• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori italian mbyll misionin 5-vjeçar: Do më mungojë Shqipëria, gjithçka e kam bërë me zemër!

by A R
15/01/2025 11:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori italian Fabrizio Bucci e ka mbyllur misionin e tij 5-vjeçar në Shqipëri me përshtypjet më të mira.

Kështu është shprehur ai në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu. Sipas Buccit, përgjatë këtyre viteve janë bërë shumë gjëra pozitive qoftë në fushën tregtare, ekonomike, kulturore apo edhe në luftën kundër krimit e korrupsionit.

I pyetur se çfarë është gjëja që nuk i ka pëlqyer në vendin tonë, ai mohon të ketë një të tillë. Thotë se Shqipëria i ka mësuar se “dashuria dhe pasioni janë çelësi që hap të gjitha dyert”.

Pjesë nga intervista:

-Cila ka qenë eksperienca juaj në këto 5 vite në Shqipëri?

“Kanë qenë 5 vite të mrekullueshme e fantastike. Po, pak si malet ruse, me ulje dhe ngritje, por gjëja që them gjithmonë është se këtu në Shqipëri në 5 vjet nuk kam kaluar as edhe një ditë të vetme mërzie. Gjithmonë në veprim, në aksion…”

-As edhe një ditë të vetme mërzie?

“Jo nuk jam mërzitur asnjëherë!”

-Shpresoj që nuk do të shkoni në një vend të mërzitshëm…Do të shkoni në Gjermani?

“Po, do të shkoj në Gjermani, një vend ndryshe…”

-Po kalimin nga Shqipëria në Gjermani si e konsideroni?

“Do duhet pak kohë të mësohem me Gjermaninë. Janë dy shoqëri krejtësisht të ndryshme, por pas Shqipërisë gjithkush është i përgatitur për gjithçka. Mund të shkojë edhe në planetin Mars!

-Cila është gjëja që ke mësuar në këto 5 vite në Shqipëri?

“Kam mësuar kaq shumë gjëra, kam mësuar që duhet gjithmonë të kesh durim. Të bësh gjithçka me dashuri dhe pasion, sepse gjithçka që jep të shpërblehet. Në një vend si ky, pasioni dhe dashuria janë çelësi që hap të gjitha dyert.”

-Sigurisht, po cila është gjëja që nuk ju ka pëlqyer?

“Nuk kam çfarë them, më ka pëlqyer gjithçka.”

-Cila është gjëja më e madhe që keni bërë përgjatë gjithë këtyre viteve?

“Kemi bërë shumë gjëra, nga pikëpamja e marrëdhënieve tregtare, marrëdhënieve ekonomike, marrëdhënieve kulturore, në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.”


Si momentin më të bukur të punës së tij këtu, veçon koncertin e mbajtur në Tiranë të këngëtarit Ermal Meta.

“Por më duhet ta them, një nga gjërat më të bukura që më ka pëlqyer ka qenë organizimi, nëse të kujtohet në Shtator 2021, një koncert të bukur të Ermal Metës këtu. Më kujtohet që atë ditë, iu bëra një surprizë të gjithë djemve, vajzave të Shtëpive Familjare që ne i kemi adoptuar në njëfarë mënyre, “Casa Rosalba” dhe “Casa Betania”. U bëmë këtë surprizë të bukur, i sollëm këtu për koncertin. Ata nuk e dinin, sepse idhulli i tyre ishte Ermal Meta dhe kur mbërritën këtu dhe hynë në stadium u çmendën nga gëzimi kur e panë. Ishte momenti më i bukur sepse shihej lumturia në fytyrat e tyre. Ishte moment i paharrueshëm!”, tha Bucci.

Bucci thotë se Shqipëria do t’i mungojë shumë, duke e cilësuar “shtëpinë e tij të dytë”.

“Është edhe shtëpia ime, sepse një ditë unë do të kthehem përsëri! Gjithçka e kam bërë me zemër dhe ndër shumë gjëra që kemi bërë, dua të kujtoj marrëveshjen për pensionet, që u ka dhënë atë që u takonte qindra e mijëra shqiptarëve që kanë punuar dhe derdhur kontributet e tyre në Itali”, përfundoi ambasadori italian.

Bucci mbërriti në Tiranë në fund të vitit 2019. Ai qëndroi për 5 vjet Ambasador i Republikës italiane, duke qenë ndër ambasadorët më aktivë dhe një njohës i shkëlqyer i Shqipërisë. Nesër ai lë vendin tonë për të marrë detyrën e re në Gjermani.
Next Post
Shkelën rregulloren gjatë arrestimit të 15-vjeçarit në Tiranë, pezullohen nga detyra 3 punonjës të Policisë

Vrasja e të moshuarit në Zall-Bastar, policia shoqëron 20 persona, dyshohet se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

Spahiu: Dosja ‘Balluku’ po provon që socialistët nuk kontrollojnë as gjykatat dhe as prokurorinë

February 12, 2026
Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

Protestat e opozitës, avokati Ibraj: PD me Sali Berishën non-grata nuk frymëzon!

February 12, 2026
Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

Trump shfuqizon vendimin kyç të epokës Obama për gazrat serrë, paralajmëron betejë ligjore

February 12, 2026
Nis takimi me shqiptarët në Athinë, Balla: Marrëveshja për pensionet mbyllet brenda mandatit të ardhshëm

Balla: Drejtësia nuk mund të sfidojë pushtetet e tjera. Kushtetuesja? Fjeti gjumë!

February 12, 2026
“Vizioni i PS, Shqipëria 2030″/ Klosi për listat e PS: Askujt nuk i pengohet e drejta për të kandiduar, për sa kohë nuk është dënuar

“Kur vjen orari për imunitetin e Ballukut?”, Blendi Klosi shpjegon kërkesën e deputetëve

February 12, 2026
VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

VIDEO / Plas sherri LIVE në emision, Berat Buzhala i vë duart në fyt Albatros Rexhajt

February 12, 2026
Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

Kush është deputeti i Albin Kurtit që votoi kundër rezolutës për UÇK-në?

February 12, 2026
Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

Meidani kujton takimin e fundit me ish-krerët e UÇK: Kur u kthyen nga Parisi ndaluan në Rinas dhe…

February 12, 2026
Trump ftoi Ramën për Bordin e Paqes, Balla: Kryeministri partner i besueshëm për SHBA! Ultimatumi për opozitën: Keni kohë deri javës tjetër për..

“Kam besim se do veprojë”, Balla: Testi më i madh i drejtësisë së re është dosja e 21 janarit

February 12, 2026
Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

Vrasje, pastrim parash e trafik droge! Ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës

February 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In