• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori i SHBA, Donald Lu: Prokurori i Përgjithshëm shkeli Kushtetutën  

by Java News
02/02/2017 09:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka akuzuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla se ka shkelur Kushtetutën në rastin e hedhjes së shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sipas tij, Llalla solli vetëm 3 emra në kohën kur të gjithë institucionet e tjera sollën një përfaqësim të gjerë kandidaturash.

“Të premten e shkuar, siç kërkohet nga Kushtetua e re, u hodh shorti për anëtarët e Këshillit Emërimeve në Drejtësi që do të mbrojnë pavarësinë e gjyqësorit. Shorti u drejtua nga sekretarja e Kuvendit, bazuar në Kushtetutë. Por prokurori i Përgjithshëm solli një liste vetëm me 3 anëtarë. Kushtetua përcaktonte se anëtarët duhet të përzgjidheshin me short, dhe secili solli listat më të gjata për këtë pozicion. Në dallim me to, Prokurori i Përgjithshëm zgjodhi vetëm 3 emra, te përzgjedhur sipas preferencës për të plotësuar 3 poste. Me këtë ai theu Kushtetutën”, deklaroi Lu.

Ambasadori i SHBA Lu u shpreh se kryeprokurori Llalla dhe prokurorët janë kundër reformës në drejtësi.

“Nëse ne, shoqëria civile, partnerët ndërkombëtarë dhe media nuk jemi sy shqiponja, politikanë, gjykatës dhe prokurorë të korruptuar dhe krerë të krimit do të përpiqen të vjedhin zgjedhjet, reformën në drejtësi dhe gjithcka e tjetër në ekonominë e vendit.

Prokurori i Përgjithshëm më shumë se 18 muaj ka folur kundër Reformës në Drejtësi. Prokurorët u përpoqën të sekuestronin serverin e ILDKP. Për shortin e KED, Prokurori veproi në shkelje të frymës së Kushtetutës së re. Kushtetuta thotë se anëtarët duhet të zgjidhen me short, por prokurori dërgoi vetëm tre emra. Anëtarët e KED duhet ti nënshtrohen Vettingu. Javën e ardhshme do mbërrijnë gjykatës e prokurorë nga SHBA e BE. Njerëz të fuqishëm po përpiqen të ushtrojnë kontroll ndaj gjykatave” deklaroi ai.

Donald Lu ka folur edhe per doreheqjet e javes se fundit te disa gjykatesve dhe prokuroreve.

“Disa anëtarë kanë dhënë dorëheqjen këtë javë në vend se ti nenshtroheshin vettingut te paret. Ne do i ndjekim nga afër për të parë nëse komsionet e vettingut do t’i përmbahen kësaj kërkese kushtetuese dhe nëse të gjithë anëtarët e KED do kalojnë procesin e vettingut. Monitoruesit s’do tolerojnë korrupsion dhe paaftësi”, tha Lu.

ma.me

Next Post
Barcelona ia del dhe është në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Barcelona fiton në Madrid gjysmëfinalen e parë ndaj Atleticos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

‘Vdekja është afër’, hakerët pro-rusë kërcënojnë zyrtarët dhe hetuesit europianë

November 8, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e diel 8 nëntor 2026, dashuria, paratë dhe fati për të gjitha shenjat

November 8, 2026
Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

Modeli ekonomik i Shqipërisë/ Raporti zbulon varësinë nga ndërtimi dhe tregtia, kontrastet e theksuara me rajonin

November 8, 2026
“Shqipëria, rritje ekonomike në letër”/ Teliti: Bujqësia dhe industria prej 3 vitesh në recesion

Teliti: Kur PD të vijë në pushtet do heqim ata që i ka futur Rama në punë

November 8, 2026
“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

“Dana, pranoje detyrën!” Trump i ofron shefit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë

November 8, 2026
Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Dje Berisha i rrahu me shpulla studentët në shesh por çfarë do ju bënte nëse do ishte kryeministër?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In