• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori Italian sqaron “përgjimin”/ Cutillo: Reforma? Dyshoj në miratimin e saj

by Java News
26/05/2016 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori Italian ne Tirane, Alberto Cutillo, kërkon nga Prokuroria zbardhjen sa me shpejt te çështjes së pajisjes së përgjimit, ndërsa thekson se selia diplomatike po bashkëpunon ngushtësisht me autoritetet shqiptare, duke i dhënë atyre të gjitha informacionet e nevojshme. Në një intervistë për Vizion Plus, diplomati Italian tregohet i rezervuar në deklarata, por shpreh besimin se shumë shpejt do të zbardhet e vërteta e përfshirjes italiane në këtë çështje.

“Di qe ky argument ka qenë në qendër të vëmendjes se mediave dhe të debatit politik. Duke qenë se ka një hetim që po kryhet nga autoritetet shqiptare, ju e kuptoni se nuk mund të them shumë. Mund të them vetëm se bashkëpunimi ynë me Prokurorinë është i shkëlqyer. Kemi dhënë informacione për të gjitha aspektet e përfshirjes italiane në këtë çështje. Kështu që unë kam besim se brenda një kohe shumë të shkurtër, prokuroria do të mbyllë hetimet, të paktën përsa i përket palës italiane”.

Në lidhje me reformën në drejtësi, Cutillo thekson se ka nisur të ketë dyshime që kjo reformë do të mund të realizohet përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Diplomati Italian deklaron se apelet e ndërkombëtarëve nuk duhen perceptuar si një presion kohor, por sipas tij shtyrja më tej e reformës do t’i humbiste Shqipërisë jo vetëm shansin e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE këtë vit, por shumë më tepër se kaq.

“Isha i sigurt që do të realizohej pak muaj më parë, tani më duhet të pranoj se kam nisur të kem disa dyshime. Kjo reformë prek Shqipërinë dhe për këtë duhet të bëhet nga forcat politike, institucionet dhe nga qytetarët shqiptarë. Kështu që nuk duhet të ketë dyshime për rolin e komunitetit ndërkombëtar, që është në mbështetje, jep asistencë teknike dhe ky rol nuk mund të perceptohet si një lloj presioni në dinamikën politike shqiptare. Por ajo që duhet theksuar dhe që duhet ta dinë edhe qytetarët shqiptarë është se nëse kjo reformë është e rëndësishme, atëherë është e rëndësishme edhe që të realizohet shpejt. Vetëkuptohet që nëse kjo reformë bëhet tani, ka një shans për hapjen e negociatave që këtë vit. Nëse kjo reformë do të shtyhej pas zgjedhjeve, atëherë ky shans do të mbyllej dhe shqiptarët duhet të jenë të vetëdijshëm që procesi I aderimit do të fillojë më vonë.”

Ambasadori Italian kërkon më shumë përpjekje edhe për luftën kundër trafikut të drogës e krimit të organizuar. Vizion plus/ a.k

Next Post

"Kompleksi"/ Arrestohen 3 adoleshentë, akuzohen për dhjetëra grabitje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

Stuhia Austen godet Francën dhe Britaninë, 300 mijë banesa mbeten pa energji elektrike

October 23, 2026
Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

Itali/ Kapet me drogë shqiptari 23-vjeçar, përdori dokumentet e vëllait binjak për të fshehur identitetin

October 23, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Vëllai i Vuçiçit që i duhet opozitës

October 23, 2026
Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

Afro 300 organizata në një rrjet koordinimi, Fox News: Si po organizohen protestat në Francë

October 23, 2026
“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

“E majta ekstreme, kërcënim për Europën”, eksperti: Rusia po nxit këto zhvillime, rol edhe emigracioni

October 23, 2026
Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator, hajdut dhe i korruptuar

Argjentina ndërpret hetimin ndaj presidentit Milei dhe motrës së tij për çështjen e kriptomonedhave

October 23, 2026
Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

Protesta/ “Akte terroriste me origjinë nga Rusia”, analisti: Të shtunën s’do të ndodhë asgjë

October 23, 2026
Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

Presidenti iranian do të udhëtojë drejt Moskës, Pezeshkian dhe Putin pritet të takohen javën e ardhshme

October 23, 2026
Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

Franca refuzon lirimin e Ermal Beqirit, biznesmeni shqiptar mbetet në paraburgim

October 23, 2026
Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

Protesta/ Sheshi para Kryeministrisë bosh, bulevardi thuajse i zbrazët që prej mesditës

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In