Mirolub Zariq, ambasadori i Serbisë në Tiranë i pranishëm në konferencën e organizuar në Tiranë nga ATSH, me temë “Serbët dhe Shqiptarët – Në cilin drejtim?” tha se marrëdhëniet mes shtetit shqiptar dhe atij serb, gjatë pesë viteve të fundit, janë në një nivel mjaft të lartë.
“Kam filluar punën time si ambasador në vitin 1991, e më pas erdha përsëri në vitin 2005 në Shqipëri” – tha ambasadori.
Sipas diplomatit, media përfaqëson përpara publikut, sepse ekzistojnë stereotipe, paragjykime dhe keqkuptime dhe është roli i medias për t’i përfaqësuar siç duhet.
“Përgjatë këtyre 4 katër viteve kanë ndodhur shumë gjëra në marrëdhëniet tona, kam pasur fatin të takoj shumë vizitorë dhe të shoh përmirësimin e këtyre marrëdhënieve edhe pse nën potencialin e duhur, por tashmë po ndodhin gjërat për të cilat nuk mund të imagjinohen para 5 viteve.
Pra kjo po ndodh dhe jam shumë i kënaqur për kontaktet që po vendosim në nivelin më të lartë, pra në nivel kryeministrash, pasi marrëdhëniet kishin degraduar para viteve ’90 dhe më vonë’ – tha Zariq.
/b.d










