• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori turk konfirmon: Bisedime me qeverinë shqiptare për mbylljen e shkollave të Gylen

by A R
19/07/2016 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shteti turk dhe ai shqiptar janë në bisedime për të përcaktuar fatin e shkollave të Fetullah Gulenit në Shqipëri. Lajmin e bëri të ditur në një intervistë për News24 ambasadori i Turqisë në Shqipëri Idajet Bajraktar, që ashtu si qeveria turke bën përgjegjës për grushtin e shtetit klerikun turk Fetullah Gulen. Ambasadori bëri të ditura informacionet e fundit mbi arrestimet dhe shkarkimet nga puna të personave që dyshohet se kanë lidhje me grushtin e shtetit në Turqi.

Zoti Ambasador, që pas përpjekjes për grusht shteti, fundjavën e kaluar, ka patur zhvillime të vrullshme në vendin tuaj. Kanë filluar hetimet për një numër të konsiderueshëm gjyqtarësh, prokurorësh dhe policësh. Çfarë është duke ndodhur në Turqi?
Në fakt unë ju kam dhënë edhe më parë informacione lidhur me tentativën e pasuksesshme për grusht shteti e ndërmarrë nga organizata terroriste Gylen më 15 korrik 2016.

Procesi juridik që po zhvillohet aktualisht në Turqi ka si objektiv organizatën terroriste të lartpërmendur. Dëshiroj të ndaj me ju informacionet e fundit që kemi lidhur me ngjarjen.
Nga tentativa për grusht shteti deri mbrëmë në orën 18.00 janë ndaluar 7543 persona, nga të cilët 6138 pjesëtarë të forcave të sigurisë, 755 gjyqtarë dhe prokurorë dhe 650 civilë. Aktualisht janë arrestuar 316 puçistë.

Janë pezulluar rreth 1500 nëpunës civilë dhe kanë filluar hetimet ndaj 2754 pjesëtarëve të sistemit të drejtësisë.

A mund të na jepni një bilanc të humbjeve në forcat e rendit dhe në civilë?
Sipas të dhënave që disponojmë gjatë tentativës për grusht shteti fatkeqësisht kanë rënë dëshmorë 60 policë, 3 ushtarakë dhe 145 civilë. Gjithashtu janë plagosur 101 pjesëtarë të forcave tona të sigurisë dhe janë plagosur 1390 civilë. Ndërsa nga puçistët janë vrarë 24 vetë dhe janë plagosur 50 të tjerë.

Është shpejtuar procesi i hetimeve ndaj personelit civil, kryesisht në institucionet gjyqësore dhe të policisë. Sa persona janë përjashtuar nga këto institucione?
Hapat e hedhur për të shkatërruar strukturat e bandës terroriste puçiste janë përshpejtuar pas tentativës për grusht shteti. Në këtë kuadër janë përjashtuar 5 anëtarë të Këshillit të Lartë të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve dhe janë pezulluar 2745 gjyqtarë dhe prokurorë. Edhe në Ministrinë e Punëve të Brendshme është vendosur për pezullimin e 8777 personave, mes të cilëve ka edhe pjesëtarë të forcave të policisë.

Kryeministri turk ka thënë që cilido vend që mbështet klerikun Fetullah Gulen nuk do të jetë më mik i Turqisë por përkundrazi do të jetë në luftë me Turqinë. Si e shikoni qëndrimin e qeverisë shqiptare ndaj lëvizjes Gylen? Në Shqipëri ka kolegje dhe universitet që financohen nga lëvizja e tij.
Për çështjen e shkollave në varësi të organizatës terroriste Gylen në Shqipëri po vazhdojnë bisedimet midis institucioneve më të larta të të dy vendeve. Ndjeshmërinë tonë ndaj organizatës terroriste Gylen ne do të vazhdojmë t’ua përcjellim bashkëbiseduesve të çdo niveli në vendet mike, përfshirë Shqipërinë.

Presidenti turk tha se po shqyrtohet mundësia e rikthimit të dënimit me vdekje pasi e ka kërkuar populli. Përfaqësuesja e lartë e BE Frederica Mogerini ka thënë se cilido vend që do të fus dënimin me vdekje nuk do të bëhet asnjëherë pjesë e BE-së?
Turqia është një vend demokratik. Kjo çështje do të vlerësohet nga të gjitha institucionet tona.

Dëshironi të shtoni ndonjë gjë tjetër?
Dëshiroj të ndaj edhe një herë me opinionin publik shqiptar se është vërtetuar në mënyrë të prerë se tentativa për grusht shteti është e lidhur me Strukturën e Shtetit Paralel/Organizatën terroriste Gylen. Nuk mund të pranohet kurrë që me avionët dhe helikopterët e shtetit të bombardohen institucionet tona, duke filluar me Parlamentin dhe Presidencën.

Do t’i shkohet deri në fund me vendosmëri përgjegjësve për grushtin e shtetit. Vullneti i shprehur si një trup i vetëm nga të gjitha partitë e përfaqësuara në parlamentin tonë dhe populli ynë ndaj grushtit të shtetit e mposhti tentativën për puç. Gjithashtu ia vlen të vlerësohet qëndrimi i ndjeshëm i organeve të medias, përfaqësuese të të cilave jeni edhe ju. Turqia është një vend demokratik. Kjo çështje do të vlerësohet nga të gjitha institucionet tona./a.m.

Next Post

Bregu: Reforma në drejtësi duhet të votohet nga të gjithë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In