• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori rus në Tiranë: Amerikanët po flasin për ndryshim kufijsh, jo Rusia!

by Java News
28/03/2019 22:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Rusisë në Tiranë ka komentuar idenë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë, në kuadër të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse për paqe mes dy vendeve. Ai ka thënë se korrigjimi i kufijve është projekt amerikan. Korrigjimi i kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është një prej temave më të nxehta të rajonit, por edhe më gjerë, pasi për të po komentohet në disa shtete europiane. I pyetur për qëndrimin e diplomacisë ruse në lidhje me këtë, ambasadori rus në Tiranë, Aleksandër Karpushin, tha se rusët nuk kanë folur ndonjëherë për këtë temë.

“Nuk e kam shumë të qartë se përse ju më kërkoni mua, përfaqësuesit të Rusisë, të komentoj një ide e cila promovohet nga zyrtarë amerikanë. Siç mund ta mbani mend, fillimisht, në gusht 2018, për zbatimin e mundshëm të këtij skenari ka folur këshilltari i Presidentit Trump për sigurinë kombëtare John Bolton, ndërkohë që më pas, në fillim të marsit 2019, për këtë ka folur Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit Matthew Palmer”, u shpreh ambasadori rus në Tiranë, në A2 CNN.

“Nga ana tjetër, nuk ka pasur asnjë rast të vetëm që udhëheqësit rusë të kenë folur për rishikimin e kufijve në rajon. Rusia i mbështet plotësisht bisedimet aktuale midis Beogradit dhe Prishtinës. Presidenti Putin ka theksuar disa herë që vendi ynë është i gatshëm të pranojë çdo zgjidhje reciprokisht të pranueshme që palët do të arrijnë përmes dialogut dhe në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Deri më sot nuk kemi dëgjuar asnjë njoftim zyrtar që do të konfirmonte që palët po e shqyrtojnë ndryshimin e kufijve si një opsion të përshtatshëm për zgjidhjen e situatës”, shtoi ai.

 

/a.meta

Next Post
Veliaj: Ne do shkojmë në zgjedhje! Ja çfarë ndodh në 30 korrik nëse s’ka votime

Veliaj: Do ndërtohet Teatri i ri Kombëtar, referendumi më i mirë 30 qershori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com