjet duke u mbështetur në një perceptim të tillë depërtuan në çdo institucion të Turqisë, punojnë për llogari të një organizate terroriste ndërkombëtare.

Gjithashtu, duhet të theksoj se FETO është një kërcënim që shqetëson jo vetëm Shqipërinë, por gjithë botën”, shkruan ai.

Next Post
Shkapetja e dytë e Ramës me “ancien régime”!

Shkapetja e dytë e Ramës me “ancien régime”!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

Irani shpall Bashkimin Evropian “bashkëfajtor” në luftë

March 12, 2026
Konflikti në Lindjen e Mesme dhe efekti në ekonomi/ Eksperti: Autoriteti i Konkurrencës të hetojë për abuzimet me çmimet

Kur do mbarojë lufta në Iran? Analistët: Nuk do të kemi një dorëzim pa kushte!

March 12, 2026
Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

Ministria e Jashtme e Izraelit: Irani po sulmon me raketa Qytetin e Vjetër në Jeruzalem, po goditen objektet e Kultit

March 12, 2026
Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

Gonxhja: Shqipëria me 83 projekte strategjike në MIPIM 2026

March 12, 2026
Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

Mërtiri: Agonia e opozitës dhe non-grata përballë po zgjasin pushtetin e Ramës

March 12, 2026
“I kërkoi djalit të marrë rrobat”, Kryemadhi kujton momentin kur Meta iku nga shtëpia: Më akuzoi se i kisha kërcënuar gruan ose vjehrrin Tedi Blushit

Seanca paraprake, ish-Presidenti në seancë: Hiqeni ‘çifti Meta-Kryemadhi’ nga dosja, jam ndarë!

March 12, 2026
Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

Hyri i armatosur në banesën e fqinjëve dhe i kanosi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

March 12, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

Komisionerja Marta Kos për zgjerimin e Unionit: Vendet që presin të na bashkohen duhet të jenë demokraci të forta

March 12, 2026
“U vranë 48 udhëheqës iranianë me një të shtënë”, Trump: S’e beson kush suksesin e madh që arritëm!

Trump: Pjesëmarrja e Iranit në Kupën e Botës mund të mos jetë e përshtatshme

March 12, 2026
“Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëron hakmarrje: Nuk do ta harrojmë gjakun e iranianëve të vrarë

“Humba babanë tim, gruan time”/ Mojtaba Khamenei paralajmëron hakmarrje: Nuk do ta harrojmë gjakun e iranianëve të vrarë

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In