• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ambasadori i Ukrainës: Rusia ka rritur numrin e sulmeve masive me raketa e dronë, na furnizoni me sisteme mbrojtjeje

by Java News
24/02/2024 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë qytetarë morën pjesë në manifestimin që u zhvillua të shtunë kryeqytet për 2 vjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë. Përveç se qytetarëve pjesë e manifestimit janë ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shhkurov dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Shhkurov gjatë fjalës së tij falënderoi Shqipërinë dhe popullin shqiptar për soliodaritetin dhe mbështetjen e dhëndë ndaj popullit ukrainas. Po ashtu ai falënderoi dhe Bashkinë Tiranë për rindërtimin e një shkolle në Ukrainë.

“Ju falënderoj të gjithëve për solidaritetin dhe mbështetjen tuaj, si dhe për dënimin e agresionit rus. Asnjëherë nuk do e harrojmë mëngjesin e 24 shkurtit 2022.  Këto dy vite kanë treguar se kush jemi dhe kush anë miqtë tanë. Ukrainasit vazhdojnë të luftojnë. Më dhemb ta them por Rusia vazhdon të mbledhë trupa dhe një numër të madh ushtarësh.

Rusia ka rritur numrin e sulmeve masive me raketa dhe dronë. Këto sulme kanë rezultuar në dëmtime të popullatës civile dhe shkatërrimin e spitaleve, çerdheve dhe të ndërtesave civile. Më shumë se 200 shkolla janë shkatërruar. Falënderoj bashkinë e Tiranës për ndihmën që ka dhënë në rindërtimin e një shkolle në Ukrainë. Ne po mbrojmë popullin ukrainas dhe falë partnerëve tanë. U bëjmë tirrje të gjithë vendeve të dënojnë agresionin rus dhe të furnizojnë me mjete ushtarake. Të gjitha përgatitjet janë bërë për Samitin e Paqes në Zvicër. Uroj që edhe ukrainasit që jetojnë në Shqipëri, jam mirënjohës për qeverinë shqiptare që ka zgjatur rezidencën tyre për këta qytetarë. Falënderoj kryeministrin, presidnetin shqiptar dhe popullin shqiptar që ka dhënë ndihmë për ne.”, u shpreh ambasadori i Ukrainës në Tiranë.

Duke bërë një bilanc të pasojave të luftës ambasadori Shkurov tha se Rusia ka kryer 125 mijë krime lufte në Ukrainë.

Deri tani 26 % e ukrainës është e pushtuar. 50 % e territorit të pushtuar pas 24 shkurtit 2022 u çlirua nga forcat mbrojtëse të Ukrainës. Tani Rusia ka rritur numrin e sulmeve massive mbi territorin ukrainas me përdorimin e dronëve dhe raketave të ndryshme. Këto sulme kanë sjellë në dëmtime të popullatës civile e shkatërrimin e ndërtesave tregtare e kopshteve të fëmijëve e spitaleve. 149 mijë ndërtesa janë shkatërruar, e 700 institucione mjekësore, 500 qendra kulturore e fetare, e 5600 rrjete të ujit, mbi 200 shkolla janë shkatërruar dhe 1200 janë dëmtuar. 125 mijë krime lufte: 1200 fëmijë dhe 9 mijë civilë të vrarë.

 

/f.s

Next Post
2-vjetori i luftës në Ukrainë; Veliaj: Gjithmonë pranë popullit ukrainas; Javën tjetër mikpresim Zelensky-n

2-vjetori i luftës në Ukrainë; Veliaj: Gjithmonë pranë popullit ukrainas; Javën tjetër mikpresim Zelensky-n

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

Rritja e çmimit të naftës, si Rusia përfiton deri në 150 milionë dollarë në ditë

March 13, 2026
Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

Irani shënjestron bazën franceze në Irak, vritet një ushtar. Reagon ashpër Macron!

March 13, 2026
Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

Shqiptarët në zona ‘lufte’, Hoxha: Kemi kontaktuar me 2 512 prej tyre! Ka edhe në Iran

March 13, 2026
Dënohet me 10 vjet burg Robert Myftari për trafik ndërkombëtar droge në kuadër të grupit të strukturuar kriminal

Shkelje e barazisë në tendera? GJKKO pushon akuzat për gjashtë zyrtarë të ARRSH-së

March 13, 2026
VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

VIDEO / Atentat ndaj ish-kryeministrit të rajonit indian. Autori: Kisha 20 vite që doja ta vrisja!

March 13, 2026
Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

“Do të çojmë ballokume në Kuvend”, Sara Mila ‘habit’ me nismën e deputetëve socialistë

March 13, 2026
Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

Rritja e çmimit të karburanteve rrit dhe çmimet e biletave të avionëve

March 13, 2026
Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

Kapet në Rinas italiani i dënuar për mashtrim, i shkaktoi Francës 2.5 milionë euro dëm

March 13, 2026
Sherr mes nxënësve në Durrës, njëri prej tyre goditet me thikë në qafë

Kreu marrëdhënie me tre të mitur, lihet në burg 67-vjeçari në Gjirokastër

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In