• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori rus: Dëbimi i diplomatëve dëmton marrëdhëniet tona, jemi të indinjuar!

by Java News
27/03/2018 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Rusisë në Shqipëri, Aleksandër Karpushin ka reaguar pas vendimit të MEPJ për të dëbuar dy diplomatë rusë.

Karpushin ka deklaruar se përgjigjja ndaj dëbimit të diplomatëve rusë do jetë simetrike dhe e quajti të papranueshëm publikimin e emrave të zyrtarëve të dëbuar.

Në një intervistë për News24, ai shton se kjo dëmton marrëdhëniet mes dy vendeve

Zoti ambasador, ju i mohoni akuzat për përfshirje në helmimin e ish-agjentit rus, por a keni hetuar mbi këtë ngjarje dhe cilat janë informacionet tuaja?

Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë Ditmir Bushati theksoi dje në një intervistë që vendimi i NATO-s për dëbimin masiv të diplomatëve rusë është marrë sipas “provave paraprake”. Me fjalë të tjera, e vërteta e kësaj çështjeje ende nuk është zbuluar, dhe na vjen mirë që Ministria e Jashtme e Shqipërisë e pranon këtë gjë.

Vendet e NATO-s në bllok morën vendim të dëbojnë diplomatë ruse nga misionet diplomatike. A mendoni se eshtë fillimi i një reagimi të ashpër të bllokut ndaj Rusisë dhe a druheni se kjo do përshkallëzohet?

Ato kundërmasa që do të ndërmerren nga pala ruse nuk mund të cilësohen si kërcënim, do të ndërmerren në bazë të parimit të reciprocitetit. Është një praktikë normale diplomatike dhe përgjigja jonë ndaj dëbimit të diplomatëve tanë do të jetë simetrike.

Ministria e jashtme ruse tha se do iu përgjigjet veprimeve të tilla. Është ky një kërcënim? Çfarë përgjigje do jepni?

Duhet theksuar se mbështetja e dëbimit masiv të diplomatëve rusë nuk ka qenë e detyrueshme për asnjë vend dhe as për Shqipërinë. Për ne mbështetja ose jo e këtij vendimi në radhë të parë është indikator i qasjes objektive dhe gjykimit të shëndosh të një vendi apo të një tjetri po edhe te sovranitetit real të këtyre vendeve. Siç jeni në dijeni, më 20 mars Ministria e Jashtme e Shqipërisë lëshoi një deklaratë, në të cilën, pa pasur asnjë provë, e akuzoi Rusinë për një “sulm kimik” të zhvilluar kundër Britanisë së Madhe.

Ndërsa tani pala shqiptare dëbon dy diplomatët tanë. Madje, në kundërshtim me praktikën e gjithëpranuar ndërkombëtare Ministria e Jashtme e Shqipërisë i ka bërë publikë emrat e tyre. Një gjë e tillë është e palejueshme dhe na krijon një indinjatë të fortë. Shpresojmë të dëgjojmë një shpjegim zyrtar të MEPJ-së lidhur me këtë veprim.

Te qëndrimet e çdo shteti lidhur me dëbimin ose jo të diplomatëve tuaj, shihni edhe aleancat reale? (Greqia, Turqia, Qipro) nuk i larguan diplomatët….

Pra, kemi dy qasje diametralisht të kundërta: një pjesë e vendeve nuk kanë nevojë për asnjë provë për ta akuzuar Rusinë, ndërsa një pjesë tjetër mendojnë se është e papranueshme të veprosh pa asnjë provë në dorë. Shqipëria i përket grupit të parë, dhe kjo është zgjedhja e saj. Për fat të keq, kjo besoj se do të dëmtojë marrëdhëniet tona dypalëshe dhe do të ngadalësojë ecurinë e tyre në të ardhmen.

a.ç

Next Post
Humbi “rusët”, por fitoi Monikën dhe Fatmirin

Humbi “rusët”, por fitoi Monikën dhe Fatmirin

Comments 1

  1. Elton says:
    8 years ago

    Hipokrizi. S mund te pretendosh marrdhenie normale me qendrime teresisht ne disfavor te shqipetareve!

    Reply

Leave a Reply to Elton Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E vërteta e shifrave ‘të pandryshuara’ të 11 majit

SONDAZHI: PS ruan avantazhin, PD në garë për vendin e dytë! Partitë e reja bien nën 5%

January 12, 2026
Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

Pse rrodhi ujë nga Tuneli i Llogarasë? Eksperti shpjegon fenomenin që u bë viral

January 12, 2026
Zgjedhjet e 9 nëntorit, sot përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese? Ja arsyet

January 12, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

January 12, 2026
SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

SHBA-Iran: 70 vite armiqësi, nga grushti i shtetit tek kërcënimi për luftë. Pse nuk arrit kurrë paqja?

January 12, 2026
“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

“Ahmetaj do ishte mbi tarracën e burgut të Durrësit, do zgjidhte supën që do hante”

January 12, 2026
Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk ka frikë të përdorë forcën, por synon diplomacinë me Iranin

January 12, 2026
“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

“Kemi nevojë për opozitë normale”, debati në Real Story: PD gjithmonë do që të jetë “Nr.2″…

January 12, 2026
Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

Salianji: PD i sulet çdo njeriu që mendon ndryshe, qarkullon të njëjtën elitë

January 12, 2026
Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

Tregjet tronditen nga përplasja Trump–Powell, dollari në rënie

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In