• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Ambasadori Khalilzad: Ja si u lobua për pavarësinë e Kosovës

by Java News
27/06/2017 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ambasadori amerikan në OKB, që mbështeti pavarësinë e Kosovës në organizmin më të lartë ndërkombëtar, Zalmay Khalilzad, ka folur për rolin që ka pasur në procesin e pavarësimit të Kosovës. Para se të vinte më 2007, për herën e parë, Khalilzad ka thënë se nuk ka ditur shumë për Kosovën.Khalilzad ka folur edhe për një iniciativë të ambasadorit rus në OKB atë botë, Vitaly Churkin.

“Ishte një iniciativë e ambasadorit Churkin, i cili kërkonte që një mision faktmbledhës të vijë në Kosovë duke besuar se ai do t’i ndryshonte pikëpamjet e disa anëtarëve sidomos nga shtetet e botës së zhvilluar”, ka thënë ai për Klan Kosova.“Kur erdha këtu u bë i qartë kompleksiteti i Kosovës, isha i impresionuar nga kompozicioni që ishin të vetëdijshëm për komunitetin serb, egjiptian e të tjerët”, ka vazhduar Khalilzad.Ai ka shpjeguar se të gjitha grupet që i ka takuar e nxitnin atë dhe luteshin për pavarësinë e shtetit të Kosovës.“Një përqindje e madhe ishte në favorin e saj”, ka thënë ai.“Pas vizitës time u binda se pavarësia ishte zgjidhja e vetme për Kosovën dhe mendoj që kjo ka qenë një kundërefekt i iniciativës së Rusisë”, ka vazhduar Khalilzad.Më tej ai ka folur edhe për takimet që ka zhvilluar me presidentin e atëhershëm të SHBA-së, George Ë. Bush si dhe sekretaren e shtetit Condoleezza Rice, ku ju ka thënë se Kosova duhet të jetë shtet i pavarur.“Isha angazhuar në vendet e zonës së luftës dhe kisha zhvilluar një marrëdhënie të ngushtë me presidentin Bush”, ka thënë Khalilzad.

“Dhe presidentit Bush i shpjegova se në Kosovë, nuk kishte alternativë tjetër përveç se një Kosove të pavarur”, ka shtuar ai.”Jam takuar me sekretaren e shtetit Rice e cila kishte marrëdhënie të mira me presidentin”, ka treguar Khalilzad.

Pavarësimin e Kosovës, Khalilzad ka thënë se e kishte marrë si përgjegjësi në ditën e parë të punës si ambasador.“Kam marrë përgjegjësitë e mia si ambasador i SHBA-ve në ditën kur kam udhëtuar për në Kosovë, e kisha marrë detyrën atë ditë”, ka deklaruar ai.

Khalilzad ka treguar se cilat pozita diplomatike ka mbajtur gjatë jetës.

“Kam shërbyer si ambasador i SHBA-ve në Afganistan dhe kam punuar edhe në Shtëpinë e Bardhë dhe kjo e përmbyll biografinë time”, ka thënë ai.“I vlerësoj të gjithë ata që kanë punuar me mua në Irak dhe në Lindje të Mesme”, është shprehur Khalilzad, përgatiti Express. (b.an)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

“Shqipëria pranë momentit historik”, ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Mund të kalojë drejt traktatit të anëtarësimit në BE

November 23, 2026
Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

Gjendet i pajetë në tendë një 58-vjeçar, kishte shpallur grevë urie përpara universitetit në Romë

November 23, 2026
Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

Rusia reagon për herë të parë dhe bën paralajmërimin e frikshëm pasi Ukraina ia fundosi anijen e re luftarake

November 23, 2026
“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

“Protesta humbi mbështetjen në terren”, gazetarja: Sot zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale

November 23, 2026
U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

U kap me kufje gjatë provimit teorik të patentës, shqiptari del në gjyq në Belgjikë

November 23, 2026
Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

Ndalohet një “Audi” i blinduar. Shoqërohet djali i “Mustaqekuqit” dhe komisari i Gardës

November 23, 2026
Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

Miku i Edonit zbulon prapaskenat: Fabregas ka vlerësim të lartë për Zhegrovën

November 23, 2026
‘Arsyet kanë tejkaluar ligjin’- Gjykata e Lartë e la Veliajn në qeli, avokati Ndreca: Po cenohet mandati i të zgjedhurit, s’po lejohet të ushtrojë detyrën

Veliaj ka frikë se mos e vrasin? Avokati sqaron deklaratën e kryebashkiakut për operacionin

November 23, 2026
Sot Bajram, por qytetarët “dynden” drejt plazheve. Radhë kilometrike automjetesh

Siguracioni i makinave drejt shtrenjtimit? TPL mund të rritet nga 220 në 400 euro në vit, çfarë parashikon ligji i ri

November 23, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: Në PS ka një diversion të brendshëm! U aktivizuan tani që partia është në vështirësi…

November 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In