Thirrjeve të vazhdueshme se shqiptarët nuk kanë asnjë mundësi për të përfituar azil në vendet e zhvilluara të BE-së, u është bashkuar edhe ambasadori austriak në vendin tonë Thomas Schnöll.
Duke folur nga qyteti i Beratit ambasadori Schnöll u shpreh se shqiptarët shkojnë më shumë në Gjermani dhe në Francë.
Por pavarësisht kësaj ai theksoi se shqiptarët nuk kanë asnjë mundësi që të përfitojnë azil për shkak se vendi ynë konsiderohet një vend i sigurtë.
Shqiptarët duhet ta kuptojnë se nuk kanë shanse që të marrin azil për arsye ekonomike. Shqiptarët po shkojnë më shumë në Gjermani dhe në Francë ndërsa në Austri po vijnë shqiptarët e Kosovës.” u shpreh ambasadori.
Redaksia Online
(JavaNews.al)









