• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori rus: “Panama Papers” vepër e Soros e USAID kundër Putin

by A R
12/04/2016 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori rus në Tiranë, Alexander Karpushin, thotë se “Panama Papers” është krijuar nga Soros dhe USAID. Duke folur për emisionin “Dritare” të Rudina Xhungës, ai shprehet se qëllimi është të goditet Vladimir Putin.

Rudina Xhunga- Dua të ndalojmë të flasim pak për “Panama Papers” dhe përfshirjen e Rusisë në të. Rusia dhe Presidenti Putin, janë përmendur qysh në fillim në “Panama Papers”. Cili është qëndrimi i Ambasadorit të Rusisë rreth këtij fakti?

Alexander Karpushin- Pyetja juaj duket pak jo korrekte, sepse nënkupton që Presidenti Putin është implikuar në kompanitë offshore. Në të vërtetë në asnjë dokument nuk përmendet emri i Presidentit rus. Nuk ka asnjë fakt konkret për përfshirjen e tij në kompanitë offshore dhe as për familjarët e tij. Përmenden vetëm disa spekulime të gazetarëve, insinuata, janë spekulime të ashpra, të pastra që shoqërohen me fjalët, ndoshta, ka mundësi, etj. Sipas informacionit të besueshëm që disponojmë, mund të themi që është një rrjedhje e qëllimshme, e cila me shumë gjasa është një operacion i shërbimeve sekret sepse ky operacion u financua nga Uashingtoni. Këtë e dimë shumë mirë. Ky informacion është vërtetuar edhe nga Wikileaks dhe nga Departamenti i Shtetit Amerikan, që konfirmojnë që e gjitha kjo u financua përmes Fondacionit Soros dhe Agjencisë Amerikane të Zhvillimit, USAID. Ne e kemi të qartë se synimi i organizatorëve të  kësaj rrjedhjeje ka qenë pikërisht Presidenti Putin, sepse të gjitha publikimet shoqëroheshin nga fotografitë e tij, ku e theksoj se emri i tij nuk përmendej në asnjë dokument dhe përreth tij, fotot e pjesëtarëve të tjerë të këtij skandali. Si rezultat, efekti i këtij operacioni është shumë i dobët sepse qëllimi i tij ishte destabilizimi i situatës së brendshme në Rusi. Jam i sigurt që pas publikimit të këtyre materialeve popullariteti i Putinit do të rritet në Rusi akoma më shumë. Siç thotë fjala e urtë, “U mbars mali dhe polli një mi”.

Rudina Xhunga- Kjo ishte, asgjë? Mbaroi. Nuk ia dolën amerikanët në luftën e tyre me rusët.

Alexander Karpushin- Unë mendoj se ka qenë një përpjekje e dështuar për të diskredituar liderin tonë dhe vendin tonë.

Rudina Xhunga- Në Rusi nuk ka pasur asnjë protestë?

Alexander Karpushin- Absolutisht jo sepse është kryer një hetim objektiv, një analizë të këtyre dokumenteve dhe të mos harrojmë që këto dokumente u vodhën si rezultat i një sulmi të hakerave dhe besueshmëria e këtyre dokumenteve krijon shumë dyshime. Kështu që le të mos bëjmë gjykime të nxituara. Nëse do flasim për evazionet fiskale, që patjetër ka në Rusi, Rusia ka një kuadër ligjor shumë të zhvilluar për të penalizuar shkelësit e disiplinës, përfshirë edhe evazorët fiskalë. E kam fjalën për kodin civil, i cili parashikon gjoba shumë të mëdha dhe kodin penal i cili fut në burg kriminelët. Kështu që dosjet e “Panama Papers” nuk na kanë ndihmuar aspak, sepse Rusia ka qenë dhe do të jetë e angazhuar për të luftuar këtë lloj krimi.

image

Rudina Xhunga- Ndalojmë pak tek sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Rusisë, të cilave ju është bashkuar edhe Shqipëria. Ne as importojmë dhe as eksportojmë apo jo? Kjo është situata tani.

Alexander Karpushin- Po, keni shumë të drejtë. Shqipëria i është bashkuar sanksioneve anti-ruse dhe natyrisht që u përfshi sipas parimit të reciprocitetit në listën e kundërmasave tona. Çfarë synonte qeveria shqiptare duke ndërmarrë këtë veprim, unë nuk e di dhe sot e kësaj dite, eksporti i prodhimeve bujqësore shqiptare drejt Rusisë, ka rënë në nivelin zero. Meqë ra fjala, në vitin 2014 Shqipëria nuk u prek nga kundërmasat ruse, ndaj në atë kohë, në disa muaj, volumi i eksportit bujqësor nga Shqipëria drejt Rusisë u rrit gati 4-fish, por për fat të keq, në atë kohë u përdorën çertifikata të falsifikuara bujqësore dhe disa prodhime nga Polonia dhe Lituania eksportoheshin drejt Rusisë me çertifikata shqiptare. Verën e kaluar Shqipëria iu bashkua prapë sanksioneve të paligjshme, ndryshe nga vendet fqinje si Maqedonia dhe Serbia dhe kjo bëri që Shqipëria të humbasë një mundësi të artë për të zënë një pjesë të tregut rus.

Rudina Xhunga-  Çfarë do të thotë e treguar në shifra, çfarë kemi humbur ne sipas jush?

Alexander Karpushin- Nuk mund të flas me shifra të sakta. Patjetër që për Rusinë janë volume jo shumë të mëdha por për shtetin shqiptar ishin eksporte mjaft të mëdha, e kam fjalën për mollët, trangujt e zarzavatet e tjera. Përsëris që prodhimet shqiptare në tregun rus janë shumë të kërkuara sepse janë bio, janë cilësore. Po të krahasojmë prodhimet shqiptare me prodhimet nga Kina, për shembull, ndryshimi është shumë i qartë dhe jo në favor të Kinës, sepse këtu në Shqipëri prodhimi është shumë i pastër, nuk përdoren plehra kimike dhe konsumatorët rusë e dinë shumë mirë këtë gjë.

Prandaj, besoj që Shqipëria mund të ndiqte shembullin e Serbisë, Maqedonisë që kanë ndjekur interesat e tyre kombëtare dhe jo ideologjinë e imponuar nga perëndimi. Duhet të kemi parasysh që dialogu i Serbisë me Brukselin, pavarësisht marrëdhënies me Rusinë, nuk është ngrirë dhe avancimi i Serbisë drejt BE nuk është ngadalësuar, përkundrazi, duket se rrugëtimi evropian i Beogradit është akoma më i suksesshëm. Është diçka që ia vlen të mendohesh. Besoj që ka vetëm një rrugëdalje nga kjo situatë, të heqim dorë nga sanksionet reciproke. Por të mos harrojmë që nuk ishim ne që e filluam të gjithë këtë histori ndaj edhe tani, nuk duhet të jemi ne ata që e bëjnë hapin e parë.

Rudina Xhunga- A do ndërmarrë hapa Rusia për ta njohur Kosovën?

Alexander Karpushin- Unë në fakt nuk jam i autorizuar për të flas mbi këto çështje, por mund të them që deri tani Rusia i përmbahet Rezolutës 1244 të vitit ’99 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e cila ka konfirmuar përkushtimin e vendeve anëtare për sovranitetin dhe integritetin territorial të Jugosllavisë së atëhershme. Ne e dimë që Rusia nuk është e vetme këtu, dhjetra vende të tjera të botës nuk e kanë njohur Kosovën e pavarur, ndër këto vende mund të përmend Greqinë, Spanjën, Sllovakinë, Qipron, Bosnjën e shumë të tjera. Më bëjnë shumë shpesh këtë pyetje duke nënkuptuar që marrëdhëniet Rusi-Shqipëri janë pak të ftohta, nuk janë shumë aktive për arsye se Rusia nuk e njeh Kosovën, por të gjitha vendet që përmenda më sipër kanë marrëdhënie shumë të mira dhe pozitive me Shqipërinë dhe unë nuk arrij të kuptoj pse pikërisht marrëdhëniet ruso-shqiptare, aq shpesh vendosen në varësi të çështjes së Kosovës. Moska po e ndjek me shumë vëmendje ecurinë e bisedimeve Beograd-Prishtinë, të ndërmjetësuara nga Brukseli dhe shpreson për normalizimin e mëtejshëm të dialogut midis tyre. Sa për statusin e Kosovës, qëndrimi i Rusisë rreth kësaj çështjeje mbetet ende i pandryshueshëm./dritare.net

Next Post

SHBA, Gjenerali Dunford kërkon nga trupat amerikane të mbesin apolitike gjatë zgjedhjeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Shteti nuk mund të tërhiqet përpara dhunës – protesta nuk është pushtet mbi ligjin

November 9, 2026
“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

November 9, 2026
“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

November 9, 2026
Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

November 9, 2026
OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

OKB paralajmëron për një epokë të re të fenomeneve ekstreme të motit: Toka po akumulon nxehtësi me ritme të përshpejtuara!

November 9, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

“I përcolla shqetësimet e Turqisë për Iranin”- Erdogan konfirmon bisedën telefonike me presidentin Trump: Zgjidhja përmes dialogut!

November 9, 2026
Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

Liga e Kombeve/ Ndeshjet deçizive me Finlandën dhe Bjellorusinë, Berisha dhe Shehu: Çdo ndeshje ka vështirësi, duam mbështetjen e tifozëve!

November 9, 2026
Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga verifikimet…

Helmimi i fëmijëve në kopshtin publik, Ujësjellësi i Vlorës: Rezultatet e analizave të ujit dolën brenda normave, nga verifikimet…

November 9, 2026
Trafikoi rreth 25 kg kanabis me valixhe nga Athina në Rinas, kush është 51-vjeçari grek i arrestuar!

Trafikoi rreth 25 kg kanabis me valixhe nga Athina në Rinas, kush është 51-vjeçari grek i arrestuar!

November 9, 2026
A do të dalin nga qarkullimi makinat e vjetra në Shqipëri? Ja si përgjigjet ministri Karakaçi: Nuk do të ketë…

A do të dalin nga qarkullimi makinat e vjetra në Shqipëri? Ja si përgjigjet ministri Karakaçi: Nuk do të ketë…

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In