• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori Ryerson, është mbyllja e derës së fundit për Berishën në Uashington

by Mero Baze
01/10/2021 21:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

William Ryerson është ambasadori i vetëm amerikan në Shqipëri që është ndarë në paqe me Sali Berishën këto 30 vjet. Për vite tëra prej vitit 1994, kur ai e la këtë detyrë, e ka kthyer përkushtimin ndaj Shqipërisë në një motiv personal, pa harruar shqipen, njerëzit e këtij vendi dhe mënyrën si filloi të ndërtohej pluralizmi në Shqipëri.

Dje në mbrëmje shtëpia ku ai banoi për herë të parë në zonën rezidenciale të Ambasadës së SHBA në Tiranë, mori emrin e tij, nën iniciativën e ambasadores së tanishme Yuri Kim.

Sot duke kujtuar atë ngjarje, ambasadori Ryerson i kujtoi Sali Berishës se ka shumë rëndësi fakti që sekretari Blinken është detyruar ta kumtojë vetë emrin e Sali Berishës dhe familjarëve të tij si njerëz të përfshirë në korrupsion domethënës, në minimin e demokracisë dhe shantazhimin e sistemit të drejtësisë. Kjo sipas ambasadorit Ryerson duhet të merret seriozisht jo vetëm nga Berisha, por dhe të tjerët, si një sinjal i seriozitetit të SHBA kundër korrupsionit.

Qëndrimi i ambasadorit Ryerson, i vetmi që kishte mbetur pa sulmuar deri më sot nga Sali Berisha, është mbyllja e derës së fundit prej atyre që Berisha mendon se mund të justifikojnë betejën e tij të re kundër SHBA, të cilën po përpiqet ta maskojë pas betejës kundër Lulzim Bashës.

SHBA kanë në shënjestër Sali Berishën dhe jo Partinë Demokratike. Sali Berisha po përpiqet të rimarrë peng Partinë Demokratike për t’u mbrojtur përmes saj përballë vendimit të SHBA.

Përpjekja e Sali Berishës për të mbuluar debatin rreth ndëshkimit të tij nga SHBA dhe duke e zëvendësuar atë me “me debatin” për mbështetjen e Bashës nga SHBA, është fyese për inteligjencën e çdo qytetari.

SHBA e ka shënjestrën tek Sali Berisha dhe kudo që të shkojë ai, çfarëdo që të bëjë, dhe me këdo që të bëhet, është thjeshtë i dënuar dhe të gjithë do të detyrohen të distancohen prej tij, ose prej SHBA.

Përpjekja për të krijuar një konspiracion se Sali Berisha është ndëshkuar se duhet mbështetur Lulzim Basha, është vulgare. Është Lulzim Basha që ka mbështetur SHBA në këtë rast, dhe jo SHBA që ka mbështetur  Lulzim Bashën.

Ajo që duhet të bëjë më tej Lulzim Basha është beteja reale me ato çfarë ka bërë Sali Berisha dhe jo thjesht si mbështetës i një vendimi të SHBA.

Të gjithë ata që duan të bëjnë betejë me Sali Berishën si mbështetës të SHBA, nuk duhet të fshihen pas SHBA, por duhet t’i argumentojnë opinionit publik, se Sali Berisha e ka merituar ndëshkimin e SHBA.

Sentimentet e shprehura për Sali Berishën si politikan, apo ndjeshmëritë personale ndaj tij, janë krejt të pavlera politikisht kur pranon se duhet zbuar nga partia si një njeri që ka minuar demokracinë, është përfshirë familjarisht në korrupsion domethënës dhe ka shantazhuar sistemin e drejtësisë.

Nëse ka pasur ndonjë diplomat amerikan që ka heshtur gjatë për mëkatet e Berishës në vite, edhe pse nuk i ka miratuar kurrë, është ambasadori Ryerson. Ai heshti me plot dhimbje në vitin 1995, kur Sali Berisha, që bën sikur i dhimbset vota brenda PD, rrahu kryetarin e PD Eduard Selami tek hyrja e Pallatit të Kulturës, ku do të zhvillohej Kongresi, dhe e përjashtoi atë.

Ai heshti publikisht në vitin 1997, kur Berisha destabilizoi vendin dhe i rekomandoi atij të ikte paqësisht nga pushteti. Ka heshtur kur Berisha përdhosi drejtësinë për të mbrojtur djalin e përfshirë në Gerdec, apo pas vrasjeve të 21 janarit.  Nuk ka aprovuar kurrë asgjë nga këto që bënte Sali Berisha, por kurrë nuk e ndëshkoi atë publikisht.

Sot ambasadori Ryerson ka thënë më shumë se të tjerët për vendimin domethënës të SHBA. Ka thënë se mënyra se si u komunikua prej vetë sekretarit Blinken, tregon se SHBA ka dashur t’i japë shumë rëndësi dhe se është shumë serioze në këtë pikë.

Dhe nuk ka thënë këtë, që shpesh thonë këta që distancohen nga halli nga Sali Berisha, duke kujtuar qe ai eshte “politikan i zoti”.

Ryerson tha se “para 25 apo 30 vitesh mund të mos ishte përfshirë në korrupsion, por është përfshirë më pas”. Kjo është mënyra se si flitet për një politikan të korruptuar. Kur është i tillë, asgjë tjetër nuk vlen ç’fare ka ndodhur më parë, apo si e ke njohur ti. Kjo nuk amnistohet më kurrë!

Next Post
“Delfini” i Bashës, Salianji: E kemi prioritet partneritetin me SHBA por për Berishën ata s’kanë prova, le të na tregojnë një të vetme

“PD humbi zgjedhjet”/ Salianji “thumbon” Berishën: Unë i besoj doktorit pas 25 Prillit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump për luftën me Iranin: Ose do të bëjnë marrëveshje, ose do ta përfundojmë ne

“Ja ku jemi përsëri”- Trump kërcënon se do të dyfishojë tarifat ndaj Meksikës nëse nuk ndalon emigracionin e paligjshëm: Asnjë lehtësim

November 12, 2026
URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

URDHRI/ Zgjedhjet vendore, PD nuk pret bashkimin dhe nis kërkimin për kandidatët! Udhëzimi surprizë për strukturat

November 12, 2026
Lehtësi tatimore deri në 30%, ja çfarë parashikon projektligji për sponsorizimet në art, sport e kulturë!

Lehtësi tatimore deri në 30%, ja çfarë parashikon projektligji për sponsorizimet në art, sport e kulturë!

November 12, 2026
Të shtëna me armë në Uashington, vetëm dy kilometra nga Shtëpia e Bardhë! Raportohet për persona të plagosur

Të shtëna me armë në Uashington, vetëm dy kilometra nga Shtëpia e Bardhë! Raportohet për persona të plagosur

November 12, 2026
“Shpresoj deri në fund për kompromis!”- Gjiknuri flet për ngërçin e Zgjedhores: Gati për të folur edhe për ndryshimet Kushtetuese, listat dhe…

“Shpresoj deri në fund për kompromis!”- Gjiknuri flet për ngërçin e Zgjedhores: Gati për të folur edhe për ndryshimet Kushtetuese, listat dhe…

November 12, 2026
Grip, viroza dhe infeksione respiratorë tek fëmijët, mjekët: Kujdes, pasi infeksionet virale po rikthehen sërish pas mjekimit!

Grip, viroza dhe infeksione respiratorë tek fëmijët, mjekët: Kujdes, pasi infeksionet virale po rikthehen sërish pas mjekimit!

November 12, 2026
Debati/ Miratohet me 8 vota pro projektligji për strehimin social, Manja-Opozitës: Të paktën të bashkoheshit me votë, gjoja mbroni njerëzit…

Debati/ Miratohet me 8 vota pro projektligji për strehimin social, Manja-Opozitës: Të paktën të bashkoheshit me votë, gjoja mbroni njerëzit…

November 12, 2026
Mbajti të dënuarin në burg përtej afateve, KLP jep masë disiplinore ndaj prokurores në Berat, i ul pagën për 6 muaj!

Mbajti të dënuarin në burg përtej afateve, KLP jep masë disiplinore ndaj prokurores në Berat, i ul pagën për 6 muaj!

November 12, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Zgjedhjet vendore/ PD nis fushatën, Berisha shpërndan urdhrin e firmosur: Gjeni figura mes studentëve dhe pedagogëve në protestë!

November 12, 2026
I dënuari në burgun e Fushë-Krujës kërcënon drejtorin dhe sekretaren: Do iu vë bombën

Dy plagosje me thikë brenda pak orësh në Fushë-Krujë, një i arrestuar dhe 2 vëllezër të shpallur në kërkim!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In