• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori tregon dy gjigandët italianë që janë gati të investojnë në Shqipëri

by A R
29/05/2025 10:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti, zhvilloi një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan këtë të mërkurë. Ai tregoi projektet më të rëndësishme, të cilat i përkasin fushës ekonomisë, ku po përpiqet të sjellë 3-4 kompani të mëdha italiane në Shqipëri. Sipas tij, ato mund ta ndihmojnë të krijojnë vende pune duke shtuar se beson edhe në “mbështetjen e Shqipërisë në negociatat drejt BE-së”.

“Ne kemi një sërë projektesh që i përkasin fushës ekonomike, po përpiqemi të sjellim kompani të mëdha në Shqipëri, ideja ime është të kemi 3-4 kompani të mëdha në sektorët kryesorë që janë: energjia, industria e mbrojtjes, agrobiznesi dhe shëndetësia, këto janë aspektet më të rëndësishme”, tha Alberti.

Ai u shpreh se janë dy kompani të mëdha që kanë ardhur në katër muajt e parë të këtij viti dhe dy të tjera janë gati të mbërrijnë. Bëhet fjalë për një kompani që do të ndërtojë një kantier detar për ndërtimin e anijeve në Pashaliman.

Blendi Fevziu: Ambasador, italianët ka qenë investitorët e parë në Shqipëri në fillim të viteve ’90, por ishin sipërmarrës të vegjël që merreshin me aktivitete të tilla si restorante, fabrika, diçka të ngjashme. Ne gjithmonë kemi pritur që kompanitë e mëdha të vinin pas sipërmarrësve të parë, por kompanitë e mëdha pothuajse kurrë nuk mbërritën.

Marco Alberti: Po përpiqemi, kemi filluar, dy kompani të mëdha italiane kanë ardhur në katër muajt e parë të vitit… një tjetër është gati të mbërrijë… “Fincantieri”, kantierët detarë…

Blendi Fevziu: “Fincantieri”, kam dëgjuar, duan të krijojnë një kantier detar për ndërtimin e barkave, jahteve…?

Marco Alberti: Shpresojmë të arrihet…

Blendi Fevziu: Ku saktësisht?

Marco Alberti: Në Pashaliman!

Kompania tjetër është gjiganti italian “Leonardo”.

Blendi Fevziu: Pra, Leonardo mund të bëjë gjëra të mëdha këtu?

Marco Alberti: “Leonardo” është një nga kompanitë më të kompletuara që kemi në Itali, nga teknologjia satelitore deri te furnizimi me teknologji në sektorin e mbrojtjes, dronë, avionë, radarë, siguri kibernetike, është një kompani vërtet e jashtëzakonshme.

Sipas tij, deri para pak vitesh kompanitë e mëdha ishin skeptike për të investuar në Shqipëriu sepse nuk e njihnin.

“Mendonin se ishte një vend i vogël, ndërsa tani strategjia e Shqipërisë është të hapet, dhe kjo hapje ka gjeneruar interes të ri”, tha ambasadori.

Ai theksoi se për Italinë, Ballkani Perëndimor është strategjik, e në veçanti Shqipëria.

“Për Italinë, Ballkani Perëndimor është strategjik, veçanërisht Shqipëria, për këtë arsye, besoj se ne jemi aleatë shumë të fortë për hyrjen e Shqipërisë në BE”, tha ambasadori.

Next Post
“Keni dhunuar zgjedhjet”, Bardhi debate me Spiropalin dhe Ballën në Konferencën e Kryetarëve

“Keni dhunuar zgjedhjet”, Bardhi debate me Spiropalin dhe Ballën në Konferencën e Kryetarëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

E vendosur në katin zero, gjendet bombola e gazit që dyshohet se shkaktoi shpërthimin tragjik në Elbasan

November 5, 2026
Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

Dosja hetimore e SPAK/ Zbardhen bisedat e Ergys Agasit me dy izraelitët: E kam shoqe të ngushtë Vlora Hysenin

November 5, 2026

Taksa e qarkullimit te mjetet, eksperti: Përfitojnë ata që bëjnë shumë kilometra

November 5, 2026
TVSH 10% për fermerët me NIPT, kush përfiton dhe si do të funksionojë skema e re

“Fondet të kalojnë pa vonesa”, INSTAT kërkon para shtesë për vitin 2027 për censin e bujqësisë

November 5, 2026
Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

Përplaset për vdekje nga dy makina i moshuari, arrestohen dy shoferët, njëri u largua nga vendngjarja

November 5, 2026
‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

‘Ziheshim shumë’! I vuri flakën babait ndërsa flinte, zbardhet dëshmia e vajzës

November 5, 2026
Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

Ambasada Amerikane thirrje qytetarëve: Mos u bëni pre e mashtrimeve për viza, raportoni çdo rast abuzimi

November 5, 2026
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale, investimet dhe skemat e reja mbështetëse

November 5, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Nga Kaini te Kanuni, dhe një shtet inekzistent

November 5, 2026
Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

Disa protestues dhe shoqata në Kushtetuese, ankimojnë tre aktet e qeverisë për protestat

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In