Ambasadori Lu takon Tahirin
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Brendshëm Sajmir Tahiri.
Takimi mes ambasadorit Lu dhe ministrit Tahiri ka nisur pak pas orës 13.00, në ambjentet e Ministrisë së Brendshme.
Për momentin nuk dihen ende motivet e këtij takimi, i cili megjithatë vjen në një kohë kur qeveri dhe opozitë po bëhen gati për të proceduar procesin e dekriminalizimit.
Më herët Lu u takua edhe me kryetarin e PD, Lulzim Basha.